Në rrjetet sociale ku flitet shqip është përshëndetur gjatë 24 orëve të fundit suksesi i Vetvendosjes në zgjedhjet komunale të sapombyllura. Kjo Lëvizje nuk mori ndonjë gjë të madhe në shkallë republike atje, por ajo mori Prishtinën që drejtohej prej 15 vitesh prej LDK-së. Madje, ka zëra që i mbahen idesë se fituesi nuk ka qenë Vetvendosja, por kandidati i saj, Shpend Ahmeti që, pasi arriti fillimisht të dalë në balotazh (me disa mijra vota pas Isa Mustafës), ia doli më në fund ta përmbysë situatën në favorin e vet. Por këto zëra e teprojnë, sipas meje. Vetvendosja është se s’bën pjesë e suksesit, qoftë dhe për faktin se Shpend Ahmeti ishte kandidati i saj.
Pas kësaj që ndodhi, po flitet për një fitore të madhe, për një përmbysje, për një sinjal që i është dhënë gjithë klasës politike, për një shpresë të re, për një epokë tjetër, etj, etj, por gjasat janë që të jetë ende herët për ta përkufizuar me bujë këtë moment politik në Kosovë. Sigurisht, humbja e LDK-së në Prishtinë është në vetvete, e apriori, një ngjarje e madhe, jo vetëm sepse bëhet fjalë për qeverisjen e kryeqytetit, por edhe sepse çdo ndryshim në atë që është qëndra administrative, politike, ekonomike e kulturore e vendit është një “flamë” që përhapet me forcën e një virusi në gjithë territorin.
Por pyetja që lind natyrshëm në rrethana të tilla (po i rikthehem sërish dyshimit që shpreha pak më sipër): Kjo ngjarje shënon njimend fillimin e një epoke të re në politikën kosovare? Përgjigja nuk mund të jepet qysh tani. Ndryshimi i madh i shumë pritur nuk vjen nga zëvendësimi i një individi me një individ tjetër, apo i një partie me një parti tjetër, në krye të qeverisë lokale apo qëndrore. Një epokë e re dallohet nga një frymë e re, dhe ne ende nuk e dimë nëse Shpend Ahmeti është apo jo bartës i një fryme të re (s’ka gjë se vite më parë e ka krijuar një parti të tijën me këtë emër: Fryma e Re).
Ne e dimë një gjë, megjithatë. Me mënyrën se si votuan, kosovarët treguan se duan ndryshimin, dhe Shpend Ahmetit i ka ardhur një shans që ta ndërtojë një strategji të ndryshimit. Duhet ta ndërtojë këtë strategji të ndryshimit edhe sikur idenë e një ndryshimi të mos e ketë pasur asnjëherë në mendje. Madje, ca më shumë në këtë rast.
Shkrim kot. I vjen verdalle si kali ne leme. Duket sikur Muci s’ka ditur çte shkruaje dhe nga merzitja ka shkruar keto rreshta duke perdredhur fjalet.
Po mire ca kupton me ndryshimin ti Muc Nano ?–Se problemi eshte ke quan Ndryshim ?
Sipas meje ndryshimi i ketij Shpend Ahmetit eshte vete Partia qe ai perfaqson
Ajo parti eshte vete ndryshimi , ne rastin e Kosoves , sepse ajo punon ne nje fryme tjeter krahasuar me partite e tjera
Dhe ja psh _Ajo parti e Shpendit , Vetvendosja nuk pranon qe te behen bisedime me Beogradin…Dhe kete e ka shume drejt, sepse nga bisedimet me Beogradin fiton veten Serbia –Kosova nuk fiton azgje
Ky eshte nje ndryshim esencial ne Kosove ne lidhje me perceptimin e politikes atje
dhe eshte nje ndryshim ne favor te shqiptareve
Nuk ke ca bisedon me dike qe nuk te njef per shtet , dhe duhet te jesh i prere kunder tij ashtu sic eshte ai kunder teje etj etj
Nje shkrim i pergjithshem sa per te kaluar rradhen. Minimumi qe duhet te bente artikullshkruesi per te krijuar nje bindje per Shpend Ahmetin, ishte te hynte ne youtube dhe te kerkonte debatet, fjalimet apo edhe komentet e kolegeve te vet gazetare.
