Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shërbimi i jashtëm, Blushi: I lihet vullnetit të qeverisë të fus në diplomaci këdo që e mendon se e meriton
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shërbimi i jashtëm, Blushi: I lihet vullnetit të qeverisë të fus në diplomaci këdo që e mendon se e meriton
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Shërbimi i jashtëm, Blushi: I lihet vullnetit të qeverisë të fus në diplomaci këdo që e mendon se e meriton

redaktor
Published May 21, 2015
Share
SHARE

Partitë politike kanë infektuar shërbimin diplomatik shqiptar, u shpreh deputeti socialist, Ben Blushi në seancën parlamentare.

Duke folur për ligjin e shërbimit të jashtëm të kthyer nga Presidenti Bujar Nishani, Blushi tha se shërbimi diplomatik nuk ka funksionuar siç duhet në këto 20 vitet e fundit.

“Ishte i domosdoshëm të kishte një ligj për shërbimin e jashtëm më i mirë se ai që kemi pasur. Shërbimi ynë diplomatik nuk ka funksionuar siç duhet në këto 20 vjet. Edhe me ministrin ky debat është bërë në komision. Besoj që kthimi mund të shërbente për të arritur një ekulibër mes pikëpamjeve të ndryshme. Kam parë diplomat që nuk meritojnë të ishin ambasador, i kemi kaluar duke mbyllur hundët dhe ti çojmë tek presidenti. Dua të them që kur ligji i jep mundësi qeverisë, të fus në shërbimin diplomatik gjithkënd që ajo mendon se meriton, ky vullnet i lihet qeverisë. Nga një familje, dy kunetër, të dy ambasador, ky nuk mund të jetë standard. Ministri e di këtë rast, nuk e di pse e ka sponsporizuar këtë kalim. Po kjo na vë në dyshim që qeveria duke patur hapësirë 100 për qind mund të na sjellë prapë raste të tilla. Personalisht kam shumë dyshime për ambasadorët se jo gjithmonë ishin njerëz që përmbushin kriteret e meritokracisë”, tha Blushi.

Madje, ai denoncoi edhe një rast ku ambasador është emëruar dikush që ka qenë emigrant ekonomik në atë vend. “Një çështje që ligji nuk e garanton është pamundësia që ligji nuk e rregullon, për të çuar nëpër shërbime tona dipomatike njerëz që kanë jetuar si emigrant në ato shtete. Ka raste të verifikuara në komisoni e jashtëm, kthehet në Shqipëri, rri gjashtë muaj e shkon diplomat i Shqipërisë atje. Unë jam kundër kësaj. Një njeri që jeton 10 vjet në një vend si emigrantë, nuk mund të kthehet te shërbejë si diplomat”, tha Blushi.

Ndërsa më herët, deputeti socialist Taulant Balla lidhur me kthimin e ligjit i kërkoi Presidentit të Republikës që të mos bëhet pjesë e fushatës politike. Ai tha se ky ligj sanksionon qartë “sëmundjen e vjetër të diplomacisë”, siç e quajti ai për emërimet nepotike.

“Një gjë sanksionon shumë qartë ky ligj, sëmundjen e vjetër të diplomacisë shqiptare ku fëmijë të ministrave, deputetëve, e kryetarëve të Kuvendit kishin mbushur ambasadat”, tha Balla.

redaktor May 21, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Arben says:
    May 21, 2015 at 2:30 pm

    NE SHERBIMIN DIPLOMATIK DUHET TE KETE NDIKIM EDHE PRESIDENTI EDHE PARLAMENTI.

    GJE TJETER SE TANI KEMI NJE PRESIDENT KUKULL, POR LIGJI KESHTU DUHET TE JETE.

    Reply
    • dinja says:
      May 21, 2015 at 3:45 pm

      ja dhe blushi nuk le gje pa komentuar.na eshte bere si zedhensja e berishes.por as nuk ofron zgjidhje por thjehst vjen dhe na thote qe jo kjo kshu jo ajo ashtu

      Reply
    • tedi says:
      May 21, 2015 at 3:46 pm

      blushi ngre kauza dhe porobleme te cilat nuk kane piken e interesit.kot do te duket blushi.

      Reply
    • torini says:
      May 21, 2015 at 3:47 pm

      blush nga deputet duhet te behesh profesor letersie,.

      Reply
  • info-analitike says:
    May 21, 2015 at 2:58 pm

    Balla eshte bere si budallai i nevojshem i kuvendit qe cdo here qe del keput vec kopace.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?