Ditët e fundit, në shtypin shqiptar po shkruhet, debatohet dhe analizohet gjerësisht lufta dhe formimi i shtetit të Kosovës, sidomos veprimtaria dhe meritat e drejtuesve të organizatave politike të asaj kohe, pjesëmarrës në këtë konflikt. Pavarësia e Kosovës ishte finalizimi i qëndresës heroike të kombit shqiptar ndaj asimilimit disa shekullor sllav në rajon. Asimilim që prej kohësh ishte frenuar në kufijtë kosovarë, preshevarë, shqiptarëve të Maqedonisë, falë edhe meritës se këtyre banorëve dhe më gjerë. Ashtu dhe shqiptarëve në shtetin amë.
Fundi i viteve ‘90, situata e krijuar ishte e favorshme për ne. Interesat tona kombëtare për fat u përputhën plotësisht me interesat strategjike të shteteve më të fuqishme të botës. Ata me zgjuarsi e vendosmëri, luajtën rolin kryesor në fitoren e kësaj lufte të drejtë, pa të cilin nuk realizohej dot kjo ëndërr e vjetër e gjithë shqiptarëve. Ata ja u dinë për nder. Klima e bekuar mesdhetare, përveç ndikimit pozitiv në jetën e shqiptarëve, siç duket ka edhe disa anë negative, që kanë ndikuar në shëndetin, formimin dhe ekzistencën tonë si popull. Kështu justifikoj dhe kam dëshirë të shpjegoj kujtesën e dobët për shumë ngjarje kryesore në vite. Ngjarje që në asnjë mënyrë nuk duhet të harrohen apo nënvlerësohen. Historikisht veprimtaria asimiluese sllavo-serbe ndaj shqiptarëve ka qenë e vazhdueshme e sistematike, e mirëorganizuar në veprimtarinë e gjithë strukturave serbe. Por më interesantja ka qenë veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe që kanë qenë arma kryesore në këtë luftë. Kjo sidomos pas viteve ’48-‘49. Për shërbimin sekret shqiptar, veprimtaria e jugosllavëve dhe shërbimit serb, ishin armiku kryesor. Më shumë se 75% e veprimtarisë kundërzbuluese aktive, zinte lufta kundër këtij shërbimi, deri në vitin 1992. Motoja bazë e UDB-së ka qenë: “Pa Kosovë nuk ka Serbi, por ajo rrezikohet vetëm në rastin kur forcohet shteti në Shqipëri”. Pra Kosova do të ishte nën Serbi vetëm me një Shqipëri të dobët apo inekzistente. Është vërtetuar që ata, kështu kanë vepruar deri në vitet 2000. Po aktualisht, nuk mund të themi gjë. Shërbimi shqiptar dhe kosovar janë të paaftë në zbulimin e kësaj veprimtarie të mundshme apo personat në shërbim aktual të serbëve. Shërbimi sekret shqiptar deri në vitin 1992 u mundua dhe luftoi për shkatërrimin që në embrion të çdo dyshimi apo veprimtarie jugosllave në Shqipëri.
Kjo shpjegon që sa herë rrezikohej Kosova, në Shqipëri ndodhnin ngjarje masive të shoqëruara me destabilitet. Në një studim të kryer nga specialistët e kundërzbulimit shqiptar në Ministrinë e Brendshme të viteve ‘80, vite kur lëvizja në Kosovë mori hov, rezultonte përveç të tjerave se ekonomitë bujqësore apo shtetërore ishin më të dobëtat në Republikë. Niveli i jetesës së kooperativave dhe rretheve kufitare si Dibër, Kukës,Tropojë dhe Malësia e Shkodrës ishte shumë më i ulët se niveli i jetesës dhe ekonomitë brenda vendit. Ato ekonomi ndanin një pagë qesharake dhe jetonin me vështirësi e borxhe nga shteti. Kjo edhe për shkak të shumë ngjarjeve të rënda e të dyshimta, si zjarre ose eksplozione në stalla, në magazina, ndërmarrje, miniera etj. që nuk ndodhnin në brendësi të vendit. Në analizë u arrit në konkluzionin që në to, mund të ishte dhe dora e UDB-së. Pas intensifikimit të punës, u arrit të zbuloheshin dhe vërtetoheshin plotësisht me dëshmi dhe dokumenta ligjore, që UDB-ja me anë të agjentëve të tyre, dobësimin dhe shkatërrimin ekonomik sidomos të zonave në kufi me të, e kishte prioritet. Shërbimi serb nëpërmjet oficerëve dhe agjentëve të tyre kishte objektiv shkatërrimet në këto zona me anë të organizimit aty të krimeve si diversion, sabotim, grabitje, vjedhje etj. Oficerët jugosllavë në këto zona, ishin shumë aktivë, ata kanë vepruar nëpërmjet qendrave të avancuara në kufi dhe brenda territorit shqiptar. Rezultati, dhjetëra stalla dhe objekte ekonomike të djegura deri me gjithë gjënë e gjallë, dhjetëra njësi tregtare të grabitura natën, duke shkaktuar terror dhe pasiguri në fshatrat e zonave, përveç dëmit ekonomik të konsiderueshëm. Pas veprimeve të organizuara kundërzbuluese u arrit të zbulohen ekzekutorët shqiptarë përgjegjës e u dënuan pas ‘85-ës. Dëshmitarë për këto ngjarje janë banorët e këtyre zonave të cilët mirëpritën dhe vlerësuan këto veprime të shtetit. Dokumentat operative, shkencore, filmike e gjyqësore të këtyre proceseve janë në arkivë. Ashpërsia e krimeve të tyre ishte unikale për kohën dhe vendin që u kryen. Ato lloj krimesh i dënon ashpër çdo sistem sot.
