Ndër të shumtat e lajmeve dje, të pazakonta në lloj e numër në raport me një ditë pushimi e fundjave si e shtuna, ishte dhe ai mbi disa gjimnazistë që mbollën pemë për të ripyllëzuar kurorën e Çorovodës. Sigurisht, që ka vend për qasje cinike, megjithatë, është rasti për risjellë në vëmendje një fakt të trishtë, siç është ai i një ç`pyllëzimi kriminal që ka pësuar Shqipëria në 20-vjet, e ku në asnjë rast, në ligjërimin politik, ose në programet politike, kjo plojë mjedisore që na bën me turp po aq sa zullume të tjera, nuk ka zënë kurrfarë vendi. Klithet e çirret për Integrimin Europian, por që të shihet në sy realiteti, të vlerësohet ashtu siç është, e të përvishen mëngët për ta ndryshuar, duke nisur që nga mjedisi, terrenet ku jetojmë, që nuk kërkojnë fonde, por vetëm vullnet, vetëdijesim e aksion konkret, kjo nuk ndodh. Raporti i prishur tërësisht mes njeriut e natyrës, është katastrofal. Megjithatë, edhe nëse nuk është lajm i madh, ka diçka gudulisëse në faktin se në Çorovodë janë mbjellë pemë! E. Hoxha
Lerini mo keto show ala Kokaj por te bahet nje rregull e moto e dites e shtetit rimekambja e natyres jo me disa fidana sa per tu duk e pri e eksporto miliona pa leje e Ministria e Mjedisit ban sehir ose i eksporton vet djali i Ministrit e Co!!!!!!!!!!!
Më në fund një lajm pozitiv për ambjenti 😉 më mirë vonë se kurrë thot një fjal e urtë , rëndësi ka që filluan.
Bravo një shëmbull i mirë dhe duhet të ndiqet nga të gjitha shkollat e mesme të vendit dhe të vendoset një ditë në muaj si dita e pyllëzimit deri sa të mundemi të zvëndësojmë këtë shkretëtirë që e krijuam vetë
Sa qesharak ky lajm. Doli hajduti Ilir Meta dje e me disa hajdute te ardhshem potenciale te LSI bene sikur mbollen 2 fidane. Keta qe kane shqyer pyje per te shitur gurin e Tomorrit e per t’i mbushur xhepin Ilir Metes. Gazetari kete gje qe as lajm nuk mund te quhet, por gazetaret tane te shitur ishin nisur te gjithe te thirrur nga kryehajduti, na e paraqitin si kryelajm sepse ne Shqiperi ku nuk ka me vlera hajduti do na jape leksione qytetarie.
Dhe gazetaret e Dites i shkojne e i bejne temena. Nuk e dime ende se cgfare mendojne gazetaret e Dites per videon e Metes.