Kur për një ngjarje që ka ndodhur 24 vite më parë, e që për më tepër shumë protagonistë të saj janë si kokrra e mollës, ka kaq versione të ndryshme, merreni me mend se si mund të dalë e vërteta sheshit për të tjera të zhytyra më thellë në vite, me protagonistë që u ka mbirë bari.
Kështu ndodhi dhe dje, gjatë “kacafytjes” së radhës për 8 Dhjetorin `90 – që më tepër i përgjigjet politikës së ditës, se sa nderimit të një date e dite.
Po të ishte kështu, pavarësisht kostumeve të sotme politike që mbajnë ca emra të së djeshmes, të ndodhur bashkë për një ideal, do i zhvishnin ato së paku për dy orë në këtë ditë, në respekt të vetvetes dhe së vërtetës.
Se ja, ngrihet Berisha e thotë se Ramizi ka paska çuar Edi Ramën për t`iu ulur studentëve dy gishtat (ç`kurajo për të shpifur derrçe!)! Të kish qenë vërtet kështu, Berisha nuk do priste 2014-ën për ta thënë këtë.
Pastaj, ç`lidhje ka PD-ja me 8 Dhjetorin?! PD-ja ka lidhjen vetëm me atë datë në të cilën është themeluar.
8 Dhjetori i studentëve, ka për ekuivalent politik demonstratën e bukës në Korçë, (ku thuhej se u shfaq për herë të parë Enveri), e megjithatë, PP-ja nuk i kushtoi ndonjë rëndësi aq sa ta katandiste në festë, siç bëri PD-ja me 8 Dhjetorin, duke ia atribuuar vetes për hir të politikës së ditës, e ndërmarrë kjo mu atëherë kur ishte harruar, por që Berisha mendonte se do i bënte punë në funksion të dërrmimit të kundërshtarit dhe ruajtjes së pushtetit.
Kjo datë, vlen për t`u përkujtuar – më tepër se sa për t`u festuar – vetëm duke u parë si një prej formave të rebelimit rinor që trazon për mirë situata të caktuara, ku gota e zullumit të një pushteti është përplot e pothuaj ka nisur të derdhet. Kështu siç trajtohet, thjesht ta shpif!
Shume e vertete – e gjithe kjo ta shpif
Shiko se edhe ky tjetri ka akoma me kurajo se Berisha per te shpifur derrçe:
http://www.lapsi.al/lajme/2014/12/08/erion-veliaj-nuk-ndalet-mashtron-publikisht-video#.VIcMyXvpzyM
Duhet te habitemi kur Berisha dhe Rama te thone ndonjehere te verteten se me genjeshtrat jemi mesuar.
Ky njeri cdo gje mund te beje dhe eshte i paturpshem ne cdo thenie ne cdo veprim nuk skuqet dhe nuk sverdhet para asnje gjeje eshte qenie e ralle. Ndoshta keshtu te ben politika ndoshta keshtu ka qene ne jeten e vet Shohim fotot e tij me udheheqsit komunist si afrohej me ta si i mohoi ata si i futi ne burg si sillet si antikomunist Nganjehere them a eshte njeri kjo qenie e tille. Ndoshta?
Demostrata e bukës në Korçë u zhvillua më 21 shkurt 1936. Enver Hoxha në atë kohë nuk ndodhej fare në Shqipëri. Gazetari juaj nuk e ka haberin dhe kjo s’është hera e parë.
Une mendoj se festat duhen vendosur me referendum/Per mua 8 dhjetori eshte nje dite e zeze,kur maloku berisha shfrytezoi ca studente naive per te trembur nje frikacak si Ramiz Alia,per tja marre pushtetin.Per mua eshte dite zie me keq se 7 prilli 1939.