Mbi 2000 të mitur ndodhen sot në situatë , ku pjesa më e madhe e atyre që shfrytëzohen janë fëmijët e komunitetit rom. 1400 fëmijët janë strehuar në rezidenca private e publike, pasi janë nxjerrë nga lypja në rrugë.
Po me kaq shqetësim raportohet se 240 fëmijë janë të rrezikuar. Këto janë të dhënat e 2013, për 7 muajt e parë të vitit të bëra publike nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në të tilla kushte, Ministri Erjon Veliaj tha se politikat e reja të arsimimit dhe ndihmës ekonomike do të ndryshonin situatën.
Në hartimin e një program të ri të mbrojtjes së fëmijëve. Zv.kryeministri Niko Peleshi tha se ka një pamjaftueshmëri të sistemit të drejtësisë për të kuptuar sesa e përhapur është dhuna tek fëmijët.
Një tjetër çështje e rëndësishme është rishikimi i institucioneve, organizatave dhe shoqata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, e që nuk e ushtrojnë asnjëherë funksionin e tyre pavarësisht fondeve të marra.