Një deputet socialist, në figurat drejtuese të some, në një emision tha se është i lumtur me arrestimet e ndodhura të dy deputetëve, megjithëse ata ishin nga skalioni i tij. E kuptoj fare mirë idenë e tij dhe jam i bindur se edhe ai do ta kuptojë idenë time.
E kuptoj idenë e tij, pasi ai shpreh një vullnet politik të një klase politike, e cila, megjithëse është në pushtet, jep një shenjë shprese ndaj asaj që ka sunduar deri më tash në hierarkinë drejtuese të vendit: Mosndëshkueshmërinë. Asgjë nuk e ka dëmtuar më shumë vendin tonë se sa mosndëshkimi i krimit, korrupsionit, shpifjes e deri vrasjes. Kanë ndodhur tek ne, në qeverisje të ndryshme, sidomos në tetë vitet e fundit të qeverisjes Berisha, gjëra të përbindshme, të cilat do të kishin tronditur çdo komb dhe do të kishin hedhur poshtë çdo qeveri. Mosndëshkimi ishte krahu i shpresës dhe, si duket, ata paskan pasur të drejtë. Edhe deklaratën e gëzimit të deputetit socialist unë e kuptova kësisoj, jo si një gëzim inatçor partiak, sepse ata, të dy deputetët, po i kundërviheshin partisë dhe qeverisë së tij. Në qoftë kjo e fundit, atëherë edhe bën mirë të mos jetë më deputet, pasi vendi është më i gjerë se sa secila parti veç e veç e të gjitha partitë së bashku.
Besoj se edhe ai do të mirëkuptojë idenë time, pasi unë e shoh si një njeri jashtë politikës të gjithë ngjarjen Doshi apo Frroku. E shoh si një precedent.
Përse nuk gëzohem?
Nuk e kam kurrë kurrë Tom Doshin. Deputetin Frroku e kam dëgjuar si emër vetëm kur ai u bë deputet. Pra, nuk kam asnjë lidhje me ta dhe as nuk besoj se mund të na pjekin ndonjëherë rrugët.
Nuk gëzohem, sepse është fjala për dy deputetë të shtetit tim, pra të asaj që ne jemi mësuar ta quajmë tempulli i demokracisë, statura ligjvënëse, në të cilën duhet të jenë mendjet më të ndritura të kombit. Kur Napoleoni themeloi për herë të parë, pas grushtit të shtetit, Senatin e tij, ku kishte të drejtën e zgjedhjes, më shumë se një të tretën e mori nga Instituti francez. Parlamenti ynë vetëm me një institut shkencor të ligjeve nuk ka asnjë përngjasim. Më vjen keq ta them, por herë pas here, ai është e kundërta e tij: Ai kthehet në një stallë, ku as ristanët, as halimët, as palokët, as berishajt e mëdhenj e të vegjël, nuk të çojnë në mendje njeriun e Institutit, por kanë mbi vete strukturën e harbutit.
Dhe kur dy deputetë të shtetit tim arrestohen, mendimi i parë i cilitdo është në atë që qëndron pas tyre: Niveli i përfaqësimit.
Nëse e gjithë kjo aferë ka qenë thjeshtë një trillim politik dhe me rrjedhoja të rënda, atëherë cila është shkalla e besueshmërisë e një parlamenti, ku deputetët rilindas sjellin këtë perceptim politik e qytetar? Dhe më tej, si mund të besoj se një opozitë, e sapo dërrmuar nga zgjedhjet, të jep shpresë, kur nxit një aferë që e ka ditur për më shumë se tre muajve dhe nuk ka folur, duke pritur, me sot e me nesër, të ndodhë të paktën një vrasje deputetësh, për të riardhur në pushtet, ku kanë lënë përgjysmë bizneset dhe aferat financiare.
Nuk jam i gëzuar sepse, deri më tani, në atë parlament kanë ndodhur gjëra edhe më të përbindshme se kjo aferë, qoftë e sajuar nga jashtë Doshit e Frrokut, qoftë e lindur brenda tyre; apo në fund të fundit, edhe nëse do të ketë diçka, sado të vogël në fillesën e saj; një mëri, një zënkë, një biznes të prishur, një qejfmbetje. Në sallën e atij parlamenti janë të ulur ende burra që bënë grusht shteti, që çuan vendin drejt luftës civile, që kanë në kujtesën e tyre mijëra të vrarë të vitit 1997 që dhanë koncesione flagrante korruptive, të cilat po ia marrin frymën shtetit, që krijuan humnerë financiare qëllimisht për të dërmuar jetën e të tjerëve dhe për të kënaqur veten.. dhe mos u kënaqshin kurrë. Ata vazhdojnë të rrinë aty, krahas grave-burra që fajin e vetëm të Berishës në vitin 1997 e gjejnë vetëm tek pamundësia e tij për të vrarë të gjithë; aty janë gjykatës dhe njerëz që emrin e kanë lidhur me biznese që fundosin krejt vendin, dhe përsëri e përsëri bëjnë moral gjithë ditës e ditës, sikur të mos kenë në historinë e tyre krimin dhe jondëshkimin.
