Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHËNIM: Partia dhe bashkia e dy kafshëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > SHËNIM: Partia dhe bashkia e dy kafshëve
AktualitetAnalizaLajme FlashLajmi i fundit

SHËNIM: Partia dhe bashkia e dy kafshëve

redaktor
Published March 25, 2015
Share
SHARE

Kjo është një histori që nis me një dash të therur në themelet e bashkisë së Tiranës, për mbarësi në detyrën e re, dhe mbaron me një kalë zombi, që endet në një oborr të gardhuar të ish Kopshtit ish-Zoologjik të kryeqytetit me të përbrendshmet jashtë. Dashit nuk iu mor mendimi kur e therën, ndërsa kalit të shkretë, të sulmuar nga demi i ish kopshtit, mesa duket i verbuar nga uria apo për shkak se truallit ku rrinte kali, i doli pronari, i bënë “eutanazi” pasi shfaqja makabre bëri xhiron e mediave sociale.

Kjo është një histori që vjen e përmblidhet në deklaratën e bashkisë mbi ish kopshtin: “Nuk kemi investuar, sepse prisnim të jepej me koncesion!” Dhe të njëjtën gjë, bashkia mund të thotë sot për vetë Tiranën, pa kalin zombi në ekuacion: “Nuk kemi bërë gjë se prisnim…”.

Performanca e kreut aktual të bashkisë së kryeqytetit këtë mandat aksidental, është trajtuar plot herë dhe me detaje, prandaj nuk ja vlen të zgjatemi shumë. Zakonisht, figura të njohura publike përfitojnë nga aksidente të tilla, por mesa duket, qeverisja e Tiranës prej Lulzim Bashës fillon dhe mbaron tek marrja e jetës së dy kafshëve, të parës prej lezetit dhe të dytës prej indiferencës. Është i kuptueshëm sikleti i tij, sa herë e pyesin këto ditë nëse do rikandidojë për herë të dytë. Me çfarë suksesesh të dalë në fushatë? Edhe në premtimin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, ku kishte futur në llogari vazot e luleve nëpër tarraca pallatesh, nuk qullosi dot gjë, le më të tjerat. Ndoshta banorët e majtë i lanë qëllimisht ballkonet e zhveshura… Ndoshta është planifikuar të gjelbërohen katet e fundit të 20 katësheve që po ndërtohen tek diga e liqenit artificial.

Teksa ky eksperiment po i vjen fundit dhe bashkia endet si një anije me direkë të thyer, ndonjë zemërdhembshur mund të thotë se kjo ndodhi ngaqë Basha është përqëndruar tek partia. Në fakt, çfarë ka ndodhur në PD që pasi mori selinë e re që vijon t’i mbetet emri i vjetër, SHQUP, e pasi u bë me kryetar të ri dhe ekip të rinovuar drejtues? Bëri vaki ajo që pritej dhe ajo që druanin të gjithë: U krye me sukses tranzicioni i pushtetit nga Berisha tek Berisha. Dy vjet në opozitë, ishin njëfarë përsëritjeje e opozitës së vjetër të PD-së me protesta, bojkote, sebepe dhe mungoi vetëm një detaj i vogël që ndonjë arkivol të mësynte derën e kryeministrisë: Mungoi viktima. Gjithsesi, në kushtet e reja zombi i PD-së nuk ngurron të shtyjë situatat drejt mbushjes së arkëmortit të mundshëm, duke bërë thirrje për revolucion teksa i humbi durimi për të pritur realizimin e skenarit grek, çfarëdo qoftë të nënkuptojë kjo.

Por sërish, historia na mëson se gjërat nuk përsëriten dy herë njësoj. Akoma dhe në përpjekje për të shfrytëzuar çështjen “Doshi”, PD u ekspozua si e vonuar dhe qesharake, kur një protestë serioze dhe koherente opozitare i kishte të gjitha mundësitë për ta vënë realisht në siklet mazhorancën. Dhe tani jemi në fazën kur selia blu nuk arrin të profilizojë dot as një kandidat real për bashkitë e vendit në zgjedhjet e para lokale me ndarjen e re administrative. I vetmi emër potencial dhe që ngjall debate mbi mundësinë e prekshme të fitores, është ai i Agron Dukës në Durrës, ish-armik i Berishës (më saktë, i dyti deshi ta kishte armik) dhe aktualisht kandidat nga Partia Republikane. Të cilin SHQUP-i ngurron ta mbështesë.

