Kryeministri Rama e ka marrë lehtshëm këtë punën e armëve kimike. E ka marrë lehtshëm në shumë mënyra. Po veçoj dy sosh. Në radhë të parë, është një negociatë (ose një vendim, nëse vendimi është marrë), që ai e ka bërë krejt individualisht, larg syve të të tjerëve, pa i marrë mendimin askujt. Të vetët nuk kanë folur deri më sot, dhe kjo heshtje e tyre nuk vjen prej shtysave solidare brenda maxhorancës; përkundrazi, vjen prej faktit që ata janë të painformuar. Çfarë kanë dëgjuar, e kanë dëgjuar nga mass-media. Ka rrezik që edhe Ilir Meta ta ketë marrë vesh nga mass-media këtë lojë, dhe nuk është çudi që qëndrimi i tij “pak kundër” të jetë më shumë shprehje e zemërimit ndaj Ramës që ia ka mbajtur të fshehtë këtë punë, se sa qëndrim i veti politik.
Në radhë të dytë, Rama po jep shenja se protestat po i sheh si një “mistrecllëk” të shoqërisë civile, “mistrecllëk” i destinuar të mbetet pa mbështetje, si të gjitha “mistrecllëqet” e bëra deri më tani nga shoqëria civile; në mos, po i sheh si lëvizje të frymëzuara nga eksponentë të caktuar të opozitës. Në fakt, nuk është kështu. Protestat janë inicjuar përveç të tjerash nga njerëz që e kanë mbështetur atë vetë, e partinë e tij para zgjedhjeve të 23 qershorit. Tok me ta, e pas tyre, kanë qenë edhe njerëz që “hanë djathtas”. Dhe kjo do të thotë se kjo protestë nuk është si të tjerat. Kjo është një protestë që, pavarësisht nga fakti se fut hundët njëri apo tjetri për qëllime që s’kanë të bëjnë me qëllimet e protestës, ka lindur nga një shqetësim gjenuin i shoqërisë shqiptare. Është hera e parë që shqiptarët janë mobilizuar në mënyrë transversale. Këto ditë është parë një mobilizim jo i frikshëm në pikëpamje numerike, por me çfarë duket, përshkallëzimi i protestës është punë ditësh. Në këto rrethana është pak e zorshme të besosh se Rama ka për t’iu mbajtur fjalës që u ka dhënë amerikanëve (ai është me idenë se dhe opozita do të rrijë sus përpara sugjerimit amerikan). Të bëhet se janë shqiptarët që nuk kanë për ta lejuar klasën politike shqiptare ta çojë deri në fund zullum. Më të madhin e zullumeve që janë bërë deri tani, sidoqë nuk bëhet për motive korrupsioni banal.
SARIN – DOLLAR-GAZI I ILIR REXHEP METES E EDI KRISTAQ RAMES
Sarin eshte gaz nervin ose siç quhet ndryshe edhe GB ben pjese ne familjen e organo fosfateve dhe eshte i klasifikuar si një agjent apo armë kimike e shkatërrimit në masë.
Është zbuluar për herë të parë në fund të vitit 1938 nga shkencëtarët gjermanë të IG Farben gjatë përpjekjeve për të zhvilluar substancave me veprim biocide (vrasese te qenjeve te gjalla).
Në temperaturë dhome është një lëng i pangjyrë në dukje nga të verdhë-kafe dhe pa erë, jashtëzakonisht i paqëndrueshem. Avujt e Sarin jane pa erë dhe pa ngjyrë.
Helmimi mund të ndodhë nëpërmjet frymemarrjes dhe nëpërmjet kontaktit të lëkurës. Një përqendrim i mjaftueshëm i avujve është në gjendje të kalojnë lëkurën , duke e bërë te pa efekteshem përdorimin e një maskë gazi .