Nuk jam i gëzuar, sepse do të doja një parlament të mendjes dhe jo të sherrit, të burrave të fjalës dhe jo të videove tinëzare, do të doja qeveritarë të zëshëm për të zbardhur një denoncim që në fillesën e tij, do të doja, në fund të fundit, burra dhe gra me dinjitetin e tyre vetjak, dhe jo me dinjitetin e rremë të kartonit që u ka dhënë partia.
Parlamenti i sotëm nuk është i mendjes, por i llafeve, i vëzhgimeve të fshehta, i inçizimeve tinëzare, i fjalëve pas krahëve. Ne kemi deputetë që mbajnë të fshehur në sirtarë video të ndryshme dhe kur u preken interesat e tyre ose të shefit, fillojnë dhe i nxjerrin dhe prokuroria nuk i kap për “veshësh” dhe t’u thotë, “sillini këtu, sepse edhe fshehja e provave përbën një krim”.
Nuk jam i gëzuar edhe nga një fakt tjetër njerëzor:
Si thashë, nuk e kam takuar kurrë Tom Doshin dhe as Mark Frrokun. Por e di se Tom Doshi vjen nga një familje me emër të madh në historinë e Veriut të Shqipërisë, e cila, si është dëshmuar, është mbajtur nga fjala e tyre dhe e burrave të mëdhenj. Në të gjithë dekadat e fundit ajo ka pasur një jetë të rënduar, por e ka mbajtur emrin e saj. Dhe nuk e ka mbajtur fshehur e as pas pazarllëqeve. Nuk i është dashur as dritanizëm për të bërë emrin e tyre. Nuk e di se si ka ndodhur e gjithë kjo, gjërat duan kohën e tyre të sqarohen dhe unë mendoj se, megjithë mosbesimin që kemi tek drejtësia, përsëri një variant më të qartë do e kenë të gjithë. Mua më vjen keq që një pinjoll i kësaj familjeje, që e gjeti rrugën e tij ndryshe nga shumë të tjerë, tek një forcë politike, e cila në dukjen e parë është kundër asaj çka fisi i tij përfaqëson, tashmë, si deputet i Rilindjes, është i arrestuar. Dhe për më tepër pas gjithë asaj që bëri për të fituar shokët e tij, të cilët, edhe pse ndodhen para një rëndese të ashpër, përsëri nuk duhet të jenë të gëzuar se u arrestuan dy deputetë.
Në fund të fundit nuk jam i gëzuar, jo sepse dy deputetët janë të pafaj, por sepse kam drojën se e gjithë kjo fillesë ndëshkimi, do të ndalet vetëm tek ata dhe nuk do të shkojë më tej, aty ku edhe duhej të kishte filluar.
Në fakt, ata që po zgërdhihen më shumë dhe që po fërkojnë duart e përgjakura, janë edhe fajtorët më të mëdhenj. Dhe nuk kam pse të gëzohem kur ata ndodhen ende në parlament.
Po kta te prokuroris kan lujt mendesh ata kan kriminel qe kan ba krime te verteta ne parlament si sali berisha qe ka vra gjysmen e Tropojes apo ristanin qe i manipuloj zgjedhjet e 2009 edhe te 2011 kan ilir meten qe ka ba pazare perball kamerave apo tani qe paguvi njerez me e vra Tomen dhe shkojn tani e merren me Tom Doshin qe asht njeriu ma i nderum ne veri .. Pra ne Shqipni me peqardhje ka SUNDU KRIMI DHE PO VAZHDON ME SUNDU PRAP . TURP TURP TURP
Permend krimin e Ilir Metes. Turp i qofte! Po ne realitet ky krim ishte norme, dhe besoj se edhe sot praktikohet, e qeveritareve. Si mendoni u pasuruan pushtetaret?
Zotni Bedri ti e din mire se kush asht Tom Doshi dhe si u pasunu ai kaq brutalisht si shum te tjere qi u rrinin afer pulitikanve njikto 25 vite.
Kom respekt per ju Zt.Bedri por gjonat jan ma te thella sesa duken.
Qi Edi Rama per me ardh ne pushtet ishte i detyrum te merrte ndihmen dhe mshtetjen e Doshave dhe Kodoshave baron te DROGES njiket gja ti e din shum mire.
Qi Toma hyn e del ne Mal te Zi si ne Shkoder dhe njiket gjo ti e din shum mire,qi Maunet e tij kan kalu pa u çdoganu dhe njiket gjo besoj se e din.
Politikanet e tipit Doshi po i cenove ke parja ata kthehen ne TOMISLLAVA perbindsha dhe bohen njish me Berishoviçin.
