Mes shifrës 200 e 300 mijë llogaritet numri i armëve që ende ndodhen në duart e popullsisë, një sasi e kontigjentit të rrëmbyer nga depot e ushtrisë në vitin 1997. Shumë aspekte tragjike të asaj periudhe janë fashitur, përveç armëve ende në duart e njerëzve, që vijojnë ta kenë gishtin gati për shkrepje në objektivin-gjoks të çdokujt, me të cilët mund të plas sherri për një moment, që nga evletrit në familje, fis e akoma më tej, duke e përdorur dhe për raste grabitjesh me dhunë. Gazetari Ben Andoni i ka kushtuar një shkrim special këtij fenomeni në revistën JAVA, që, pas një periudhe disavjeçare pas 97-ës, ishte në qendër të impenjimeve të strukturave të Rendit për ta eliminuar me anë të një proçesi çarmatimi, por që viti pasi viti u braktis. E sot, kur vala e krimit që vijon të kryhet me armët e atij viti, ka arritur kuota tejet të larta, nga specialistë të fushës po kërkohet riaktivizimi i një proçesi tjetër për çarmatimin e popullsisë. Pjerin Ndreu, deputet i PS-së, një prej ish-kokave të Policisë së Shtetit në qeverisjen 8-vjeçare të së majtës, është shprehur se ligji për armëmbajtje pa leje, nuk e ka dhënë efektin e pritshëm. Për shkak të konfliktualitetit të lartë në shoqëri, armët e poseduara janë përdorur pa asnjë lloj ngurrimi apo frike ndaj ligjit. Sipas Ndreut, duhen aktivizuar dhe njëherë të gjitha aktorët socialë e ligjorë, për një fushatë tjetër çarmatimi. Ndërsa eksperti i njohur Irakli Koçollari, e konsideron si urgjente çarmatosjen e shqiptarëve. Si Ndreu e si Koçollari, si hap kryesor potencojnë nevojën e aksioneve policore për armëmbajtje në zona të caktuara e në individë të caktuar, ku ka të dhëna për posedim armësh.
Por është interesant një fakt: shumë shqiptarë, e kanë justifikuar mbajtjen e armëve për arsye vetëmbrojtjeje. Duke gjykuar se shteti nuk është i aftë t`ua mbrojë nderin, pronën, jetën, atëherë këtë duhet ta bëjnë vetë. Dhe deri tani, nuk ekziston ndonjë statistikë sesa vrasje me ato armë kanë ndodhur vetëm për këtë qëllim: për vetëmbrojtje! Se vërtet, mbajtjen e armëve e ka yshtur dhe shteti i dobët, jo thjesht nga paaftësia për t`ua hequr nga duart, por më shumë, nga paaftësia për t`ua hequr nga mendja!/E.H
Nga Kushtetuta e SHBA-ve
– What are one rights of everyone living in the United States? (Cila eshte nje nga te drejtat e kujtdo qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes?)
– The right to bear arms (E drejta per te mbajtur arme.)
Ne nje vend ku vazhdon tradita e gjakmarrjes shekullore; ku nuk ka as minimumin e sigurise se jetes; ku politikanet (Presidentet) e hoqen qafe pergjegjesine e denimit me vdekje qysh para 15 vjetesh; ku buxheti per policine, sigurimin kombetar, prokurorine, gjykatat, burgjet dhe organizma te tjera te shtetit ligjor jane nga me te ultat ne bote; duhet te lejohet mbajtja e armes per vetembrojtje.
Shifra e armeve te pa grumbulluara eshte edhe me e larte se 200-300 mije cop, pasi nga depot jane marre rreth 760 mije arme te lehta e te vogla dhe rreth 2.3 miljard fisheke e municione te ndryshme, pa llogaritur granatat.U informua qe 10% mund te kishin kaluar ne Kosove, 7% ne Maqedoni,3- 5% ne vende te tjera, 10-15% te jene grumbulluar nga dorzimi vullnetarisht, ndersa pjesa tjeter ka mbetur ne duart e popullates.
Ne vitin 2004 ne Beograd, specialistet amerikane dhane alternativen qe Shqiperia, Bosnja, Maqedonia dhe Kroacia nga “grumbullimi vullnetar i armeve” te kalonin ne alternativin “Lamtumir arme” dhe ne “dorzimin e detyruar”, ne Kroaci, Bosnjedhe Kosove u aplikua, ndersa ne Shqiperi jo, per faktin se ish Ministri i Brendshem Igli Toska pa asnje konsultim e shkriu Sektorin e Grumbullimit te Armeve ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise si dhe strukturat vartese te saj ne baze.
Kjo ka qene e qellimshme per te luajtur me armet e municionet qe ndodheshin ende ne depo per te perfituar politikanet tane, te njejten rruge ndoqi edhe qeveria Berisha, pasoja ishte Gerdeci dhe vrasjet ne te gjithe vendin me keto arme.
Politika ka qene gjithmone pengese per grumbullimin e armeve, pasi po te ishte hartuar nje strategji e qarte kombetare per kete qellim e te zbatohej deri ne fund patjeter qe do te kishte efekte te tjera.Alternativat nuk mungojne sic mund te jete blerja e tyre, rregjistrimi i perkohshem i tyre ne duart e popullates se percaktuar me akte te vecanta, sensibilizimi i popullsise ne te gjitha hallkat, hedhja e donacioneve te ndrshme ne kembim te dorzimit te armeve, punesimi i personave qe dorzojne arme ne sasi te percaktuar etj.
Kjo gje dikujt nuk i duhesh.
Mendoj se ringritja e strukturave te posacme eshte domosdoshmeri ne kuadrin e pergatitjes se struktures se re te Policise se Shtetit. Nga OKB, SHBA, dhe BE jane dhene ndihma te jashtzakonshme ne kete drejtim si dhe kane pervoje dhe eksperienca te shkelqyera por nga disa politikane u shperfillen dhe pasojat vazhdojne edhe sot e do te vazhdojne edhe me pas ne raste se nuk merren masa e nevojshme nga Shteti dhe shoqeria e keshtu qe fatkeqesisht plage te reja do te hapen e rihapen.