Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tentoi disa herë të zhurmonte fjalimin e deputetit Ben Blushi në parlament. Ai ndërhyri vazhdimisht duke thënë “qeverinë e kemi të mirë”, kur po fliste Blushi.
Kur nuk ia doli me Blushin, deputeti me origjinë nga Dibra iu kthye deputetit tjetër dibran, Sherefedin Shehu.
Sadri Abazi – Sherefedin Shehut: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.
Sherefedin Shehu: Çfarë ke ti zotëri? Kush të foli ty?
Mhill Fufi: Çfarë halli ke?
Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je badigard.
Sheferedin Shehu: Ore, je në terezi ti?
Bedri Hoxha: S’qenke mirë, Sadri.
Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare.
Sherefedin Shehu: Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.
Sadri Abazi: Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.