Toma ja boni gropen vet-vetes dhe nuk e merriton meshiren tuaj zotni Bedri,se ju jeni nje intelektuali patriot dhe nuk ju takon me ndihmu qofte me ne menyr mediale nji bashibozuk biznesmen politikan pa din e pa iman qi i ka hyp truni mbi floke e po mbytet ne çorben qi e ka gatu vet ne neten e perhumura nga droga.
Nuk heq asnje presje
e keqja eshte se kane bere ligjin zgjedhor qe nuk i heq dot. Rrjedhimisht, edhe kur jepen premtime prej drejtesi dhe nuk mbahen, nuk kane gajle se prape do jene ne parlament e ndoshta qeveri. Korbi korbit nuk ia qet syte ndaj dhe ne rrime e veshtrojme… eshte vene tulla e pare keq – vota dhe prona ndaj dhe abuzimi, korrupsioni dhe arroganca eshte sheshit.
Z.Bedri!per shkrimin nuk kam çfare them sepse si gjithnje je i sakte.Unè thjeshte nga leximet qe i kam bere shtypit te te gjithe kraheve(kuptohet unè si person e marre shume me rezerva shtypin shqiptar se me te vertete le per te deshiruar me anshmerit,shpifjet per llogari te partive,prokurorise,mb e sherbimit sekret) mendoj se Tom Doshit ose:1-ja ka futur Mark Frroku me kete Durim Bamin per ti marrur ndonje leke ose per llogari te sali berishes 2-ose ka patur me te vertete nje plan nga Ilir Meta per ta eleminuar(pas sali berishes,ilir meta eshte nr:2 me i rrezikshem ne politiken shqiptare) 3-ose eshte nje loje e rames e sales per ta hequr ilir floririn nga skena politike sepse te dy ja kane friken!4-ose Toma eshte aq gomar sa pa asnje arsye e shkak te sajoi nje atentat te paqene por bashkpunimi i tomes me dritan priftin eshte nje arsye e forte qe ilir florir shtangisti ta kete provuar eleminimin e Tomes!!
Fiks fare Bedri!
Bedri,as une nga sharri nuk i gezohem arestimit te deputetve,por lind pytja:Pse erdhi deri ktu?
Tani,une dote mundohem te jai mendimet e mija mikuim.
Une,nuk e njof as doshin,as frokun,por e njof shqiprin e viteve 1990.Dhe,kur e shof se cfar eshte bere me ate shqipri me ngrihet lesjhte e trupit dhe te kokes!
Ju,i dashur Bedri ishit te gjith nji lloi fukara apo te pasur,njilloi pra edhe ajo elit komuniste qe ishte nuk kishte kushedi se cfar pasurie,ama shteti kishte ate qe kishte,pra kishte ushtrin,policin,sigurimin,uzinat,kombinatet,koperativat,ndermarjet,minierat,hidrocentralet pra kishte pasurin e shtetit por ajo i takonte popullit me teorin e komunizmit dhe marksizmit.Tani,pas vitit 1990,me nryshimin apo rarjen e sistemit,si mund tma argumentosh pasurit e gjith klases politike qe kan bere,qovshin te sali serbit,apo te ilir meces,te fatos nanes apo te fatmir mediut,pra te frokve dhhe te doshve,pra nga njerez fukara sic ishit te gjith,kta u bene multimilioner more vlla,si eshte e mundur kjo?
Une,them me vjen keq,sepse te burgosen deputet apo politikan te zghedhur nga populli,por kta te zgjedhur mos vall,jan fajtor vet se kta po keqperdorin besen dhe voten e popullit per tu pasuruar kta dhe grupet e tyre,dhe familjet e tyre,e jo popullit tja bejne jeten ma te mir e te qendrushme,pra kto a nuk jan fajtor?
Si,eshte e mundur ore mik,nga menjezi zgjihen fukara kurse neser ne menjez zgjohen milioner,cfar ka ktu si qendron puna,une vetem nji pargjigje kam kta jan politikomafioz,dhe asgje ma teper,pra jo vetem kta qe u burgosen,por ne kuvendin e shqipris,asnji nuk eshte i devotshem per deputet apo kuvendar i popullit,ama asnjeri,qofte femer apo mashkull,krejt jan kriminel,dhe kryekrimineli eshte sali serb berisha.Dhe,ja ku lehen si qen i rugve,duke akuzuar e shpifur meten e ramen,sajmirin e krejt poziten,e quan qelbsir,dhe kta nuk kan koce me u mate me ate tradhtar,se ndoshta dhe kta jen po ne te njejten linie sa i perket krimit dhe korupcionit,pra krejt jan nji mut i ndar myshe.
Frokut po i del dhe vrasja ne belgjik,ka vrare shqiptar,pse e vrau,per cfar biznesi,mesiguri jo per lop,apo dele,por per drog apo arme dhe femra,pra vetem per kto gjera vriten ne perendim.