Ashtu si agjentët e nervore të tjera, sarin sulmon sistemin nervor te organizmave të gjalla . Simptomat e para të ekspozimit ndaj Sarin janë vështirësi në frymëmarrje dhe tkurrja e pupilave te syve. Vazhdon me një humbje progresive të kontrollit të funksioneve trupore, shpesh sjell të vjella dhe humbje te urinës dhe fekaleve.
Ne fazat e metejshme te helmimit me kete gaz verifikohet një gjendje komë që çon në mbytje per mungese frymemarrje si rezultat i spazmave konvulsive.
Një individ i ekspozuar ndaj helmimit me Sarin, edhe pse në sasi jo vdekjeprurëse, mund pesoje dëme të pakthyeshme neurologjike .
Doza vdekjeprurëse për gëlltitje LD50 në minj është 0.55 mg / kg, për ekspozimin e lëkurës në lepuj është 0,925 mg / kg.
Sarin është vdekjeprurës edhe në përqëndrime të ulëta, nëse nuk bëhet administrimi në kohë i një antidoti, siç eshte atropina. Megjithatë, terapia antidotale më efektive bazohet në administrimin e substancave të cilat riaktivizojë enzimën “target” ndaj se ciles SARIN-i ka efekt bllokues.
Atropina është në fakt vetëm një antagonist kolinergik: ajo parandalon efektet e dëmshme të shkaktuara nga vazhdimesia e tepruar e qendrimit të acetilkolinës (një neuro transmetues) në hapësiren sinaptike.
Sinapsi eshte hapsira ne formen e nje membrane ku perqendrohen per nje kohe te matur ne pak miliseconda te gjithe neuronet qe percjellin mesazhet e trurit drejt gjithe organeve jetesore te trupit (muskujt, zemra, mushkerite, veshkat, stomaku etj).
Sinapsi ne natyre ka dy forma te shfaqjes se tij elektrike dhe kimike, qe eshte edhe ajo qe karakterizon gjithe qenjet e gjalla mbi vertebrore ( i bejme nje kenaqesi Engjell Agaçit – veterinerit avokat keshilltar te Edi Kristaq Anife Rames – i ashtuquajturi Ritvan Shehu ne blogjet italiane te Papinga-s mbrojtes i flakte i fondamentalizmit musulman).
Në kushte normale acetilkolini (neuroni qe mbart te dhenat qe vijne nga truri per t’ju percjellur organeve) shkatërrohet menjëherë nga acetilkolinesterasi, një enzimë e pranishme në korrespondencën e synapeve nervore; në këtë mënyrë, ne kushte normale garantohet transmetimin korrekt të impulsit nervor .
Acetilkolinesterase është enzima “target ” e SARIN-it.
Ne brendesi te ketij receptori molekular zhvillohet proçesi i eliminimit te acetilkolinës (neuronit qe mbart te dhenat e nisura nga sistemi qendror nervor drejt organeve te trupit).
Ne rastin e ekspozimit ndaj SARIN-it molekula enzime bllokohet teresisht nga SARIN-i per pasoje bllokohet proçesi natyral i shkaterrimit te neuroneve.
Eshtë njelloj sikur te mbajme te shtypur pergjithnje nje tast te celularit apo te tastieres se kompjuterit deri sa te shkojme ne bllokimin e tyre. E njejta gje ndodh edhe ne rastin e helmimit me SARIN.
Megjithate ne rast te nderhyrjes se menjehereshme ( brenda pak minutave – orëve në varësi të sasise dhe konçentrimit te SARIN-it), proçesi normal i enzimes mund të riaktivizohet.
Si agjentë riaktivues ne përdorim jane disa oximes (obidossima, pralidossima ) që janë të afta , nëse administrohen menjëherë, të riaktivizojne acetilkolinesterasen, duke menjanuar SARIN-in dhe në këtë mënyrë duke e bërë enzimen molekulare përsëri receptor gatshëm fiziologjikisht për të degraduar acetilkolinėn .
