I kanë vjedhur makinën këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani, ndërsa për mediat këngëtari tepër i hidhëruar u bëri thirrje atyre që ia kanë marrë t’i çojnë makinën, pasi ajo është blerë me paratë e shpërblimit për vitet e burgut të kryer gjatë diktaturës.
“Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut. Më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë”, deklaroi Merdani i pyetur lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Mësohet se makina që i është vjedhur këngëtarit është tip ‘Citroen Piçaso’ me ngjyrë të zezë dhe me targa TR2824U. Makina, sipas Merdanit, është blerë në një vlerë prej 20 mijë eurosh. Vjedhjen këngëtari e ka denoncuar në Komisariatin Numër 2, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (më datë 18 maj).
Në rrëfimin ku kërkon që t’i kthejnë makinën, Merdani thotë: “Makina ndodhej në zonën e shkollës “Dëshmorët e Lirisë” ku banoj. Një ditë para vjedhjes na thyen xhamin e parë, sepse djali kishte harruar çelësat rezervë brenda në makinë. Këtë fakt e dinim vetëm unë dhe djali, si dhe punëtorët e lavazhit. Por xhamin unë e vura sërish dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit në Laç, ndërsa pas kthimit makinën e parkuam në territorin e shtëpisë. E megjithatë, në mëngjes nuk e gjetëm më. Gjithçka ka ndodhur natën e së shtunës. Menjëherë vajta në Komisariatin numër 2, ku une bëra denoncimin”, thotë këngëtari. Sipas tij, ka vetëm dyshime se cilët mund të jenë autorët, por megjithatë makina ende s’është gjetur.
“Dua të bëj një thirrje atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ia fali jetën. Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut. Më kanë vjedhur rininë time”, deklaroi këngëtari tepër i hidhëruar për ngjarjen, ndërsa shpreson se ndonjë prej hajdutëve do të ketë ndonjë ndjenjë dhe t’i kthejë makinën e vjedhur. Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sherif Merdanit nuk i kane vjedhur makinen por jeten e tij sepse ajo makine e blere me gjakunn e tij nuk do te ngelet pa u gjetur sepse Zoti eshte i madh dhe ata hajdute te ndyre qe pijne edhe gjak nuk do te ngelen pa e paguar me jeten e tyre dhe nuk do te bejne kurre hair.
he mri baromo se gjak b.the ishte
Sherif me vjen keq per ate c’te ka ndodhur por kjo eshte siguria qe afron qeveria qe drejtohet nga Skenderbeu juaj,duhet nderuar kjo pacavure qe te shpetojne dhe makinat e shtepite e shqiptareve.
o merdan a din kush ta ka vjedh makinen ty horrat e bulevardit te saliut malokaret