Në vitet e shkërmoqjes së Jugosllavisë, veprimtaria e shërbimit serb ndaj Shqipërisë u ashpërsua e intensifikua. Deri aty sa në parlamentin serb u miratua hapur një fond prej 12.000.000 (milionë) dollarësh, për destabilizimin e Shqipërisë. Dhe ndërkohë, shohim fenomenin e piramidave, shkatërrimin e administratës, ekonomisë, ushtrisë, armatimin, deri në tentativat për luftë civile jug-veri në 97-ën, veprime që çuan në prag të shkatërrimit përfundimtar të Shqipërisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franca u pushtua nga nazistët. Përveç të tjerave ajo u qeveris nga Qeveria e Vishisë me president Marshallin Peten dhe Kryeministër Lavalin nën juridiksionin e Hitlerit. Përveç të tjerave, në netët e 16 dhe 17 korrikut 1942, policia e Vishisë, arrestoi 13.152 hebrenj, burra, gra e fëmijë, të cilët u dërguan për t’u shfarosur në Aushvic. Ky krim u krye kryesisht nga policia franceze. Dihet tashmë bashkëpunimi i qeverisë së Vishisë dhe i të ashtuquajturit Shteti Francez me nazistët, gjatë Luftës së II. Dihen edhe shumë fakte të tjera, nga të cilat veçojmë figurën e Petenit, udhëheqës ushtarak legjendar gjatë Luftës së I Botërore, për mbrojtjen e Verdunit. Figurë me merita, për të cilat u bë Marshall i Francës. Mirëpo, pavarësisht nga justifikimet e qëllimeve të tij, që çuan në bashkëpunim me nazistët, Peteni ishte padyshim një person ultra konservator, për të thënë më të paktën. Por nuk ishte tamam ai problemi. Problemi ishte ai i bashkëpunëtorëve të tij dhe gjermanëve, në qeverisje. Pas lufte, Peteni dënohet me vdekje nga gjykata, dënim i cili për meritat e mëdha të Petenit në Luftën e Parë iu kthye me dënim të përjetshëm. Por De Goli dhe drejtësia franceze nuk kurseu ndëshkimet shembullore për gjithë piramidën e bashkëpunëtorëve të nazistëve në qeverinë e Petenit. Me qindra prej tyre morën dënime shumë të rënda, ku Lavali, Dea, Morati etj, me varje e me pushkatim. Ligji francez më pas, i mbajti larg pushtetit politik si një turp dhe zgjebe që mund t’i bënin vetëm keq Francës Demokratike. Si shqiptar mendoj dhe krahasoj, mbase jam dhe i gabuar. A ngjan regjimi i Milosheviçit me Hitlerin, sidomos në vitet ‘90, sa krime e vrasje masive përfshi dhe gjenocid realizoi në këto vite në qendër të Evropës? Po vrasjet e dëbimet biblike të kosovarëve, mos ngjasin me veprimet e vitit 1942 të nazistëve në Francë? Kështu edhe krimet e tjera atëherë. Po qëndrimi i Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, mos ngjason me ato të Petenit ndaj nazistëve? Edhe një herë për vëllezërit kosovarë të ndershëm e patriotë, qofsha i gabuar edhe për prejardhjen e drejtuesve politikë të sotëm në Prishtinë.