Më 20 mars 1995, SARIN është përdorur për sulm terrorist në metronë e Tokios nga kulti Aum Shinrikyo fetar.
Në gusht 2013 ajo është përdorur në një sulm me raketë në një periferi të Damaskut , Siri gjatë Luftës Civile te diktatorit Assad kunder popullit sirian.
Bravo Zoti Gushi
Paske bere nje pune te lavderueme me kete Sarin-en.
Po me qe je thelluar kaq shum, shpjegoju ketyre te blog-ut edhe konceptin taktik te perdorimit, edhe c’eshte LD50, edhe se kur krijon perqendrime vdekjeprurse ne ambjente te hapura, edhe se……..nuk duhet te perhapesh panik(tek ata qe besojne perrala interneti).
Meqense permend rastin e perdorimit te Sarin-es ne metron eTokios, shpjegoju pak atyre qe te lexojne, se sa vet u paraqiten ne spitale vetem ngaqe moren vesh lajmin dhe filluan te ndjejne siptoma vetem nga paniku….pa patur asnje lloj kontakti me Sarin-en…..
Sepse kam nje ndjesi mor zotri se, po te mos ishte nderruar pushteti, do tu mbushje mendjen ndjeksve te Dita-s qe Sarina eshte nje lloj parfumi!!!!!!
Nese ju jeni informuar sic duhet, keni degjuar gje se gazi perzgjedh vetem njerezit e thjeshte kur i godet?
Kujtoni ju se keta politikanet nuk e duan jeten e tyre dhe te familjareve te tyre?
Nese s’do te kishte masa sigurie nuk do te merrej asnje vendim…
Shume qenke munduar moj Besiana .por nga qe idea se shkrimi Juaj ne kete koment do te ngjalle panik ,piksynove qe neprmjet kesaj faqje elektronike ,sigurisht me bekimin e administratorit te saj, ke ndermarre gjith ate mundim duke na pershkruar se si do te vdesim ,sepse diku ke gjetur te perkthyer ose t’a kane perkthyer nje material per LHL. Por po te thelloheshe pak duhej te kishe tjeter sens, Mire qe per te vdekur qe po e njofton te shkretin popull se si do te vdese ,por per t’a shpetuar pse nuk na thua as nje faje dhe as ndonje rruge ,apo sipas teje vetem te mos vijne ne Shqiperi paçka se ka plot rruge e mundesi te tjera .A nuk e di se L H L i kane krijuar kimistet ne bashkpunim me mjeket ,a nuk e di se L H L jane kompozime elementesh kimike qe ashtu si kompozohen ashtu edhe dekompozohen ,mire qe nuk i je referuar Gerdecit ku babezia per fitime te njerezve te Familjes k/ministrore pa derdhur asnje pike djerse por duke vene mish per top femije ,gra e burra te mbushin xhepat dhe llogarite e tyre bankare ,duke shkelur çdo rregull e norme teknike shkaktuan ate kasaphane sepse Gerdec dine te bejne vetem njerez te seres tende( siç duket nga pershkrimi qe i ben efekteve te L H L ) A e di ti se ne Shqiperi ka nje strukture te veçante qe ka funksionuar per dhjetra vjet per LHL dhe ne ate strukture nuk kane munguar specialiste nga me te miret te cilet ndoshta sot jane pa pune ,por qe katraura ekonomike qe la qeveria qe u largua duhet te riparohet e di apo jo ,Ne se njerezimi do te kishte mendjen tende sot duhet te ishte ne vitin 0 ,por sot njerezimi ka arritur ketu ku eshte duke njohur ,zbuluar, riparuar, kontrolluar,dhe punuar me ngulm per arritjet me te mira ,kam frike se je aty e aty me Sazan Mavrine qe nuk beri nafaka ne nafte por sot shume injorante e te pa ditur besojne ne gam gamet e tij dhe te spekullanteve qe shfrytezojne ty e te tjere si Sazani per te peshtytur ne pjate dhe me pas te kultivoni krimba gjirizi ,sepse nuk keni mundesi te jetoni ndryshe aty jeni mesuar.