Toma,thue vjen nga nji familje e njohur fisnike.Po,te ishte si thue ti,atehere pytja linde dhe per tomen dhe per tij mik:po,toma si u bere pasunik,une jam 40,vite ne perendim me familje dhe vllezer,me djelm e cuca me shkolla dhe zanate te mira,me roga te mesme jo astronomike por nuk e kemi vetem nga nji shpi ne vendlindje,kurse toma ka fabrika,ka restorane te dites dhe te nates,ka hotele e xhdo gje,kah e beri dhe si e beri mbrenda dhjet viteve a me tregon?
Bedri,nji kutund qe duket nuk don,deshmitar i themi ne nga sharri.Po,cfar e coi doshin te bente kete loj,kunder qeveris se vet,qe ishte edhe ky si i p.s?Pse ja hangri gomari trut kty doshit?Per,cfar qellimi ky po akuzon,njeriun nr,2 te pushtetit qe e kan te perbashket pushtetin,a mos valle eshte i manipuluar apo shantazhuar nga ndonji grup mafioz,apo nga sali serbi pse nuk tregon?D.Bami i hodhi poshte akuzat ai po thot se doshi kto i sajoi,atehere cfar ti themi ksaj more vella?Vetem leshh arapi eshte bere politika shqiptare dhe shqipria,mjerish mjerisht,per keqardhje.
Mos u mërzit, Diçka më thotë se kjo është fillesa e goditjes kundër kucedrës berishiane si teori dhe praktikë antishqiptare e Cubrilloviqëve të vjetër e të rinj.
O Dardan !
Po sikur ka nje te vertete te “vockel” qe te dy keto deputete te arrestuar si “shpifarake” nuk jane “berishiste” po “edviniste”
Qe te dy u perzgjodhen nga Rama dhe ashtu si edhe ti dardan apo pellazg, kane urrejtje per “serbin” Berisha qe e lidhi Tiranen me Prishtinen me autostrade.
Dashuria per kombin e deshira per ta pare ate te bashkuar, nuk realizohet me propoganda e genjeshtra enveriste mugoshiane o dardan, por me vepra konkrete.
Shume e sakte, nuk i heq presjen.
Mëse e vertet Z Bedri , nga duhej të fillonin arrestimet, nuk filluan je i saktë. mbas gjithë këtyre krimeve , vjedhjeve e tradhtirave që janë bërë popullit këto 25vjet shkërdhatokraci, skenaristit kryesor të këtyre poshtërsive s’ma ha mendja ti hyjë gjëmbë në këmbë. Pol Potin blu, berisha mbetet intoccabile.
Në rast se bëhet një kronologji e shkurter por e saktë e asaj që ndodhi në gjithë këtë mesele, atëherë do të zbulonim të vërteten dhe kush po kërkon te fshehë gjurmët e tij.
Deputetë jo të pastër janë të shumtë, e megjithatë zgjidhet Tom Doshi për tu kryqëzuar. Është e njëjta prokurori që duke shkelur ligjet sot po shtiret se mbron të vërteten dhe zbaton ligjin, ndërkohë që refuzoi si provë materiale regjistrimin filmik te ish/zv kryeministrit, sot aleati kryesor ne qeveri dhe drejtues i parlamentit. Jo rastesisht, ky njeri është i akuzuar nga T.D., ortak i të cilit është D. Prifti, filmues i athershem i Metes ne akt korrupsioni. Kete prokuroria e beri me “kurajo” duke i rene ndesh edhe FBI-se, që e kishte autentifikuar origjinalitetin e filmimit.
Mjafton mledhja e disa fakteve te tjera, dhe mund te shohim se diçka tjeter fshihet pas gjithë kesaj farse te se ashtuquajtur “drejtesi shqiptare”. Sigurisht, qe nuk ka perpjekje te vertet per ta pastruar politiken, thjesht levizje per dominim rajonal e ne qeveri, dhe perlasje interesash ekonomike.
MBAS KESAJ DO SHOHIM NESE PROKURORI E MERITON DEKORATEN E AMERIKES
Detyrimisht asnje nuk do tè jete i lumtur kur ndertesa pa themele quhet karakatine dhe mund tè fluturoje nè çdo kohe nga kushdo qè ve dorèn e shkatèrrimit.Cilido qè ka emèr te madh ngelet pa vlere pèr punet qè bejne.Tè gjithè mendojnè qè nga pisllèku tè nxirrin flori.
Do te ishte nje ndjesi false dhe teresisht e padrejte, nese te qenit pinjoll i nje familjeje te nderuar ne veri te vendit, te na shtynte deri aty sa te mos duam te shohim, sjelljen kriminale te Z.Doshi. Do ishte vetem nje vazhdim i asaj rrumpalles se Saliut, nese do i “gjykonim fajtoret” nga prejardhja familjare.
Jo Z.Islami,, ketu nuk ka vend as per te qene i GEZUAR dhe as i PEZMATUAR. Ketu ka vend, per nje sjellje qytetare. Ajo ka ne thelb te saj, pritjen e rezultateve te hetimit dhe vendimin e gjykates.