Drejtuesit politikë e popullorë në Kosovë dhe Shqipëri për 25 vjetët e fundit mund t’i vlerësojmë duke i ndarë në dy kategori. Në Kosovë mund të fillojmë edhe më herët rreth viteve ‘80, kur filloi të organizohej rezistenca e vërtetë ndaj pushtimit serb, rezistencë që kishte në bazë qëndresën disa shekullore të shqiptarëve ndaj sllavëve e sidomos serbëve. Do të mbeten emblematike figura të asaj kohe si ato të Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës, Adem Demaçit dhe shumë të rinjve kosovarë që dhanë jetën dhe vuajtën burgjet fashiste për ideal. Në ato vite, veprimet dhe fotografitë e tyre mbaheshin si të shenjta në shumë zyra të administratës shqiptare të asaj kohe. Ashtu si më vonë legjendari Adem Jashari, i cili falë heroizmit personal dhe fisit të tij, e ka vendos veten ne emrat e parë, shkruar në altarin qindra vjeçar të heroizmit të popullit shqiptar. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti e shumë të tjerë, me patriotizëm dhe devotshmëri u vunë në krye të shqiptarëve të Kosovës, e që pa luftën e tyre, aleatët do ta kishin vështirë për të shporrur Milosheviçin nga trojet tona. Aktualisht disa prej tyre janë transformuar në politikanë shqiptarë të shkathët e që vuajnë pak nga dobësimi i memories. Për sa i përket Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit, Isa Mustafës dhe bashkëpunëtorëve te tyre, në Shqipëri nuk dinë për kontributet dhe veprime të tyre në favor të luftës çlirimtare në Kosovë. Edhe politikanët shqiptarë, që kanë drejtuar shtetin amë, këto vite që kandidojnë me lëvizjen për pavarësi në Kosovë, pa frikë mund t’i ndajmë në dy kategori. Kategoria e parë ose të vetëquajturit të djathtë dhe e dyta ose socialistët. Përfaqësuesit dhe emrat kryesorë e më aktivë që kanë ndikuar e kushtëzuar në lëvizjen kosovare nga të djathtët janë Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Safet Zhulali, Bashkim Kopliku, Bashkim Gazidede, Genc Pollo etj. Këta persona dhe strukturat që ata drejtonin në atë kohë, jo vetëm nuk kanë ndihmuar dhe mbështetur lëvizjen për pavarësinë e Kosovës, por përkundrazi me djallëzi, aktivisht e kanë sabotuar atë duke ju kundërvënë konkretisht e hapur. Mjafton të kujtojmë furnizimin me naftë të ushtrisë serbe. Në krye të kësaj pune Berisha, Meksi e Shehu, që nga ana tjetër sollën një bllekaut ndaj organizimit të luftëtarëve në territorin shqiptar, sa që lëvizja për çlirim vlerësohej si terroriste. Kjo deri aty sa që drejtuesit e saj arrestoheshin me të vënë këmbë në territorin e Republikës. Takimet e vërtetuara me Milosheviçin dhe Arkanin. Deri te arrestimet, vrasjet dhe zhdukja e disa drejtuesve, në territorin shqiptar, gjithmonë në koordinim me Rugovën dhe Bukoshin, e shprehur edhe në qëndrimin antikombëtar ndaj Rambujesë. Miqtë e mi, me humorin e hollë, në Korçë, kur dëgjonin përgjërimet e Berishës për Kosovën pas 97-ës, i drejtoheshin atij me thënien e korçarëve për Osman Gazepin në vitet ’30: “Korçën kërkove, Korçën të dhamë, mos e dh… Korçën si dh… Beratnë”. Prova më flagrante e hapur janë ngjarjet e shtatorit të vitit 1998. Tentimi për grusht shteti.
E ndërsa Peteni me shokë në Francë u zhdukën, këta të shqiptarëve jo vetëm s’u hyri gjemb në këmbë, por u janë bërë ferrë e ngjitur si shushunja trupit të dobësuar shqiptar. Kategoria e dytë e politikanëve që lidhen me këtë kohë e Kosovën janë socialistët. Përfaqësuesit dhe përgjegjësit kryesorë si Fatos Nano, Rexhep Meidani, Ilir Meta, Pandeli Majko, Paskal Milo, Fatos Klosi etj. Këta drejtues politikë, padyshim u bënë mbështetje morale dhe logjistike për lëvizjen dhe çlirimin e Kosovës. Por ata kishin mundësi shumë më të mëdha për të ndihmuar. Shumë herë u shfaqen të mefshtë dhe burokratë. Detyra kryesore për të mbështetur Kosovën duhet të ishte ndihmesa direkte në terren e krijimit të grupeve të UÇK-së, furnizimi me armë e veshmbathje nuk ishte ndonjë sakrificë e madhe, atë mund ta kryente edhe një strukture transporti e ushtrisë shqiptare. Ajo nuk është detyrë kryesore e shërbimit. Nuk e ndihmuan në vend strukturat e UÇK-së për t’i mbrojtur nga veprimet serbe e organizuar punën zbuluese e kundërzbuluese, marrjen në pyetje të robërve, depërtimin në zonat e armikut etj., ashtu siç ishte parashikuar vite më parë në planet që kishin nëpër kasaforta. Nuk u aktivizuan e drejtuan celulat e fjetura në Kosovë, celula të përgatitura me kohë në bazë vetëm patriotike, për çlirim të Kosovës. Këto dhe veprime të tjera ishin të mirëideuara nga persona që e njihnin realisht lëvizjen çlirimtare e që ishin te pasqyruara saktë për situata të tilla në Kosovë. Megjithatë, shumë oficerë shqiptarë ushtrie me iniciativën e tyre e patriotizëm shkuan vetë duke ndihmuar UÇK-në. Përveç shumë ushtarakëve patriotë e modestë edhe Sokoli, Pirua, Beni, ish-oficerë të shërbimit shqiptar shkuan me iniciativë, për të ndihmuar në fushën e tyre. Drejtuesit e asaj kohe u justifikuan me parimin e neveritshëm të mosndërhyrjes në punët e brendshme të fqinjëve. Ndërkohë shqiptarët po masakroheshin. Në një kohë kur zona ishte bërë arenë lufte për ushtritë dhe shërbimet inteligjente kryesore në botë. Kujtojmë veprimet ekselente në këtë fushë të Hollbrukut dhe Hillit, të shërbimeve angleze etj. Njësoj si në koalicionin antifashist, por pa Bashkimin Sovjetik.