Sa me ka pelqy ky koment ,sa me ka pelqy.Eshte nje sqarim me te vertete shkencor.Ne fund rreshtohen dhe vendet dhe koha ku e kur eshte perdorur.Mungonte vetem nje rast kur kryekrimineli i shqiptareve dha urdher per perdorimin e tij kunder popullsise civile ne vitin 1997.Kjo klase politike eshte e ezauruar.Nuk kane çti sjellin me ketij populli veç skllaverimit.Ne udhehiqemi nga oligarket e trasheguar nga komunistet me te ndyre.Veçoj komunistet e vertete idealiste qe luftuan dhe gjakun e djersen e tyre dhe te popullit i pronesuan olirgarket e rinj.
Zonja gushi keni bere thjeshte vetem nje kopim nga interneti te sarinin nje nga L.H.L pa ditur me gjate praktikisht kohekufizimin ne veprim dhe se bombulat e gazit qe i kan tegjithe neper shtepia jane me te njejten rrezikshmeri sic i kane provuar shume familje fatkeqe. Prandaj mos u mundoni te prrallisin njerzit me njohurit tuaja te cekta.
Thjeshte doja tju pyesja nga gjithe ky sqarim amerikanet do sulmonin shqiptaret me keto helme apo do ti shkaterronin?Se perderisa na sqaron per efektet kete kuptojme.Gjynah qe po na shkojne humbur kjo fare specialistesh.
Doja te kundershtoja, po ja qe gjerat sorollaten ne menyre te tille ku njeriu jo ne cdo gje reagon publikisht. E kam fjalen per kohen kur u bene pashaportat biometrike ku privatsia e individit shkelej me te dyja kembet. Privatsia e shqiptarit ne emer te transparences ku ai jep te dyja pellembet e duarve dhe eshte i pari shtet ne bote ku qytetarit te saj i sheh jo vetem grafine e organeve podhe trashgimnine gjenetike dhe humbjen e lirise individuale duke e bere shume te plagosshem dhe te pambrojtur individin. Duke e bere ate transparent, te tejdukshem. ne nje fare mynyre nuk kam pranuar, kam kundershtuar, nuk kam bere pashaporte shqiptare edhe pse shtetesine e kam ne rradhe te pare shqiptar dhe kam dy nenshtetesi. Dhe kete e kam bere se nuk ka te beje me transparencen po me abuzimin e humbjen e privatesise dhe cenimin e intrigitetit personal dhe jo me transparence. Transparence, metafore shume e gjetur qe kuptohet nga qe shkruhet pothuaj nga te gjitha gjuhet si nje fjale me kuptimin e tejdukshmerise dhe leximit te hapur. Populli shqiptar eshte viktime e kesaj transparence duke humbur indititetin e tij duke dhene pellemben e duarve ne emer te transparences. Ku transparenca eshte ne mungese totale nga organet qeveritare. Ne keto momente qe po shkruaj kryetari i parlamentit qeteson deputet qe kryeministri nuk eshte ketu ne parlament per eshte jashte shtetit! Kaq! Dhe nuk jep asnje spjegim se ku ka shkuar dhe pse ka shkuar ne nje situate kaq kritike. Mungese e plote e transparences!!! Ne nuk kemi asnje informacion. Nuk kemi asnje farmacion as te lire dhe as te pa lire dhe shpesh here ngreme opinjone spekulative hipotetike qe kapin nota deri histerike. Nuk jemi pjesmarres ne llogarimarrje, nuk komunikojme dot me aktoret politike si qytetare se poltika dhe kryeministri jo kane