Një i moshuar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia vendore pasi akuzohet për pushtim toke. Policia sqaroi se H. M., 80 vjeç, banues në fshatin Likesh, dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe prej 500 metra tokë bashkëfshatarit të tij I. S., 48 vjeç, i cili depozitoi edhe denoncimin. I dyshuari mohoi akuzat duke thënë se prona ishte e tij. Po dje u mor nën hetim për këtë vepër penale edhe Z. Ç., 30 vjeç, banues në Krujë, për pushtim të 2500 m2 tokë të A. S., 50 vjeç, banues në Durrës.