Specialistët mendojnë se teza absurde për hapjen e depove të ushtrisë shqiptare dhe konflikti i 1997-ës është organizuar nga shërbimet aleate, për përfitime në shpenzimet e luftës së Kosovës. Kjo nuk qëndron edhe vetëm për një fakt të thjeshtë. Kostoja e një fluturimi të avionit bombardues C17 është qindra e mijëra dollarë ose vetëm një raketë e drejtuar Tomahouk që me dhjetëra u hodhën mbi Beograd e Serbi, nga njësitë e NATO-s, në Adriatik kushton 500.000 dollarë, sa gjithë hekurat që ndodheshin në depot shqiptare. Ato veprime janë vetëm antishqiptare e kundërshtare, të cilat mbulohen në këtë mënyrë. Përgjegjësia kryesore ndaj vendit dhe detyrës, e të majtëve që ishin në atë kohë në pushtet, ilustrohet më së miri nga analiza e ngjarjeve të shtatorit 1998, veprimet e tyre para dhe pas datës 14. Qindra idhtarë të Berishës, Bukoshit erdhën nga Kosova para 10 ditësh e në vazhdim, duke u vendosur në hotelet e bregut të detit dhe Tiranës aq sa policia rrallë njihte në turmë ndonjë person. Asnjë sinjalizim nga Agjencia e shërbimit inteligjent. Organizimi i këtyre banditëve, takimet dhe bisedat me ithtarët e Berishës, asnjë njoftim. Ecejaket në Prishtinë të biondit apo kuqos opozitar, asnjë njoftim. Sulmi u krye vetëm ndaj Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Televizionit, pa ngacmuar asnjë zyrë apo ambient kryesor tjetër administrativ i cili ishte shumë më i lehtë për t’u marrë. Drejtuesit kryesorë të tyre u zhdukën sikur nuk ishin në Tiranë. Mosdhënia skandaloze e ndihmës për pajisje që u kërkuan nga policia më 14 shtator, ministrit të Mbrojtjes, janë të pashpjegueshme. Rezistenca atë ditë deri me armë, u bë vetëm nga një pjesë prej jo më shumë se 40 oficerë e nënoficerë të Policisë, grupi i ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, dhe efektivat e antidrogës në godinën e Ministrisë si edhe një pjesë e policisë së Tiranës, Gardës dhe forcave speciale në terren, disa prej të cilëve u plagosën. Këtyre efektivëve që për mbrojtjen e institucioneve e shtetit nuk kishin llogaritur edhe jetën, ju bënë krah oficerët aleatë dhe kryesisht italianë që ishin me detyrë në Tiranë. Ata ndihmuan direkt në organizimin dhe zbatimin teknik të veprimeve të panjohura për oficerët shqiptarë atë ditë si edhe me mjete të reja transporti e logjistike. Ata si specialistë të mirëfilltë, pasi analizuan situatën dhe ngjarjen, insistonin duke iu thënë shqiptarëve se ky është grusht shteti dhe shteti shqiptar duhet urgjentisht t’i arrestojë përgjegjësit që dihen. Fatos Nano me papërgjegjësinë e tij është një nga kryeministrat më të dobët të Shqipërisë, ndër vite. Kjo ishte arsyeja kryesore që organizatorët e grushtit të shtetit kishin besim se do të fitonin. Ai kështu veproi dhe e abandonoi atë ditë drejtimin e qeverisë dhe shtetit me turp.
Puçistët dështuan falë qëndresës së ashpër, devotshmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë të disa përfaqësuesve të shtetit e sidomos disa drejtuesve dhe pjesëtarëve të trupës policore në Ministrinë e Brendshme dhe Tiranë. Pas qetësimit të situatës dhe vendosjen e rendit, Kryeministri i ri Pandeli Majko jo vetëm nuk punoi për dokumentimin e thjeshtë të kësaj veprimtarie kundër shtetit, por u mjaftua me procedimin e disa fukarenjve e fukareshave që nuk dinin asgjë. Ministri i Brendshëm Petro Koçi, jo vetëm nuk arrestoi apo procedoi shkaktarët që edhe tashti dihen, por shkoi më tutje duke larguar nga puna apo spostoi disa oficerë kryesorë që pamundësuan grushtin e shtetit, ose largoi duke i çuar si roje nënoficerët e dalluar të antidrogës, të cilët vunë jetën në rrezik, përballë tankeve që drejtoheshin nga njerëzit e Bukoshit. Këta njerëz dhe të tjerë me veprime të dyshimta në atë kohë e vazhdim, padrejtësisht vlerësohen nga politika shqiptare dhe akoma kanë në dorë të bëjnë keq për vendin. Për veprimet e Majkos dhe të tjerëve si ai, të kenë kujdes kur trajtojnë çështjen kosovare dhe politikanët. Për të, nuk mund të thuhet se mosveprimet i burojnë nga ligësia, por aq e kishte nivelin. Ama një gjë duhet të dijë, të jetë më modest kur vjen puna për ndihmën ndaj popullit dhe çështjes kosovare. Ajo ndihmë dhe luftë patriotike është vetëm meritë e popullit patriot shqiptar kudo që jeton dhe jo e politikanëve te degraduar që janë me shumicë këtej dhe andej kufirit.
