KIEV – “Shi me trupa njerëzish”. E thënë fjalë për fjalë binin kufoma nga qielli. Përputhen thuajse të gjitha dëshmitë e civilëve ukrainas të mbledhura në vendin e tragjedisë dy ditë më përpara. “Ishte pak para orës 17:00, kur dëgjova një plasje dhe më pas një shpërthim të dytë. Më pas pashë disa njolla të zeza të shfaqeshin mës reve dhe vetëm pak moment më vonë copa avioni dhe mbetjesh që binin nga qielli” – tregojnë vendasit për fotografët dhe gazetarët e mbërritur në vendngjarje.
Kufoma dhe mbetje të avionit të shpërndara mbi lulekuqe, mes barit të gjelbër dhe fushave të grurit, disa trupa ende të lidhur me rripin e sigurimit. Vjen erë karburanti të djegur dhe dekompozim organik. Detaje makabre, më pas të imagjinuara më realisht nga shpërndarja e menjëhershme e filmimeve në internet nga fshatarët, minatorët dhe guerrilasit filorusë që mbërritën në vendngjarje.
Shenja që e bëjnë edhe më therrëse tragjedinë. Mishërojnë dramën njerëzore dhe të bëjnë të mendosh që do ketë konseguenca politike patjetër. 298 jetë njerëzish të vrara në mënyrë mizore, shumë fëmijë, një numër shumë i madh qytetarësh holandezë, plot 189, të shumtët turistë; por edhe dhjetra mjekë specialistë për kurimin e AIDS, të cilët duhet të shkonin në një konferencë ndërkombëtare në Melburn, studentë me pushime, të dashuruar drejt plazheve të Oqeanit Indian dhe atij Paqësor. Mes rrënojave telekamerat ndalen tek një guidë e ishullit Bali, e cila për fat të keq nuk u përdor kurrë. Ka dhe disa libra me kopertina plot ngjyra, me imazhe kafshësh… Jetë të marra në harkun e pak sekonadve. Mund vetëm të imagjinojmë duke parë mbetjet në tokë, mbi atë çka ka ndodhur në 10.000 metër lartësi, mbi re, pasditen e të enjtes.
Boeingu 777 i Malaysia Airlines i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpur kishte katër orë që udhëtonte. Mund ta imagjinoni. Dreka ishte servirur. Shumë kanë qenë duke dremitur, ka nga ata që lexojnë, që shohin ndonjë film dhe nëna që përpiqen të mbajnë “të zënë” fëmijët. Udhëtimi është ende i gjatë, ka dhe ndonjë që nis të bëhet gati për natën në bord. Dhe krejt papritur… sulm me raketa. Rritja e presionit e bën avionin të shpërthejë si një kuti. Shumë njerëz nga ekuipazhi dhe pasagjerët janë hedhur në hapësirë. Të paktën të shpresojmë që kanë humbur ndjenjat menjëherë për shkak të të ftohtit dhe rritjes së presionit. Është thuajse e sigurt, pasi sado të gjatë të jenë 10 kilometër rënie e lirë, mjafton 100 metër për të kuptuar që po vdes.
Në kohët e atentatit të Lockerbie, në Skoci në 21 dhjetor 1988, kur një bombë në bagazh shkaktoi shpërthimin dhe shkatërrimin Boeing 747 dhe vdekjen e 259 njerëzve, ekspertët e Londrës përcaktuan se janë dashur të paktën 4 minuta që mbetjet e avionit të mbërrinin në tokë. Dhe ata gjithashtu dolën në përfundimin se “me shumë gjasa” asnjë nuk e preku tokën i gjallë dhe me ndjenja.
Vendi ku është rrëzuar avioni është një fushë e kultivuar. Dominojnë lulekuqet, gruri, shkurre dhe pemë të ulëta e shumë të rralla. Mbetjët u shpërndanë në një zonë shumë të gjerë, e cila mund të ketë shtrirje deri ne 20 kilometër katror, mes fshatrave minierë të Grabovo dhe Rozsypne», Gazetarët e mbërritur në vendngjarje kanë vënë re disa detaje “Thuajse gjysma e qindra trupave që kemi parë të shpërndarë në tokë, ishin të paidentifikueshëm” është shprehur i dërguari i CNN. Shumë kanë ende rripin e sigurimit të lidhur së bashku me një pjesë sediljeje; një burrë që ka çorapet e veshura, por nuk ka pantallona, një djalë me një palë bokser blu dhe altlete rozë; një grua me flokët gri të shpupurisura në tokë, një bluzë e zezë, shenja gjaku në fytyrë dhe krahun e djathtë të drejtuar nga qielli. Si të ishte një kërkesë ekstreme për ndihmë.