Ju permendni listen e gjate te krimeve te kryera nga elemente te ndryshem, te pranishem ne ate salle kuvendi dhe beni aludime se kush prej tyre, e paska radhen i pari apo i dyti, per tu bere pjese e hetimeve. Pare ne kete aspekt, nese do vazhdonim te mendonim se pa u arrestuar Sali Berisha, cdo arrestim tjeter nuk paska kuptim, nuk do benim gje tjeter vecse do vazhdonim jeten me krimin, me trillimin dhe fyerjen e nje kombi te tere, me politiken kunder shqiptareve dhe shtetit te tyre.
Nese Z.Doshi apo Z.Frroku jane fajtore apo jo,,,kete le ta vendose gjykata. Te qenit I LUMTUR apo jo, i Bedri Islamit ne lidhje me arrestimin e deputeteve, nuk duhet te ishte pjese e debatit publik. Shteti ligjor, nuk ka vend per ndjenja te tilla.
Per mua fajtori “padashje ose jo” i gjithe kesaj meseleje eshte Edi Rama. Ka muaj qe konstatoj qe kjo opozite e shpifur e ka vene perpara maxhiorancen aktuale dhe nuk po i le as te hapin gojen. Te vjen te luash menç. Ata qe shkaterruan te gjithe vendin, qe shiten pronat kombetare, qe e nxorren Shqiperine per skrap, ulurijne dhe bejne trimin ne Parlament?! Ai qe ka vrare 4 veta me 21 janar tallet gjithe diten e dites me kete qeveri?! Atehere si eshte puna? Edi Rama nuk ka dashur te beje drejtesi apo nuk ka mundur?! “Nuk keni pare gje akoma”, – u tha ai salinjve ne ditet e para te pushtetit. Por me duket se eshte ai qe nuk ka pare asgje akoma se çfare jane te zote te beje banda mafioze fashiste e Sali Berishes. “Rilindja” duhet te kishte filluar me Salen dhe Lulin minimumi. Duhet te kishte vazhduar me kthimin e pasurive kombetare shtetit. Me konfiskimin e pasurive marramendese te pushtetareve te te dy kraheve etj etj. Pse nuk u be asgje?! Nga frika se Ilir Meta “me qetesi dhe dashuri” mund te hidhej nga krahu tjeter?! Kjo do spjegim. Persa i takon Tom Doshit me duket se ai eshte viktime e budallallekut te vet.
bota vuan shume, jo per shkak te dhunes njerezve te keqinj. po per shkak te heshtjes se njerezve te mire.
Si do kesh lidhje me Doshin e Frrokun ju keni emer turqish e ata puro shqiptaresh.
Lexova analizen tuaj zoti Islami. dhe nuk u ndala as nje sekond te komentet e zoterinjeve te nderuar. Per te vetmen arsye dua te jap opinjonin tim teresisht sipas kokes dhe ndjenjes time personale. Logjikisht as kush nuk mund te ndjehet mire me kete situate aq te pa kendeshme qe po kalon Shqiperia. Arrestimi i dy ligjevenesve nuk duhet dramatizuar kaq shume, ne demokraci jane te zakonshme keto ndodhi.Nuk ka demokraci pa centralizem.por publiku duhet te pres me qetesi veprimet e drejtesis.Nuk është korrekte te paragjykojme gjithe strukturat e shtetit. Shtrohet pytja ku do besojme,ku do mbeshtetemi ne Shqitare?! Ne duhet te forcojme besimin te strukturat e shtetit.Fjala e fundit i takon drejtesise. Le te behemi optimiste ne vet vete.
Duke lexuar shkrimin tuaj zoti Bedri per mos gzimin e arrestit te dy deputetve ndoshta dhe ke arsy , pse e them se duke par qe jan qe te dy te mazhorances dhe siq po shifet ata te opozites mjerane vetem nje rast te till presin.
Po a duhet qe njerzit parazita dhe me nje biografi te dyshuar siq esht vet ish lideri i tyre Sali Berisha qe i pat fut flaken shqipris dhe qe vrau Shum ma Shum se ay pushtet qe udhëhoqi mbi 50 vite.Po a duhet besue udhëheqsit te tanishem Lulzim Basha qe pos bashkpunimit me UNMIKUn ne dam te UÇK vjedhjen e aq parave ne rrugen e kombit vrasjen e 4 demostruesve te 21 janarit marreveshtjen detare me greqin ne dam te shqipris pra fjala esht per Lulzim Bashen.A duhet besue nje njeriu qe diten per drit vodhi votat e votuesve dhe sot qierret si nje kriminel Arben Ristani,a duhet besohet Edi Paloka qe fjalorin se ka fjalor ashtu siq duhet,a duhet besue Jozes qe aq arrogante sa besoj e ter shkodra se ka dhe qe ka nje Kultur njerzore ama kjo ska as Kultur as karakter.