*Specialist i sigurisë kombëtare
Nje analize prej specialisti qe me kenaqi syte edhe mendjen.
Llafe te mira, vetem llafe.
shembulle i fresket dhe reale keshilltare i qeverise shqiptare eshte vete serbia pra njeriu qe ju dita i bete historine eqe nga gjyshi babai dhe vete GANI BOBI SI E KA EMRINE QE SME KUJTOHETE PRA SA FORMOHET QEVERIA BIRI I SERBISE U BE I PARI I EMRUARE NGA RAMA PRA SKA SERBIA KOMABNDONE MA THUAJ DITA SI E KA EMRINE SE SPO ME KUJTOHET NE SHQIPERI KA VLERE POSHTE PATRIOTET DHE HERONJTE TE ROJNE ANTISHQIPTARET DHE ESHTE SHUME REALE KJO PO E JETOJM ME DHIMBJE SE TA KANE ZAPTU POSTET DHE KANE EKONOMI TE FUQISHME KURSE PATRIOTET VRITENE E ZHDUKEN SI FIS
Sakt dhe qarte,shkrim brilant. Autori ka dhene emer dhe mbiemer te tradhetareve te ceshtjes kombetare. Kujdes kur te votoni se na sillni perseri vitet 90.
Sakte , bravo
“Analize” kaotike.Kot fare.Tipike shkruaj alla gazatareske dhe pa fakte.Shkruaj ne menyre pergjithsuese.Ne fakt keshtu eshte gjithe gazetaria,politika etj,fol por mos flit.
Do të ishte më mirë sikur gazeta “Dita” përgjigjen “I indinjuar” ta shkruante si duhet të jetë në shqip: ” I inatosur”!
14 Shtatori o Koco koqia,o specialisti i sigurise se hajvaneve ka qene kjo qe ti nuk e di,apo
e ka mare vesh dhe nuk na i thua ??
Bajga krieminister Nano,vendosi dhe u takua me Simitsin grek dhe Miloshevicin serb ne
takimin e perbashket ne Greqi.Ky takim o Koco koqia qe qe Ballkanin ta qeverisnin ne formen ballkanike Serbo- Greke,jo ne formen Anglo- Amerikane,Koco Amerikano- Anglezet
se bashku me Shqiptaret ,ketij legeni Nano i dhane aratine me brek te hequra,jo platformen
e tij Ballkanike te shqiptareve te coptuar ne kater pjese.Koco tjeter here shkruaj me mire
per specializim te sigurise se hajvanerise, jo brockolla me heronjte dhe kujslinger.
Tartuf Shellira .
Mavria Ti
qe beson se je Patric
Po me Cjeper fle .
Eshte nje Pyetje qendrore , Qe ne Ngacmon
Dhe qe te gjithe Bejme :
PERSE GJERAT NUK NDRYSHOJNE ??
Gjerat nuk ndryshojne sepse ,
ne nuk e dime se kush Na komandon
dhe ka FUQINE ,
e KESHTU PER 35 vITE
NE po luftojme kundra nje objektivi te Gabuar ,
Pra duke mos e ditur se Kush ,
Komandon , dhe kontrollon jeten tuaj ,
Ju luftoni ne REALITET kundra atyre qe nuk
qeverisin jetet tuaja .
Fuqia e vertet eshte nje Dinak i pabesueshem .
Ju besoni , qe Ju komandojne :
Ata qe kane makina te mira ,
Ministrit
gjykatesit
Politikanet
e Administratoret
Keta nuk jane ata qe Komandojne jeten tuaj ,
Jane vetem RROGETAR te paguar po nga ju ,
Na kane propozuar kete Imazh ,
dhe jemi te bindur qe Jane keta ata qe komandojne jetet tona
Dhe qe jane keta qe ne duhet te luftojme
[[ saliu , edi , fatosi keta jane Kukulla ]]
dhe duke bere keshtu luftojme kundra Mureve FALSO .
Kush eshte Fuqia e vertet ??
Mbi te gjitha IDETE ,
Keshtu ka qene gjithmone ne Historite .
Fuqia e vertet Jane IDETE .
Dhe kjo Ide thote Eksenzialisht kete ::
ELITAT duhet te kthehen te kene
KONTROLLIN E GJithçkaje ,
Ku masat duhet ti Leme menjane , e te Presin ME durim qe e mira ti bjere per siper nga Lart – poshte .
Tartuf mavria ,
Je Cjap
e Enderon sikur je DEM .
Ishte Ronald regan qe vuri ne Monedhe kete term ,
qe nuk ishte i Ri ,
dhe nuk shpiku gje te re ,
Vetem thjesht i vuri nje Emer
Trickle Down
Trickledown Economics ,
Ekonomia qe vjen nga lart poshte .
Si lindi kjo fuqi ?
Nga vjen , ?
Si afermohet ?