Vetvendosja ka pjesen e vet ne suksesin e Shpendit (mgjse Albini nuk ishte shpesh dakord me menyren e tij te te berit fushate), por vete kandidati nga njera ane dhe primitivizmi i Isa Mustafes ne trajtimin e gares elektorale ishin faktoret qe ben qytetarin e Prishtines te vendoste ndryshe. Ka ikur koha kur njerezit i genjeje me fjale apo me rrahje gjoksi, njerezit duan pune, perkushtim, humanizem ne rradhe te pare dhe jo snobizem alla Isa Mustafa qe pretendonte para 3 Nentorit se e fitonte Prishtinen me duar ne xhepa.
Shpend Ahmeti eshte simbol i ndryshimit te te menduarit politik ketej e tutje ne Kosove. Mesazhi i elektoratit ndaj kastes kryesore politike ne Kosove eshte i qarte se nuk ka me turma qe mund te terhiqen prej hunde me histori te se shkuares qofshin ato me Ibrahim Rugoven apo luften e UÇK-se.
Jamë plotsishtë dakort me ju…
Z. Nano ka bërë aq shumë gabime në këtë shkrim sa nuk do t’i faleshin edhe një gazetari krejt amator. Po i rendisë:
1. LDK nuk e ka qeverisur Prishtinën për 15 vjet;
2. Vetvendosja është “Vetëvendosje”;
3. Fryma e ndryshimit i ka disa kritere matëse, e një ndër më kryesorit është përcaktimi politik gjatë zgjedhjeve. Prandaj z. Nano edhe këtu deklaron krejt kuturu se: “Ndryshimi i madh i shumë pritur nuk vjen nga zëvendësimi i një individi me një individ tjetër, apo i një partie me një parti tjetër, në krye të qeverisë lokale apo qëndrore. Një epokë e re dallohet nga një frymë e re, dhe ne ende nuk e dimë nëse Shpend Ahmeti është apo jo bartës i një fryme të re”.
Me gjithë vlerësimin për z. Nano ky ishte një shkrim që lë shumë për të dëshiruar; aq sa mund të thuash: më mirë të mos kishte thënë asgjë.
Edhe, shumë keq që opinionistët nga Shqipëria mësojnë/dinë kaq pak gjëra për Kosovën…!
Jetoni, Prishtinë
aqe sa e la te behen zgjedhje te lira ne shqiperi ku ishin zgjedhjete me te keqia ne historin botrore demokratike me grabitjen e 16 deputetve te atije buri me video aq la serbia te fitoi demokracia ne kosov sic i vidhte per birin e saj mustafa i vodhi dhe solli nje bire te ri turp prap me keto pabesira qe behen shqiptari humbet se len te behet vullneti i popullite dhe normale me keto gjera ska zhvilim per shqiptret kudo qe jan po vetem skllaveri
nuk jam dakort me Mustafa Nanon. Shpend Ahmeti eshte nder politikanet qe i perket nje brezi tjeter. Ai bashke me te ngjashmit e vet, krijoji FER.in, por politika e po ashtu dhe elektorati shqiptar i fossilizuar ne llogore, nuk ja dha voten ne zgjedhjet parlamentare ne KOsove. FER-i u shperbe dhe zogjjte u shperndane ne per floe te tjera. E nje nga keto fole ishte edhe per Shpendin, VeteVendosja. Vete pranimi i Shpendit per nenkryetar i VV ishte nje sinjal per potencen qe paraqiste ky politikan i ri. Vete papajjtushmerite qe kishte me Albin Kurtin per disa probleme si dhe mbi menyren e te berit fushate, tregon se Shpend Ahmeti eshte nje lloj tjeter politikani dhe nuk ka shume te perbashketa me Kurtin dhe VV. Po te marresh rezultatet ne pergjithesi, VV ka firo nga zgjedhjet parlamentare, e po ashtu edhe nga zgjedhjet vendore te kaluara, e po ta shikosh hollesisht edhe rezultatin e raundit te pare ne Prishtine, ndersa Shpend Ahmeti mori rreth 36% te votave, VV nuk mori as 10% syresh… Ndaj nuk duhet levduar VV dhe nuk duhet matur me hijen e mengjesit… por te ulet, te rishikoje qendrimet e saja perjashtuese dhe te rivendose ballancat ne politiken kosovare….