Toma ket allashverishe me dije APO pa dije me plane ndoshta te vet Saliut qe vetem ta rrxoj ket qeveri nga pushteti.Kjo sken i dha shqipris nje pasqyrim te shemtuar por i dhe dhe nje lekcion qe as kush smun te Jet mbi ligjin dhe tashi drejsis shqiptare ju ka qel rruga qe qdo individ qe esht i perlyer ta arrestoi dhe ta gjykoj dhe te tiell ka mjaft duke fillue ne fam .Berisha per te gjitha bemat qe nga 97 e kendejmiSheqipria dhe shqiptaret boll perjetuen dhe ska ma nevoj te durohet nese esht edhe i pari shtetit let veprohet si ne kroaci qe vet kryeministrin Sanadez e arrestuen dhe sot gjindet mbrapa grilave.Dhe jo si Sali krimineli qe len pershtypje qe ska ligj qe mund e nxen ay njeri esht i mbushur me mkate gjer ne fyt.
Bedri! Eshte kohe e humbur per mua te te them Ty, ate ke katranosur ne kete shkrim. Ke perseritur gjera qe te gjithe I dine. E vetmja gje e re, qe te terheq, eshte se ky artikull duhet te ket pas cmim te LARTE. Askujt nuk I intereson se nga vjen Tom Doshi? Kjo eshte c’eshte personale e Doshit. Origjina nuk mund te mbaj peng, KRIMIN, pasi dihet se shpesh nga
“NGA FERA CEL TRENDAFILI DHE ANASJELLTAS”
Doshi duhet te tregoje pse KERCEU nga PD-PS? Kush e dergoi? C’Detyre I dha? C’fare
i premtoi? Sa te pafajshem do te vriten hint ne sheshe nga “ALIBIA VRASJE POLITIKE”?
DOSHI KA VETEM NJE EMER , “KRIMINEL ME PAGESE”
EDHE ATRIKULLI JUAJ KA NJE EMER, “PGESE QE ME BEN TE LUMTUR”
Z.Bedri Islami jam shume i kenaqur me shkrimin tend,por te them te drejten jam shume i shqetesuar sinqerisht per te ardhmen e ketij vendi.Dhe e dini perse….??Nuk eshte vetem faji i politikaneve tane por edhe i joni te gjithe bashke(ata qe kane te drejte vote sigurisht).Po marr nje shembull:Nuk kam arsye ta kuptoj se si nje vend i vogel i vogel si Puka(Une nuk jam nga Puka) ku te gjithe e njohim njeri tjetrin me dhembe e dhemballe te votoje per deputet nje person me nje te kaluar kriminale….???Perse?Per miqesi,per ndonje borxh apo per ndonje rryshfet…???Per ate rryshfet qe nuk na e hedh dot hallin ku jemi katandisur…??Per ate rryshfet qe te thuash ja hodhem varferise per vite te teraaa…???Ne jemi te paret qe duhet tja veme gishtin kokes dhe lapsin letres se per ke do te votojme dhe se ato rryshfete nuk na cojne asgjekundi perkundrazi na sjellin ne keto dite te sotme ku politikanet duhet te merren me ligjet qe i duhen ketij vendi per te ecur perpara dhe jo me marreveshjet qe duhen bere me greket per varrezat e grekeve te rene ne Shqiperi!!!!!Dhe tani me vjen ndermend nje varg i te madhit Pashko Vasa;Ah moj Shqypni e mjera Shqypni……!!!!
Nuk mund te behet dekriminalizim, pa cfuqizuar rregulloren kriminale te kodit zgjedhor me lista te mbyllura. Kjo hapi rruge qe kryetaret e partive me klane mafioze e kriminale, te zgjidhnin ata qe ishin te “zanatit” per keto pislleqe. Listat e mbyllura jane nje krim i mbyllur i cili nuk mund te luftohet me pallavrat e te dy kraheve te politikes qe me konsensus vendosen kete sistem kriminal.
Nese ka vend per arrestim,mua nuk do te me vinte keq as per Edi Ramen te cilin e kam votuar cdo rradhe.Ai qe shkel ligjet,ai qe kryen krime e cdo gje tjeter ne kundershtim te Kushtetues te denohet,ndryshe nuk do te bejme shtet.Pse nuk po denohet Sali Barisha ?Kete e di vetem Edi leshi qe frikesohet nga levizja e qimes se Saliut
I respektuari z.Bedri,pergezime per shkrimet tuaja korrekte,jane nga te paktat shkrime qe I lexoj me endje te madhe.Por,sipas mendjes sime dhe jo vetem times,duhet t’a thoni troc se ku ” fle lepuri”.Te gjithe,ose pjesa derrmuese e popullit tona,e dine se pa ju prere koka gjarperit Sali nuk do te kete kurre qetesi dhe drejtesi ne Shqiperine tone te vuajtur.