Ne vitet 70 bota kishte Arritur nje EPOKE ,
te padegjuar ne historine e njerzimit
Mbas tre Mijevjetesh Apsolutizmit
ku nje pakic njerzish qe Thonin qe ishin Humane [ tip Tartufi ]
Kishin komanduar per Mijra vjetesh
Mas te medha popujsh
Ku mbas tre mij vjetesh
Me nje lufte 200 vjeçare [[ 1800 ]]
Nga poshte – Lart [ fuqise se ideve ]]
Ja arriten ta Permbysnin kete Situate .
Nuk fituan Partite [[ komunista , socialista ]]
Por FITOJE IDEA ,
kU TE mIRAT E PERBASHKETA
Do te kontrolloheshin nga pak person ,
Per interes te SHUMICES .
PA U ZGJATUR .
nGA VITET 1970
pATRICET JANE KTHYER
DHE PO E FITOJNE LUFTEN
Elitat qe per 3.000 vjete kishin Dominuar Boten ,
e per 200 vjete kishin pesuar Goditje e humbje ,
gjithmone e me te medhaja ,
Ne kulmin e vitit 1970 vendos te Rimari Fuqine .
Dhe e vendosin ne nje date Preçise ,
Gusht 1971 ,
Dhoma e Tregetise se AMERIKES
VENDOS qe te sjelle ne fuqi ELITAT .
e DJATHTA EKONOMIKE INTERNACIONALE ,
SHKATERON TE MAJTEN – QE KISHTE BERE 200 VJET FITORE .
kETE DETYRE ja japin aVokatit
Lewis Powel
dhe i Thone te shkruaj nje memorandum , me 23 faqe ,
qe ky avokat ishte Ekspert i KORPORATAVE ,
dHE KY AVOKAT THOTE ::
kA ARDHUR koha qe bisneset Amerikane dhe ato
internazionale te marshojne kundra ngjyrave qe duan ta shkaterojne .
Kush ishte armiku per Avokatin ??
E majta ekstreme ,
qe ishte Finanza me e mire ,
dhe ishte nga me te PRANUARAT NE HISTORINE BOPTERORE .
…………………………………………………….
Kane privatizuar gati gjithçka ,
Kjo do te thote qe jeta juaj ,
uSHQIMET , PUNA , bankat ,
rrogat ,
Nuk vendosen nga Qeveria e rradhes , qe jane kukullat e rradhes
Por vendosen nga Elitat ,
Gjat terre kesaj kohe,qe shkruaj te kjo Dita kam pare shume
hajvaneri te madhe,qe komentojne. Gjithmone nder ta ka patur ne
kohe te ndryshme nje krye- idiot. Tani krye- hajvani te kjo Dita je
ti o ballist idioti i penduar. Gjithmone ne nje kuvend qe diskutohet
per probleme e halle.. e domozdoshme eshte qe ne kete kuvend te
jete dhe nje gaztor,qe kuvendi dhe te qeshi pas shum zenjeve dhe
kontraditave ne mes te tyre. O ballisti i ngarkuar me dy arka me
bajga per te plehrur token e fshatarit,ti tani je gazi i ketij kuvendi
je i domozdoshem me fluturimet e tua kaq te bukura.
Tartuf sulioti
qe mban Gjizen ne shellire .
Njeriu i pare qe rrethoje Token ,
Pati idene te Deklaronte
Kjo eshte toka Ime ,
Tartufi thote eshte toke e xanun
Si Malok jugor qe eshte ,.
Dhe tartufi kur Gerthiti
eshte toke e xanun ,
Gjeti Naiver te tjere qe i besuan .
Keshtu ishte Tartuferia qe themeloi
kete shoqeri Civile .
Sa vrasje ,
sa luftra
sa vrases ,
Sa fukarallik , e mizerje ,
Dhe sa tmerre , do te kishim
kursyer , Sikur Tartufit tja kishim
shkulur ate Hu gardhi qe mbolli ,
Duke Gerthitur me Force :
Nuk duhet te Harroni ,
Qe frutat qe prodhon toka jane te te Gjithve ,
Dhe toka nuk eshte e ASKUJT .
Yes mon ami ! Kjo eshte e verteta hyjnore dhe sublime ! Keshtu eshte ndertuar universi dhe njeriu si pjese perberese e tij !
Por ky veshtrim eshte per “qenien e ndrituar” dhe jo per “qenin e fshatit” ! “Qeni i fshatit” do kopaçe i thone andej nga laberia !
O gastori ballist ,toka eshte per ata qe e punojne e krasitin e pastrojne e mbjellin e
kultivojne e zbukurojne,jo per egersiren e
malit te zbritur ne fshat dhe qytet,o qesharaku
ideolog i partise se popullit fshatar e qytetar
te dylberit Enver.
Toka i Takon atij qe
e punon ??
Kjo IDE Enveriste
I PELQEKA
EDHE tartuferise
Nazi – fashisto – balliste .?
Tartuf ik me mire
Futi nje pershesh me dhalle ,
se ate pune di te besh -.
Koço Polena , ne artikullin tuaj ka shume te verteta , por mungon nje gje kryesore ! Ramiz Alia ishte spiuni i pare , par exelence qe shiti shtetin dhe Kombin Shqiptar ! Sigurisht , i trembur dhe i dhjere , gjithe frike , sic e njohin te gjithe , sepse ruhej si djalli nga temjani !