Do Zoti dhe e kuptoj mesazhin e Prishtines elektorati ne shqiperi.Ndryshimi dhe rilindja e shqiperise do te vije kur te zhduken nga skena politikanet e tre partive trashegimtare te Partise se punes.Jane dhjamosur shume dhe nuk I mban dot ne shpine taksapaguesi
ne shqiper duhet bere nje amnisti e madhe per ata qe Kane vjedhur per te jetuar dhe te denohen ata qe na lane pa xhepa per tu pasuruar.Te filloje me Berishen dhe kopene e tij te djathte e te
Qeveria Rama mos kerceje naplonin se nuk u votua si asambel I kengeve dhe valleve .
Ndodh qe nga munges a e pareve te kerceje dhe Rama nga belaja
Per mendimin tim v v eshte e vetmja levizje qe mundet ta nxjerr kosoven , nga kethetrat e banditave dhe te tradhtarve te kosoves , dhe me shembullin e tyre se si behet politik do te ndergjergjesoje dhe popullin e shqiperise per te rraguare dhe te behen pjes e fateve te tyre sic po behet v v . mos harroni je gje vv e ka care vet deri tani rrugen dret pushtetit dhe me nje kundervenje harbuce te ambasades amerikane dhe atyre kosovare dhe pa financa , kjo ju duket pak ju . tani te marrim zgjedhjet lokale , ku vv ishte per her te pare ne zgjedhjet lokale , vertet shpend ahmeti e perfaqesoj vv ne zgjedhjet e prishtine por mos te aishte ne ate levizje ai nuk do fitonte se vv eshte nje levizje e disa viteve dhe ky eshe nje argument baze ne fitoren e tij . ka tash sa kohe partia e tacit qe lufton te fitoj prishtine por prishtinalit nuk ja japin njerzeve te ardhe nga mali dhe pa formimin e duhur , ne keto zgjedhje kishte dhe kandidat te tjere si per shembull ai korab sejdiu i akr djale shum i pregatitur por ati nuk ja dhane voten se e dinin se cfare dallaverxhiut eshte kryetari i asaj parti xhevdet pacolli . prandaj ja dhane vv dhe shpendit se nuk kishin besim me tek as nje parti e vecanerisht te ldk arogante e isa minit , prandaj vv dhe shpend ahmeti kane ne dore rastin e arte qe tju kallzojne prishtinasve qe dim te qeverisim dhe tju kallzojen gjith kosoves se po pate vullnet per te miren e qytetarve dij dhe nese te qeverisin kosoven , dhe do te jete nje mesazh i mir dhe per nderkombetaret se vetem me perkushtim dhe pune behen gjerat e mira e zeza mbete e zez dhe e bardha mbete e berdhe.
Shkrim kot,me aq shume idiotija ne te se vertet dyshojsh ne njohurit e na nos per kosoven! Shikoni pa program et edhe intervistat bre.
Ne cdo aspekt eshte njeri i ndryshimeve zotni:i shkolluar ne Harvard,e jo ne beograd-nese e kuptoni dallimin qe implikon kjo per kosovaret,Profesor ne nivel nderkombtar e jo krahinor ne qofte se e kuptoni dallimin,bashveprues qe mbledh rreth vêti njerezet te qualifikuar edhe te njohur per mire nga gjithe shoqeria kur tjeret Kane vetem’ Unin’ edhe pazaret e tyre ne goje,
Njeri flet per program konkret,tjeret politike hava, etc etj.
Sa per VV ,tregoj se nuk eshte dogmatike po di te zgdhe e pranoje njerezet me vlere.krahasimet nuk qindrojne pasi ishte Héra e pare qe VV konkuronte per ‘komunalet’ ku prape se prape fitoj keshilltare,te cilet do jene berthama per zgedhjet e ardhshme.