Skuadrat e ndihmës së shp[ejtë nga dje kanë shënuar me kordonë me ngjyrë të gjitha vendet ku janë gjetur mbetje njerëzore. Shumë libra dhe revista për fëmijë janë në gjuhën holandeze. Gjithandej ka shenja të jetës së përditshme: këpucë, rroba, syze, buzëkuq, një brisk rroje, pasta dhëmbësh, një furccë dhëmbësh e gjelbër.
I çuditshëm fakti që janë gjetur dhe dhjetra pasaporta si të reja, ende në mbështjelljet e tyre plastike. Ka zëra për banda hajdutësh të cilët duan të përfitojnë nga tragjedia, por këto zëra mohohen në mënyrë absolute. Në rrugën për të mbërritur në Donetsk ka të paktën 5 patrulla. “Ne do të lehtësojmë hyrjen në vendin e tragjedisë kujtdo që vjen për të investiguar, por gjithnjë nëse bie dakord të respektojë rregullat tona” shprehet Pavel Gubarev, lider i njohur mes grupeve separatiste që operojnë në zonën e Donteskut.
Këtu është zemra e qëndrestarëve filorusë. Mes njerëzve të fshatit të mbytur nga shiu i vdekjes mbizotëron bindja se ata që kanë sulmuar avionin kanë qenë militarët e qeverisë së Kievit. “Kam dëgjuar një shpërthim në qiell , më pas pashë dhe mbetjet. Sigurisht që është një krim i kryer nga fashistët ukrainas. E dinë, por nuk duan ta pranojnë për faktin e vetëm se duan të na ndajnë nga Rusia për të vjedhur gazin tonë dhe pasuritë tona natyrore:” shprehet për Financial Times, minatori 54 vjeçar Volodya.
Dje në mëngjes kishte ende tym dhe vatra të vogla zjarri në fushat ku ranë pjesët më të mëdha të avionit. Skuadrat e ndihmës kërkojnë si të humbur mes grumbullimeve të hirit. Këtu është e vështirë të dallosh mbetje njerëzore nga metali i karbonizuar. Njerëzit janë të detyruar të veshin maska për të punuar. Klima është e thatë dhe e lagësht. Në buzëmbrëmje nisi të bjerë dhe shi. Uji fiku dhe ato pak vatra zjarri që kishin ngelur. Duket sikur natyra kërkon me ngulm të fshijë horrorin që njeriu mund t’ia bëjë njeriut. Kërkimet vazhdojnë…
*Marrë nga Corriere della Sera. Përkthimi për Dita, nga D.E.
mos eshte veper sherbimesh e ngjashme me masakren e femijeve ne Siri?? 🙁
e tmerrshme, e tmerrshme
Putin Stalin
Putin is a lot worse than hitler. History will look with shame on the western nation for not stoping this monster while they could. This is nothing there is more to come. Devil has reserved a special place for Putin as his right hand man.
kjo eshte bota ne vitin 2014 🙁
ne kot bejme si te sjellshem se ne shpirt jemi shpellare
Konkurenc linjash,mos i bini ne qafe Putinit,kush hipen me ne shoqerit malaizane?
Keshtu mendon ti trumcak i paguar i KGB, u hodhet ne veprim per te erresuar te verteten, jeni edhe me figure edhe me ze.Putini do te perfundoje ne Hage, atje ta sqaroje kete punen e konkurrences, mbase shoqeria malajziane i bente konkurrence Vollgave dhe ZIM-ve te kozakeve ne toke.Jeni aq te pandjenje perball vaujtjeve njerezore, sa edhe genjeshtra ka ndot ndaj jush.
Po te jete konkurence linjash nuk hidhet ne ere me rakete!Ndodh sabotazh teknik dhe kaq!!!!! Ky eshte ose fillimi i nje ngjarjeje te re ose fundi i konfliktit rusi-ukraine!Keqardhje per femijet me shume!
Krimi i perbindshem kunder njerezimit…. Kanibalizem!
Vetem aksident nuk eshte. E verteta del vetem kur nuk vlen apo rastesisht. Kur del para kohe ka disa te verteta te pa kontestueshme.
R.I.P kjo ngjarje tregon se njerzit po kthehen ne origjinen e tyre( majmunit)
po pse me ca ehste putini mer injorante qe do perfundoje ne hage!!!
kush ka bythe ta coj njehere
Apolon o harabel, aman te keqen ma thuaj sa me paguan KGB,se per fjale te nderit me shume se gjysma do ti jap ty……po ku e di ti o harabel qe nuk ishte nje shperthim brenda avionit,thjeshte per konkurenc,a e di ti o debil se po te kete qene raket del brenda sec.nga sateliti?Ik futi ndonje fasule tani,lepurush….