Luften Clirimtare te Kombit Shqiptar pas 1990-tes , organet e Shqtetit Shqiptar te shitura tek Serbi dhe Cia (qe e kishte aleat serbin dhe jugosllavine) , e demtuan rende dhe e sabotuan me te gjitha mjetet ! Shume bije neneash , patriote zemerarte , u ekzkutuan pa zhurme dhe u zhduken ! Sidomos ata me aftesi organizuese dhe guxim shqipetari !
Po njejte luajten organet e Shetit Shqiptar edhe ne kohen e eunukeve socialiste ! Ate pak kontribut qe dhe ky shtet (qe nuk ishte realisht i shqiptareve) , u detyrua ta japi sepse interesat amerikane , pra CIAS , shkonin ne nje drejtim me gjeopolitiken e momentit !
Por CIA , ishte nje mike e vjeter e jugosllaveve kunder Shqiperise dhe shqiptareve ! Atehere , pas clirimit te Kosoves , ashtu si pas Luftes se 2001-shit ne Maqedoni , ne kemi vrasjen e mijra patrioteve luftetare , ne kohe “paqeje” , pa zhurme ose me zhurme (operacione ushtarake alla maqedonse) .
Sherbimi inteligjent i Shetit Sghqiptar , eshte nje shtojce dhe vegel ordinere e te huajve , aspak ne misionin e tij kushtetues , madje duke bere edhe punen e tyre ne kundershtim me interesat kombetare !
Keto sa thashe me siper i dijne dhe i kane te qarta shqiptaret !
iken fazllic vjen shkelzen maliq shqiperia po po behet uuuuuuuuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaa
Me qarte nuk e ka shprehur njeri deri me sot. AUTORI dergon nje mesazhe te qarte.
“Me nje gur vret dy Zogj” bravo I qofte. Ai na tregon realitetin e HIDHUR te kohes se LUFTES ne Kosove, per nje terheq je veshi, per ate qe po ndodhe sot ne Kumanove te Maqedonise, ku heronjte shqiptare po tradhetohen nga shqiptaret tradhetare, si ne LUFTEN e kosoves. Politika e Teranes po ben te njejten gje. TURP.
Nga ana tjeter AUTORI na percjelle mesazhin e qarte perpara zgjedhjeve te 21 qershorit.
“Shqiptare! Thirini mendjes, kthejelloni llogjiken’ mos vrapon I mbas berihajte, beni gje dhen e duhur, jepini DREJTIM te erdhmes se brezave. Vendosni ne krye BREZIN e ri. Largoni NANON& BERISHEN & COM.
MOS U GENJENI ME, ZGJOHUNI!
Fakt: me emertesen C njihen aeroplanet ‘cargo’ ose transporti. Pra dhe C-17 Globmaster eshte aeroplan transporti Koco eksperti! Mjafton kaq qe te marresh per te mirqene brumin qe ke brenda shkrimit. Ah se harrova sharlatanet do te thone … e po ishte nje gabim teknik. Nuk ka shume rendesi per te paditurit.
Spécialiste mbasi pazarit!
Si nuk Kane turp te artikulojne idiot te tilla,
Z.Polena!me 14 shtator 98 ministria e brendshme eshte sulmuar e para por me urdher te sales turma eshte terhequr sepse ai ka thene se ministria jane tanet,ne ate kohe minister i brendshem ka qene Perikli Teta e jo Petro Koçi.Po ashtu me 14 shtator shteti kapitulloi dhe asnje oficer apo grup oficeresh nuk ka asnje merite per mbrojtjen e rendit.Ata qe pushtuan k/ministrine e televizionin nuk u terhoqen nga nderhyrja e policise ose ndonje strukture tjeter por se me presionin nderkombetar sala ju dha urdher te terhiqen.Dikush qe ka qene shume afer me salen(tani nuk eshte mè) tek salla e konferencave te shtypit,ne mos gaboj ja ka hedhur armatimin para surratit dhe i ka thene:”i pabese na more ne qafe duke na futur ne kete mesele e duke na lene ne balte” sala e ka ulur koken e nuk eshte ndjere por ka qendruar si i dhjere….
Na bere per te qare ne popullin e mire shqiptare qe e duam shqiperine me zemer si eshte e mundur qe dihen kaq shume gjera te keqija qe ka bere sali berisha maskarai i asaj toke nene dhe nuk e ndeshkon populli jone turp turp o popull zgjohu se po na djeg shpirti ti debojme njehere e per gjithmone keta tradhetare te Shqiperise Respekt per shkrimin e ketij zoteris to shtofte jeta dhe nderi
Ky ben qenka tradhetari pare mos e lexoni o popull eshte i futur ose eshte analfabet legen dhe mund te te jete i degjeneruar nga familja se ska kuptim menyra si shkruan
Specialist leshi, nje propogandist enverist dhe asgje me teper. Asnje njeri me mend ne koke nuk i ha keto konkluzione.Ishte Ibrahim Rugova dhe e djethta shqiptare qe e nderkombtarizuan ceshtejn kosovare. Ishte presidneti amerikan XHORXH Bush qe ne prani te Sali Berishes deklaroj: Serbia e ka vijen e kuqe ne Kosove. Kaq kush kupton le te kuptoje te tjerat jane pallavra ultrakomuniste.