Ngërçi i opozitës është në fakt shqetësues, sepse vetëm një kundërshtar i fortë e detyron çdo qeveri të mos dalë nga binarët. Por si rrodhën ngjarjet, kjo gjendje që fotografohet sot në PD duket se është e pashmangshme: Në këtë parti iluzioniste, ku kryetari nominal kujtoi se fitoi bashkinë e Tiranës dhe tani kujton se është kryetar, ndërsa shefi real zemërohet dhe bën thirrje për përmbysje sepse e thirrën në prokurori për të parën herë në jetën e vet pluraliste (se më herët ndoshta ka shkuar me dëshirë)… mesa duket, të gjithë janë në pritje të ndonjë koncesioni.

redaktor March 25, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
17 Comments
  • Toni says:
    March 25, 2015 at 3:32 pm

    ahahahaa parti bagetishè+VAJMEDETESH,edhe ne arike nuk behet ky kurban me kafshe qe boni lul mythsi basha kur erdhi ne bashkine e vjedhur jo votur tipik hajut..

    Reply
    • Pali says:
      March 25, 2015 at 7:52 pm

      Me sakte do shte titulli kopeja e cubave, shpellareve, egersirave, derrave, gomereve, dhive e dhenve.

      Reply
  • Kris 1 says:
    March 25, 2015 at 3:40 pm

    Keta politikane e qeveri qendrore e lokale mendojne qe te gjitha qe kane harxhime ti japin me koncension.Ka zera se do japin me koncension dhe grate.Ishalla nuk ja japin me koncension te huajve megjithese ligji i stimulon.

    Reply
  • Lelo says:
    March 25, 2015 at 3:45 pm

    Me pelqeu shume mbyllja e ketij editoriali:”Te gjithe jane ne pritje te ndonje konçesioni”!Respekt e mirnjohje z.Koçiku,eshte e vertete qe ata presin ndonje konçesion pasi kane bere parapagime para se te largohen nga kolltuqet qeveritare,thone qe edhe Godinen e SHQUP-it jane gati ta japin!

    Reply
  • fadi says:
    March 25, 2015 at 4:39 pm

    Esht gjynah qe ate kafshen e gjon e therin per popullaritetin e tyre, ju e kuptoni se kush duhet te ishte ne vend te kesaj kafshe, duhet te behen kurban tegjith ata qe me demogagjin e tyre tallen me ne duke filluar me kete te parin e bashkis te Tirones qe del per dit si gjel kokoshi duke llomotitur thua sikur nuk ka jetu ndonjeher ne Tiron.

    Reply
  • enea says:
    March 25, 2015 at 4:45 pm

    ku na i nxjerr kete fotografi se e kishim harruar kur shikon fotografine te duket sikur
    je prane ndonje institucioni te ISIS dhe jo ne mes te tiranes.meqenese krahina e veriut nga eshte lulushi ka nje perafrim IS.

    Reply
  • emigranti says:
    March 25, 2015 at 4:48 pm

    Kur te bohet SHQUPI spital do rrin bashke SALA me EDIN . Dhe ty Lelo mos te ngelet hatri.

    Reply
  • Paci says:
    March 25, 2015 at 5:04 pm

    Te votosh këte tip kryetarit si Lulushin tone eshte të ulesh ne maksimum nivelin kulturor dhe europian te kryeqetetit tone . Ky tip që nuk realizoj asnje premtim por theri dele e shtroj sheshin me torte e me legena nuk bente per kryetar as ne Kandahar , turp, keto kater vjet Tirana eshte bere si Shkodra jone , rrumpalle ..

    Reply
  • Bardhi Tolabi says:
    March 25, 2015 at 6:29 pm

    SHQUP= Shoqeria Qendrore e Ushtareve Psikopate.