lyer qelqin e transparences me boje apo me zhul, po kane ngritur nje mur betoni ku nuk japin asnje informacion. Dhe ne jemi te paralizuar si qytetare nga komponenti thelbesor i demokracise TRANSPARENCA dhe ne nuk kemi akses ne perceptimin real te problemeve, dhe ne nuk mund te komunikojme e te diskutojme, te sygjerojme e te marrim pjese aktive ne diskursin publik e politik, dhe asgje nuk e justifikon kete klime te mjegulluar qe politika e perdor vetem per te pasur hapsira abuzive. Thirri mendjes kryeminister se cdo gje do te te kthehet ne bumerang. Erresire e plote dhe jo mjergull e nuk flitet per transparence Jo per bisedimet qe keni bere dhe si i keni bere po per fjalen e dhene dhe vendimin qe keni marre dhe akoma luani teater shkerdhatash qe vendimi nuk eshte marre. Duhet te besh transparence me popullin shqiptar si nje detyrim. E kupton fjalen detyrim mor kryeminister, je i detyruar dhe nuk ke asnje fuqi madhore te marresh vendime kapitale te formateve te tilla. Po lene cfar shkruan M Nano se kerkon te te beje makiazh Qe nuk behet per motive korrupsioni banal. Korrupsioni eshte korrupsion dhe banaliteti dhe kriminaliteti jane te dy A dhe O e ketij veprimiveprimi.
Jam në një linjë mendimi me z. Mustafa nano! Gazetari i ka koncentruar bukur argumentat. Sidomos çéshtjen e mungesës se transparencës dhe deri diku lidhjen e kesaj me reagimet ne mjedisin aleat te ramës. Ka dicka në këtë mes dhe rama duhet te jete tepér i kujdesshem sepse shperfillja e aleateve mund te kushtoje. Mund te kushtoje madje dhe shperfillja brenda radheve te veta. Eshte tamam ashtu si thote muci qe protesta ka lindur nga nje shperthim genuin i shoqerise shqiptare(une pashe dhe mjaft kolege ushtarake atje) dhe kjo perkthehet pak a shume si nje zgjim kundershtie nga ata qe e kane votuar ramen. Ca mistreclleqe te tipit altin goxhaj sado qe bien erë “mut pëdê-je” nuk mund ta zbehin faktin se atje po venë altinët. Atje po venë një shumice qe kane votuar pro rama dhe qe ta eksplodojne shtepine nga brenda. Rama duhet te mare parasysh se shqiptaret jane zgjuar dhe ju ka ikur tuaflleku 23 vjeçar . E kjo duhet ta bëjë të mendohet mire për te mos shkelur ne ato derrasa te kalbura qe muçi ja numeron shkurt e bukur! Nderime muç nano!
O Muç Kimiku!!!!
Po he pra, se jeni vonuar ne analizat tuaja gjithmon te specializuara…
O burra nxitoni te mbushni studiot e 700 TV-ve te ketij vendi, merr me vete edhe Artan Hoxhen, Henrita çilin, Peken etj..dhe ju bini fort daulleve te Aliarmit per Sulmin Kimik mbi atdheun tuej te dashtun.
Se vetem ju e doni atdheun, si domos nje pjes e juaja qe ka helmatisur opinionin publik vite te tera(Ty te perjashtoj nga ky rol helmuesi)
Zoti Mustafa, ju keni nje pesh te rendesishme ne opinionin publike cila lidhet automatikisht edhe me nje pergjegjshmeri me te lart ndaj ketij Publiku. Duke folur ne kete menyre, pa patur njohurit e duhura, thjesht shkaktoni nje panik te panevojshem.
