Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një i ri 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Irfan Tomini’.
Viktimë ka mbetur i riu Jurgen Duka (Mëziri). Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në market mes viktimës dhe një personi tjetër ende të paidentifikuar.
Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin. Dyshohet se të rinjtë kanë qenë të dehur.
Dinamika e vrasjes
Jurgen Duka (Mëziri) dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende, por që sipas burimeve të DITA dyshohet se është një punonjës policie.
Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e traumes.
Viktima u arrestua një vit më parë
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.
o.j/dita
IU FUT PA RRADHE PRANDAJ
Perparon veteshfarosja e shqiptareve. Te na rrojne Berisha, Basha, Rama!
Qenka arrestuar,kur dihej qe duhej te ekstradohej ne Itali,por u la i lire?
Bravo,kjo eshte policia e jone qe reformohet duke i transferuar hajdutet nga nje vend ne tjetrin gjoja per rifreskim!
Ha ha ha haaaa!
Me siguri ky drejtori i ri,qe paska qene tek ANTITERRORI e paska kryer mire detyren,prandaj u ngrit ne detyre!
Duket,se ka mjekerr te vecante!