    Reply
  • juristi. says:
    March 25, 2015 at 8:19 pm

    bashkija e tiranes ne fatin e fjalve te pedofilit muhamet
    kjo eshte nje bashki otomane

    Reply
  • Mark uk says:
    March 25, 2015 at 9:05 pm

    Pse nuk e thuani se Berisha i preu dashin Demirelit te turkut.Pse nuk thuani kur vendin e futi ne konferens islamike qe jan te verteta po i thuani serb.Apo ju vjen zore se u delni ne mbrojtje turqve.

    Reply
  • M A R K O says:
    March 25, 2015 at 10:39 pm

    Ka ngel dhe kafsha e trete. Vjen nga stanet e Viçidolit.

    Reply
  • Republika e Bananeve says:
    March 26, 2015 at 2:14 am

    Nje metafore e shkelqyer qe tregon realitetin e SHQUP-it dhe PD… per fatin tone te keq edhe te Tirones sone te dashur!

    Reply
  • Ericson says:
    March 26, 2015 at 3:13 am

    Alqi Kocikon nuk e zgjodhi me kot Adriani ,si nje gazetar te mprehte, te ditur e me kurajo qytetare ,te cilet I pershendes per kursin e drejte te ndjekur nga gazeta Dita deri me sot!

    Pamjet makabre te kanibaleve mesjetare te PD e Lulezimit me “kurbanin” para Bashkise, rrefen ne syte e gjithe botes shpirtin sadist e primitiv te malokerise se eger, larg qyteterimit perendimor te halabakeve te Partise Demokratike!

    E njejta tablo paraqet para shqiptareve pamja makabre e kalit fatkeq te sulmuar e masakruar nga demi ne “kopshtin” zoologjik qe shetit me zorret jashte, dhe gallofi artist Edi Rama rri e ben sehir ,tamam si ndonje doc qe ndjek kurven!

    Keto jane dy Pamjet e se njejtes medalje, jo vetem per kopshtin zoologjik, apo shkaterrimin e kopshtit botanik unikal me ndihmen e qeverise se gallofit ne fjale,por kjo eshte nje deshmi me shume per bythqiret e qeverise ,pale bythqirhanat e Salihit qe kae qene ,jane e do te jene fatkeqesia e ketij kombi!

    Zhduku o Babai I mushkes
    Futu ne qimitere
    Si kondaku I kalbur I pushkes
    Te luftes se pare boterore!

    Thyej qafen qafir
    Malok e kandil I Enverit
    E hiq e vuaj me tet bir
    Lugeterit e kukudhet e Ferrit!

    Ja Abaz, ja Ali
    Nuk e di ku futesh ti
    Levdue kjofte Jezus Krishti
    Edhe nuri I Pejgamberit!

    Ja keshtu o maskara
    Braktise urdhrin e mjekut
    Per pushtet ,lavdi e para
    E veshe lekuren e ujkut!

    Po vjen pranvera
    E shndrit Aurora boreale
    Nga vendet Skandinave
    Si perhera,
    Celin vjollcat e manaferrat
    Edhe ne Shqiperine time!

    Ngrysen ditet e gdhijne
    Ne sabah,debojne terrin
    Ca fantazma vene e vijne
    Ne varrin e Avni Rustemit!

    Reply
  • vudi says:
    March 26, 2015 at 8:11 am

    Kurban per Mullah Lulximin!
    Mullah juristi i shkolluar ne Europ!

    Reply
  • fteri says:
    March 26, 2015 at 9:45 am

    flliqsira te P.D-se me ristan me halm ,me g.bogdan,me voksha,me zagare e kulisha qe lehin sa I ndersen Saliu bejn nje bashkim zerash te çjerrur si pune llamarine per te trembur zogjte ,degjoni te SH.Q.U.PI ANES LANES,dhe do te ngeleni pa fryme.

    Reply
  • Arber Iliri says:
    March 27, 2015 at 12:43 am

    Basha si min.transpoti shperdoroi 230 milion euro. si minister i brendshem vrau 4 vete dhe droga mori rruget ne jug e veri si bashkiak e mori me hile dhe i beri mutin Tiranes, ne kater vjet vetem Kunati eshte marre me Tiranen per biznese te vete>Tani si shef i PD e ka cu aty smban me kete force politike, vetem idiotesite e Saliut po shohim, zoti e njefte Lulin.S,eshte hic per te patur zili, ah se harrova, zeri nuk i iken me.fitore

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?