..me pelqen te shoh gjithmone nga e ardhmja ,pasi te shkuaren nuk kam force ta rikuperoj,apo ta qaj..por vetem ta perkujtoj,me mall,apo me nostalgji.Kryesorja eshte se cila eshte rendesia e ketij proçesi,qe ka hyre pa radhe,..mos eshte nje farse,per nje koke turku ne dekriminalizim,apo keta jane koka e krimit dhe shqiptaret me pas do te shpetojne!?..nekrologjite e parakoheshme ,sjellin trishtim,sepse ata mund te dalin me te pafajshem,se kopeja qe i ka shitur..,ose eshte heret,shume heret per te kuptuar nje strategji,apo realitet.Mendoj se me te dy anet e parlamentit sot,ç’do gje ngelet e paqarte…shpresoj te drejtesia e paaneshme.
ZESHTE mire te shkruhet drejte se a ekzezistojne akademia e shkencave a perfaqesohet ai nga personat qe mos i terheq pasuria por kontribut per vendin dhe mendimet dhe imponimi logjik qe bene qe dhe vendimet shteterore te jen sa me te drejta A ka ardhur koha qe gjykatat te bejne pastrim total pse shume drejtues partiak dhe qeveritare nuk deshirojne te ekzistojne (kur ne shume shtete me stabilitet ekonomik keto jo vetem qe mbrojne puntoret por pas shkeputjes nga puna percaktojne se do te trajtohesh me sociale ose disokipacion icili garanton trajtim me te mire dhe njihet si vite pune gjithashtu ndihmon per kualifikimin sipas tregut te punes) kurse ne shqiperi krijohet nje ministri per keto probleme aq me teper e drejtuar nga nje minister shume fytresh dhe demagogjik qe vetem i ka ulur pensionet dhe socialet SI dhe dhenuien e koncesioneve me fitim te pa perfillshem borxhet ne familje sjellin deshperim per qeverin sukses dhe gezim me falni qe u zgjata por shpirti ka shume mellefe dhe informacionet dhe perkeqesimet qe shohim kur vime ne shqiperi na i shtojne keto
Po me habit kthesa e menjehershme e shokut Bedri.Disa here kerkuar arrestimin e politikanve,po vetem per te djathtit.Si kuader i vjeter ne PPSH nuk mendoj te kthesa,jote ndodhi menjer po vetem te dhembi zemra se filloj te te majtit.Mos u merzit se jan edhe 17 te tjer te bllokmenet e rinje.Me vjen keq qe do ngelesh pa pune,mbas arrestimit te tyre si dhe nga ramja e qeveris mashtruese e kryeminele.Ktheje dhimbjen ne forc o Bedri Islamabat!
Zoteri! Me vjen keq, por ju nuk e keni lexuar fare shkrimin e zotit Islami. Juve duket u mjafton mbiemri Islami per te zbrazur zbrasetine tuaj jo vetem kulturore por edhe inteleligjente. Edhe z.Berisha emer arab ka, por ju e doni aq shume ate sa iu duket shume i hijshem edhe kur femijet e tij falen ne xhami, qe ju me njohurit qe keni nuk e vleresoni se tempull te zotit, pasi te ketille njiheni vetem kishen. Lexoni zoteri, pa pasur frike se ndriconi mendjen.
Keta te dy e meritonin burgun.Ndoshta jo te rene ne gracke ne kete menyre.
Familje e madhe??? E nderuar??? Te gjitha relative ne kohen e sotme.
Andej nga vjen Doshi flinin me trung poshte kokes e nga mireqenia.
Naiviteti i Doshit eshte per femijet.
E verteta eshte:
Gjyshat e baballaret e forces se tij politike ja bene familjen e nderuar te c’nderuar.
I kalben ne burg dhe ja vrane fisin.
Si mish i huaj dikur duhej shkulur dhe Doshi.
Sot i erdhi radha.
Ne fund duhet te jete ligji mbi te gjithe por ky po e ha edhe prej emrit dhe arrogances rrugacerore te shfaqur kudo, nuk mund te ulej ne nje rresht xhelati dhe viktima.
Hakmarrja vazhdon pavaresisht se ky e meriton. Kaq u desh Doshi.
Ky mendonte qe ishte i pazevendesueshem pikerisht ne ate mentalitetin e burrave te medhenj
qe se bene Shqiperine kurre.
Rama deshi me nje gure te vrase dy zogj.
Doshin qe kishte detyrime dhe Meten qe i ben karshillek.
Seria vazhdon por Rama eshte me i humburi ne kete histori.
Besueshmeria e tij eshte zero.
A do denohen te gjithe qe e meritojne???
Do mbesin ne fund vetem ushtaret e gardes ne parlament.
Fatkeqesisht u shkul vetem nje ciban i huaj por nuk u sherua semundja qe po na perpelit kaq vjet.
