Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHËNIM: PD-PS luftë nervash me njëra-tjetrën për kandidatët e 21 qershorit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > SHËNIM: PD-PS luftë nervash me njëra-tjetrën për kandidatët e 21 qershorit
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

SHËNIM: PD-PS luftë nervash me njëra-tjetrën për kandidatët e 21 qershorit

redaktor
Published March 26, 2015
Share
SHARE

Gara për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka filluar e ethshme nga të dyja krahët e politikës.

Ndërkohë që edhe vetëm pak javë na ndajnë nga afati limit për shpalljen e kandidatëve për kryetarë bashkish, ende nuk kemi një ide të qartë se cilët do të jenë kandidatët realë nga të dy kampet. Nuk kemi ende të qartë dhe aleancat përkatëse të të dy krahëve.

Dhe nuk besoj se përbën ndonjë sekret fakti që në këto zgjedhje që për herë të parë zhvillohen sipas hartës së re të ndarjes territoriale, do të kemi jo vetëm shumë emra të rinj në krye të bashkive, por edhe aleanca të reja zgjedhore.

Përjetojmë një tymnajë emrash që lakohen përditë në faqet e shtypit, emra që shtohen dhe hiqen nga listat jo zyrtare, por asgjë konkrete.

E këta kandidatë potencialë nuk janë sajesa gazetarësh apo fantazi militantësh. Këta emra dalin nga selitë përkatëse të partive të mëdha.

Mbase ato mendojnë se ky është njëlloj testimi para listës së kandidatëve t’u vihet vula. Në pamje të parë duket se nuk ka asgjë të keqe.

Por i parë më nga brenda ky fenomen, kuptoj se e gjithë kjo është një luftë nervash nga PD dhe PS që bëjnë në këtë prag fushate ku testojnë mbështetjen në elektorat.

Mazhoranca aktuale teston mënyrën se si ka qeverisur pas afro dy vjetësh, ndërsa opozita do të mësojë nëse është rritur apo është tkurrur edhe më shumë pas disfatës dramatike që pësoi në zgjedhjet e 23 qershorit 2013./DITA

redaktor March 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Miku says:
    March 26, 2015 at 4:04 pm

    Na hapet barkun, Politik, Politik, Politik 7 dite ne jave.

    Reply
    • Zbuluesi says:
      March 26, 2015 at 8:22 pm

      Edhe po të kishte java 8 ditë prapë Politikë do ta kishit “Miku”?!? Lufta për karrike e cila prodhon para është shumë e egër,nuk mjafton java me 7 ditë. Tutjeta!

      Reply
  • populli says:
    March 26, 2015 at 4:12 pm

    perpara se partit respektive te kanidaturave duhet te zgjidhnin per kanidate ate qe ka platformen , programin se si do manazhoj punet ne bashki, si taksat,punet publike,godinat arsimore, sportin , kulturen,sjellja e investimeve jashte taksave dhe fondeve qeveritare etj
    mos te vendosen kanidate injorant vecse jane partiak dhe te bindur ndaj shefit te madh.
    sot duhen individ qe te cojne pushtetin vendor ne hapa te sigurt te qendrushmerise. qytetaret te mos largohen nga qyteti i tyre drejte tiranes por te zhvillojne ekonomine dhe duke sjell resurse ne qytetin e tyre. le te vi ne keto zgjedhje provoja evropiane dhe amerikane

    Reply
  • bajram says:
    March 26, 2015 at 8:40 pm

    “25 vjet fitorje e lavdi’ saqe ia kaluam Gjermanise ne rritjen ekonomike,apo po ia kalojme standarteve te BE “per politiken e shkelqyer’ qe po bejne partite e Shqiperise sikur te ishin armiq me njeri-tjetrin dhe jo konkurente ne politike,tashme mbetet qe vetem te mbyllim syte e veshet e te votojme qorrazi sic na kane mesuar “qe ne kohen e xhaxhit”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?