Ndoshta keni te drejt per mungesen e konsultimeve nga Kryemini.., por nuk besoj se eshte e drejt ta quani zullum faktin e nje vendimi pro asgjesimit te nje pjese te tyre ne Shqiperi…Eshte nje vendim i rendesishem qe mbart qe mbart pergjegjesi te madhe por edhe perfitime apo hubje qe lidhen me kete vendimarrje
Nuk eshte aq e rrezikshme sa trumbetohet ne media, nuk eshte hataja. Asgjesimi i LHL-ve ne nje proces te kontrolluar, eshte i veshtire…..poooooor ne rastin me te keq te ecurise se tije munde te ndikoj vetem personelin qe merret me asgjesimin e tyre……kuptohet nese zbatohen kriteret e percaktuara si ne perzgjedhjen e vendit dhe gjat procesit teknik, jo si ne Gerdec.
Sa per problemin e mbetjeve te procesit…eshte gjeja qe duhet te na shqetesoj me pak ne kete rast
Ku ishte deri dje shoqeria civile kur armet kimike ishin shesheve te reparteve te braktisura?
Ku ishte shoqeria civile dhe miqte e saj deri dje para se te ndodhte Gerdeci?
KU ishte shoqeria Civile deri dje kur helmet e ndermarjeve kimike ishin te shperndara ne atmosfere dhe njerezit i perdornin si llaç per te bere shtepi (shikoni Porto Romanon ne Durres) dhe askush nga shoqeria civile nuk e ngriti zerin?
Per Helmet qe ishin te perhapura ne vende te ndryshme nuk e hapi njeri gojen por tashme u zgjuan….????
Tani na eshte bere pale e politikes
Jane gati dy muaj te kesaj qeverie,e cila erdhi nga revolucioni i heshtur i popullit.Akoma nuk po kuptohet se ç’fare ka dashur te thote ky milet i vjedhur,i grabitur,i rahur,i vrare,i lene pa pune,pa buke,ne mizerje,i shitur nga Berisha tek greket,tek serbet(ate qe nuk beri dot serbia per 100 vjet me vrasje e djegje e shkaterim te Kosoves e Shqiperise e beri Sali Berisha me nje vendim qeverie duke u dhene bregdetin shqiptar) dhe sot ky kryeminister qe fjalen e pare e ka trasparencen,ben poshtersi edhe me te medha se paraardhesi i tij;do te ketheje shqiperine ne shkretetire,e kur thote Driteroi i madh,”do ngordhin edhe karkalecat”
Diku ne nje media tjeter i kunderviheshin Dritan Priftit se kishte thene se keto manifestime do degjenerojne ne ate shkalle sa nuk do ti duhet me Edi Rames ky vend.Dhe duke pare sot se si po reagon Saliu me te tijet,si po mundohen ti shpetojne denimit e gjithe shpura e grabitesve qe ka pas,nje gjendje e tille eshte me se normale ne kete vend pa stabilitet.Nje rruge e dy pune,destabilizim,remuje dhe kjo gje e krijuar nga megalomania e Edi Rames,ves qe e ka ne gen,duke mos u konsultuar me asnje njeri tjeter.A paskam gabuar une dhe nje milon shqitaret qe u munduam te zgjidhnim te keqen me te vogel? Ditet qe vijne do vertetojne se kemi gabuar,apo kemi mare vendimin e duhur.Por zgjedhjet e reja nuk jane larg,dhe ky popull jo me heshtje,do rezoje cilido qe e mashtron nje here.
Edi Rama, shpresa e ketij populli tejet te vuajtur ne mes te qyteterimit Europian, te jete kaq
driteshkurter sa ti thote po Amerikes kundrejt nje JO te madhe popullore ?Qenka nje njeri i kuliseve as me pak e as me shume si paraardhersit. Kaq shpejt te shgenjeje dhe mos te pyes
ata qe e votuan? Besoj se po rrezikon dhe te qenit si KM i shqipetareve.
Ndryshimi midis Rames dhe Berishes per vendime te tilla jetike per jeten e shqiptareve qendron ne ate se po te ishte Berisha ne pushtet ne keto momente, armet kimike te Sirise do te ishin magazinuar ne Shqiperi pa u marre vesh nga media,shoqeria civile,popullsia,opozita.,pra do te ishin bere fakt i kryer.Lajmi do te merrte dhene vetem kur te shperthente ndonje katastrofe Gerdeciane.Rama duhet te kuptoje drejt situaten.Te perveluar nga Berisha shqiptaret jane te gatshem t`i fryjne edhe kosit.Tani duhet t`i thote jo,nje po-je te dhene diku pa u menduar mire.