Ne keto 24 vjete, eshte llogjike, askush, nga populli i thjeshte, nuk gezohet per ato cka kane ndodhur ne politiken e ndjekur .Nuk kemi si te gezohemi ku demokracia u kuptua si nje arsye e zbritur nga qielli per te sunduar vetem me nje shprehje :Poshte komunizmi. Si mendoni ju se revolucjonet ideologjike ose permbysjet kane ardhur nga nje shprehje e Liderve .Historikishte azgje nuk eshte ndryshuar pa motivin qe e ngre popullin ne kembe per ndryshim. Motivi nuk eshte ajo shprehja, qe e degjojme gjithmone nga partia me dy gjithshta apo po Rilindim , por filozofija per te jetuar ne nje shtet demokrat .Ku mbrohen me ligj elementet njerzor te nje shoqerie e qe funksjonon ne perputhje me idete me perparimtare te arritura deri me sot .Pra mungesa e motivit ka sjelle kete zhgenjim e na ka futur ne nje kaos qe demokraci nuk mund te quhet .
Nuk gezohemi se ata qe perfaqsojne motivin e idet jane shtresa me e degraduar e shoqerise sone.Ketu qendron dhe arsyeja kryesore qe ky popull per 24 vjete perpelitet pa arritur ate qe keron :Shtetin dhe jeten normale ne demokraci.
Demokracia nuk lindi ne qiellin e zbrazur por nga mendjet e shquara njerzore per tu shkeputur nga bota e krimit dhe cfrytezimi cnjerzore .Ajo u rrit gradualishte mes perleshjeve me anet me te errta qe mbizotronin ne popujte e botes .Ne krye te tyre nuk u vune Perandoret ,Mbreterit apo burrat e shtetit por mendjet e ndritura me vizjon njerzor .Figura te pastra plot koncept e kulture dritedhense .Po a i ka populli yne keta qe te ndricojne rrugen e demoktacise .?????. Nuk behet fjale fare .
Para popullit tone jane cfaqur figura kriminale ,te shitura, antikombetare ,kondrabandist ,hajdute qe mbollen jo faren e demoktracise por te kapitalizmit cnjerzor qe bota i ka lene pas. Etja per pushtet ,sundim dhe pasuri ka qene fenomen i shoqerive para demokratike. Tek ne ato lulzojne si dukuri e botes qe njerzimi la pas . Ja pse nuk te gezojne deputetet e sotem .Deputet te pasuruar nepermjet krimit te maskuar me termin demokraci .Deputet qe levizin me makina te blinduara e jelek antiplumbi ndodhin vetem ne vendet e droges e te kondrabandes . Deputet e punonjes administrate te stolisur me vargonje flori qe pretendojne se perfaqsojne popullin .Na duhen keta deputet te kamur, vazhdojne te kembngulin liderit e partive , se bejne pune me shtresat e varfaera te popullit .Na grumbullojne votues e ushtare te bindur te lidhur me zinxhire verberishte pas partise . Ja Rama-Meta i mori nga kontigjentet tradicjonale te Saliut dhe i plasen bomben ne dore . Ky eshte deputeti qe kercenon Ramen si buke shkalur .Tipike berishjane .Me jep te fitosh .Hidh voten dhe perfito cte duash . Mos paguani korent ,uje ,detyrimet ndaje shtetit dhe beni tuajen.Me para te pista ,biznese fitim prurse, Kazino ,bordelo,hece ,toka ,pyje ,minerale e cdo pasuri kombetare per pinjollet e partise .Ashtu sic thote dhe vete Rama .Rrum-Palle .Por jo berishjane .Rrum-Palle politikane .
Ka te drejte zoti Bedri te hidherohet e te gezohet .Digju- ftohu, hidherou -gezohu po katandisemi ti hedhim syte nga qielli me shprese se nje dite do te na qeshi dhe ne fati .
Te lumte z.Islami ! Analiza juaj eshte apel per klasen politike.Eshte nje “wake up” per te gjithe bashkeqytetaret shpresevenitur.Analiza juaj eshte e pranueshme per te gjitha shtresat,ngjyrat,
bindjet etj.Krimi eshte kopil sepse askush nuk I del zot,eshte krokodil I cili wan si femi per te mashtruar gjahun.Krimi eshte pa parti,pa atdhe e pa flamur.Ne kete kontekst,te gjithe duhet te ngrihemi ne kembe per te cuar para drejtesise kriminelet,vrasesit dhe hajnat e gjakut dhe te djerses se ketij populli te raskapitur.Ka 25 vjet qe partite politike te djathta apo te majta nuk deshirojne ta bejne.Eshte populli qe duhet t’u imponohet.Ka 25 vjet qe prokuroria dhe gjykatat qe stigmatizohen,por reagimi I tyre qesharak.Nuk e kuptoni qe administrat jane tallur me sovranin?Nje koleg I imi thote qe jeta eshte shume e shkurter,aq sa nuk kam kohe te
vdes.Mos duhet te kalojne edhe 25 vite te tjera?Prokuroret dhe gjykatat para se te merren me kundervajtjet penale,duhet te merren kryesisht me krimet.Ka vite qe flitet per reforme ne drejtesi,rezultati:ne kalendat greke.Deduksioni im eshte cdo 6 muaj zgjedhje,deri populli ta pastroj politiken.