Për herë të parë pas kaq vitesh, një kryeministër shqiptar ka folur për flamën më të rëndë që ka mbërthyer qytetet në historinë e këtij vendi: braktisjen, rrënimin, shëmtimin, degradimin urban, varfërinë sociale, zhveshjen nga çdo sens jete. Për herë të parë, një kryeministër flet për Tepelenën, Librazhdin, Gramshin, Selenicën, Bulqizën e plot qytete e qyteza shqiptare, që janë katandisur në shkrettina, ku ata që frymojnë aty ngjajnë me njerëz që janë në pritje të të vetmes gjë që u ka mbetur atyre anëve: të vdesin! Ishte pra kryeministri Rama, që duke folur në një konferencë me temë Rilindja Urbane, bëri një rezyme të një prej dramave më të mëdha që ka pësuar shoqëria shqiptare tranzicion: një lëvizje demografike të papreçedent, që pothuajse ka fishkur krejt jetën urbane nëpër qytete, pa llogaritur falimentin e fshatit.
Dhe nuk është fjala thjesht për qytete të vogla, si ato që u përmendën më sipër e për të cilën foli kreu i qeverisë, por dhe për qytete me prestigj si Berati e Gjirokastra, që edhe pse pasuri botërore, jo vetëm që nuk arrijnë të kapin asnjë kuotë të pranueshme të vizitueshmërisë turistike apo ndonjë të ardhur financiare prej tyre, por dita – ditës e vit pas viti, kanë vijuar dhe ato të shkojnë degradimit, sa që dhe për banorët e atyshëm, Tirana gjithsesi mbetet destinacioni final, nëse dëshiron të jetosh, ose ta ndjesh të paktën që po jeton. Eshtë një sfidë e madhe kjo, që ndoshta asnjë vend afër nesh nuk e ka përjetuar pas rënies së komunizimit, ku më shumë se gjysma e vendit, ku përfshihen qindra fshatra e dhjetra qytete, të katandiset në qendra banimi në pritje të vdekjes; është sfida e kthimit të tyre në jetë!
P.S. Pa llogaritur asfiksinë totale të jetës me të gjithë elementët e duhur shoqëror në qytetet tona, një prej shëmtive më të mëdha të tyre, janë depozitat e ujit mbi taraca, që ngjajnë si puçra në lëkura të qëruara nga zgjebja. Dhe, përderisa kjo qeveri ka marrë përsipër t`u ndryshojë pamjen qyteteve, do kishim dëshirë të dëgjonim se përsa dhe kur do vijë ai moment që furnizimi me ujë të jetë 24 orë pa ndërprerje, për t`ua hequr nga shpina ato të flamosura depozita qyteteve tona gërmuqe?!
Keto qytezat s’jane gje fare po njerezit po braktisin edhe qytete si Vlora,Fieri,Lushnja,Kavaja bashke me gjith te tjeret,vetem Tirana po fiton dhe Durresi me qe esht afer.
Popullsia qe ju esht shtuar ketyre qyteteve jane thjesht njerez qe po braktisin fshatra dhe qyteza po shumicen po e merr Tirana se po ikin shume dhe nga qytetet qe permenda me siper.
E tmerreshme,por e vertete:
“Qytete e qyteza shqiptare, që janë katandisur në shkretina, ku ata që frymojnë aty ngjajnë me njerëz që janë në pritje të të vetmes gjë që u ka mbetur atyre anëve: të vdesin! “…
Nder qytetet e vdekura në mes natyrës madheshtore mund te futen pa frikë edhe Pogradeci e Çorrovoda? Thesare të natyrës turistike e historike! Si ka mundesi? Një rrugë i duhet çorrovodes që korça dhe kolonja,pale përmeti te dalin ne këte qytet,në berat dhe drejt e në zëmer te shqipërise. Me ketë rrugë që gati ështe e bërë dhe pikërisht mollas(tridhjetedyshi i kolonjes)- luaras-shemtir-kaltanj-shkembi i miçanit-kanionet e osumit korça zbarkon për 1. 30 orë në çorrovodê??? Berati shkon për 2.30 orë në kolonjë? Nje degezim te kanionet e osumit te nxjer ne përmet dhe te tri urat!? Kryesorja eshte se corrovoda dhe berati behen me dalje kufitare e nuk mbeten ne fundin e thesit të mbyllur!? Pale turistet e kanioneve do depertojne nga korca, kolonja,permeti,greqia,gjirokastra,tepelena…? Po Pogradeci ? Fare pak punë dhe liqeni i kristalte e qendrat antike,selca,lini etj.i japin hov… Rruga permes mokres jo vetem zhvillon nje zone te vdekur por me nje dege per ne gramsh lidhet shkurt me kete qytet e ky qytet me liqenin e kristalte!? Por kjo nuk po ndodh dhe banoret e pogradecit e te corrovodes te mesuar me ajer te paster po dynden drej tiranes e durresit te tejndotur!? Nga varferia! Nga varferia po ndotin akoma dhe me shume edhe qytetet e medha o ermir dhe po nga varferia nuk po veme as ne te clodhemi ne qytetet e pastër!? Ju bjemë më qafë fukarenjve te tyre!
VR !!! Nder qytetet e vdekura në mes natyrës madheshtore mund te futen pa frikë edhe Pogradeci e Çorrovoda? Thesare të natyrës turistike e historike! Si ka mundesi? Një rrugë i duhet çorrovodes që korça dhe kolonja,pale përmeti te dalin ne këte qytet,në berat dhe drejt e në zëmer te shqipërise. Me ketë rrugë që gati ështe e bërë dhe pikërisht mollas(tridhjetedyshi i kolonjes)- luaras-shemtir-kaltanj-shkembi i miçanit-kanionet e osumit korça zbarkon për 1. 30 orë në çorrovodê??? Berati shkon për 2.30 orë në kolonjë? Nje degezim te kanionet e osumit te nxjer ne përmet dhe te tri urat!? Kryesorja eshte se corrovoda dhe berati behen me dalje kufitare e nuk mbeten ne fundin e thesit të mbyllur!? Pale turistet e kanioneve do depertojne nga korca, kolonja,permeti,greqia,gjirokastra,tepelena…? Po Pogradeci ? Fare pak punë dhe liqeni i kristalte e qendrat antike,selca,lini etj.i japin hov… Rruga permes mokres jo vetem zhvillon nje zone te vdekur por me nje dege per ne gramsh lidhet shkurt me kete qytet e ky qytet me liqenin e kristalte!? Por kjo nuk po ndodh dhe banoret e pogradecit e te corrovodes te mesuar me ajer te paster po dynden drej tiranes e durresit te tejndotur!? Nga varferia! Nga varferia po ndotin akoma dhe me shume edhe qytetet e medha o ermir dhe po nga varferia nuk po veme as ne te clodhemi ne qytetet e pastër!? Ju bjemë më qafë fukarenjve te tyre!
po per politiken e shemtuar te ktyre 23 viteve ,ku akoma dhe sot ne qeveri qarkullojne fytyra te vjetra e te shemtuara pse nuk foli kryek…i, te cilet sollen rrenimin e ketij vendi ,hike mer palaco desident plazhesh pa breke
Ky eshte kapitalizmi !!!