Sa bukur e ka thene ne komentin e tij zotria All Kimiku… Sikur pushtetin ta kishte,(Large qofte,) Sali qoftelargu),Lengu i Sirise, do ish, shkuar parfumit!… Eh,sa poshte ke rene o z.Mustafa Nano… I je bashkuar panikut, sikur te ishje po aq injorant … Edhe sikur te kethehet nje dite,(large qofte),Ky qoftelargu,biles per meriten tende,ty do te zene me shqelme te parin… Qysh,po na zhgenjen keshtu o Mustafa!… E pa besushme. Bjeri more kesaj dhelpre,qe bene sikur ka ngordhur,se kjo gjalles, eshte shume me e hidhur se sa lengu ne fjale…
Per te paren doja dhe une te them JO armeve kimike ne Shqiperi,por me vjen dhe nje dyshim mbi gjithe kete rremuje thashethemnaje qe eshte hapur,pse te mos besojme dhe ata qe thone qe nuk ka asnje vendim mbi kete HALL qe na ka zene,perse duhet gjithemon te besojme ç’fare na thone medjat e huaja dhe te huajte se bashku me disa analiste dhe gazetare tane,perse ne duhet te ndahemi gjithemon nga ata te cilet kemi zgjedhur per te na perfaqesuar,sipas meje(ne kete pike nuk jam as i majte e as i djathte) ketu ka dore nje grupe antishqipetare qe deshiron destabilizimin e vendit tone dhe me e keqja eshte se po ja arrijne qellimit,mjaftonjne pamjet TV dhe do shofim qe ne fillim na dalin persona pa personalitet qe na flasin per mundesine e ardhjes se armeve dhe menjehere ne krye te tyre na perfundojne ata qe e vrane dhe e vodhen popullin per 8vjete rresht.MEGJITHATE TE MBLIDHEMI DHE TU THEMI JO ARMEVE TE SIRISE NE SHQIPERI POME NJE KUSHTE,KETO TUBIME TE MOS I KTHEJME NE TUBIME PARTIAKE.
Ka disa si e mendojn Edi Ramen si Enverin qe bente cfar donte.Bile I kishin ngritur edhe nje keng nga shume te tjera me kto fjale.Kur flet Enveri e vendos partia.Dalin e bejn komente duke mbeshtetur nje veprim criminal.
SHKURT HESAPI NUK KEMI TAKAT PER TU MARRE ME ATE PUNE,. NUK ESHTE ASNJE MUNDESI PER TU CAKTIVIZUAR ATO ARME KETU. ELBASANI DHE KESHTU ESHTE I QELBUR QE KUR U NDERTUA KOMBINATI METALURGJIK E ASHTU KA NGELUR.
E para punes keta politikanet do marrin ato parate dhe pa merak se kane aq mundesi sa te ikin nga ketu e ta bejne jeten diku tjeter! Dhe sa per Sarinen jeni informuar gabim! Zoti Brace do zhytet te notoje ne Sarine se nqs preket nuk demton! Vetem nqs haet e pihet!
z.gushi paske shume njohuri per LHL aq shume paske sa edhe vete gazit qe i thua sarine qe i ke ndryshuar emrine me qe nuk e di po te them se quhet ZARINE,
“THE OTHER SIDE OF MOON”- ANA E PADUKSHME E HENES,(ana tjeter e henes)ka qene nje liber i nje ballkanasi botuar nga 1997 ne gazeten koha jone.aty mund te lexosh sa te duash dhe te bindesh se sa thelle kane shkuar punet sidomos ne ballkan.