O Tradita i leshit po cfar beri Rugova per Kosoven more lesh.Ai ishte ne mbrojtje te policis serbe me pasaport serbe ,me avionat serb shkonte verdalle duke jetuar nje jete luksoze si Tito ja ne kohen e tije .Ai para te huajve fliste ndryshe kurse mbrenda ne Kosove ndryshe.SHBA dhe BE e kuptuan politiken e tije e cila vetem ja zgjaste jeten regjimit te Milasheviqit dhe u lidhen me krahun tjeter te Hashim Thaqit edhe pse ishin te majte….
Ai “humori i korçareve” nuk ka qene aq i holle, te pakten nuk i ngjan humorit te Osman Gazepit. “Thenia” mund te kete qene Osman Gazepit, por jo per Osman Gazepin. Eshte perdorur per dike qe ishte i suksesshem ne Berat (mbase si prefekt) dhe po me te njejten detyre u transferua ne Korçe. Osman Gazepi nuk ka qene asnjehere ne Korçe si nepunes civil. Profesioni i tij ka qene ushtarak kariere. Njeri prej djemve te tij, Pirro Gazepi eshte deshmor i Atdheut.
Eshte e sakte qe brenda sherbimeve shqiptare ka pasur, ka dhe do te kete djem e vajza qe jane gati te saksrifikohen per vendin, por ama eshte po aq e vertete qe disa syresh u kane sherbyer te huajve. Nuk eshte e rastit qe brenda trupes tone diplomatike ne Beograd kane punuar njeres qe pavaresisht se kryenin detyra te sigurise e zbulimit kane qene ata qe krijuan firma piramidale si psh “Gjallicen”, me mundesi te kete qene e organizuar nga sherbimet sekrete serbe per te destabilizuar Shqiperine.
Shkrimi eshte ndertuar mbi ate qe ka ndodhur ne veri te vendit e matane ne Kosove dhe ketu nuk shohim asgje te keqe, por mendojme se autori si specialist i sigurise kombetare, duhet t’i shtrije vrojtimet e tij edhe mbi pjesen tjeter te vendit qe eshte jugu me jo pak probleme te pasigurise kombetare. E di z. Polena se ne Korçe konsullata greke punon “non stop” per te fabrikuar ” greke” nepermjet “homogjenizimit” kur dihet se brenda e jashte qytetit te Korçes nuk ka pasur kurre greke etnike. Mbase pritet qe keta te shumohen deri ne ate mase sa fillimisht te dalin neper rruge me flamurka te grekut per te kerkuar “liri”, “arsim ne gjuhen greke” etj e me vone te flasin me arme ndaj shqiptareve qe u “mohojne te drejtat” si ka ndodhur ne te kaluaren. Karshi fshatit Polene eshte ndertuar shkolla greke e suksesi i pare i saj ishte renia e numerit te nxenesve e mbyllja e shkolles shqipe te Boboshtices, vend i lindjes te Viktor Eftimiut, prof. Kuneshkes e shume boboshtareve te tjere te shquar e patriote, te cileve mbi kockat e te pareve ne menyre kriminale ju ndertuan varre per gjoja greke te rene gjate luftes. Ngjitur me Boboshticen eshte Drenova, vendi i lindjes i Asdrenit, bustin e te cilit e qelluan dhe demtiuan rende me arme vete banoret e Drenoves, te ardhur rishtaz nga jeta e tyre nomade. Nga keta kane folur hapur ne televizionet tona se jemi greke e jetojme ne “tokat tona” qe i fituan sipas ligjit 7501, kur pronaret autoktone enden zyrave per te rimarre pronat e tyre. Perbejne per autorin e shkrimit keto fakte cenim te sigurise kombetare?
Nje analize e thelle e nje sigurimisi te vertete qe gjithmone kane qene te afte te zbulojne armiqte e brendshem imagjinar sesa armiqte e vertete. Po te kishit prova te tilla so do ta kishit varur prej ko… Berishen nuk do ta linit te lire sic po e lini. Sigurimsat vazhdojne sulmet e tyre me shpifje ndaj cdo kundershtari. kane mesuar te lidhin dy paragrafe bashke injorantet dhe mendojne se njerezit do ti hane keto. Keto gjera i hane vetem ato qe duan ti hane dhe te mjeret qe keni arritur te jua shperlani trurin. Ti zoteri analist i bie qe te kesh qene nje nder ideatoret dhe zbatuesit e ketij projekti meqe i ditke kaq mire keto sekrete perndryshe nuk ke shanse te zbulosh gjera te tilla. Mos manipuloni popullin me te tilla gjera neveritse. Eshte me e ndershme te thuash dhe te akuzosh Berishen per Gerdecin dhe 21 janarin per te cilat eshte vertete arkitekt sesa te hidhni balte per gjera qe nuk i dini. Ju nuk e kuptoni qe me keto lloj balte arrini te delegjitimoni edhe krimet qe vertete ka bere berisha o analist truthare.