Ish-studenti i dhjetorit ’90, Shinasi Rama, kujton rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha në 20 shkurt të vitit 1991. Në një postim në Facebook, Rama rikujton emrat e studentëve dhe pedagogëve që ideuan grevën e urisë, e cila do të shënonte kthesën e madhe, që do t’i hapte rrugë ndërrimit të sistemit.
“Po kujtoj me shumë nderim e respekt miqtë e mi studentë dhe pedagogë, pjesëtarë të Shoqatës Studentore “Fan S. Noli”, që frymëzoi, ideoi, organizoi, dhe drejtoi Grevën e Urisë që solli në shembjen e mitit qendror të diktaturës së atëhershme. Pak vetë e dinë se vetëm pak minuta para hyrjes në Grevën e Urisë, vetëm 108 studentë kishin nënshkruar, dhe nga këta, shumica dërmuese vinin nga anëtarët e mbështetësit e shoqatës “Fan Noli.” Hyrja e të tjerëve ishte një gjendje më vete dhe që duhet shpjeguar dhe që gjithsesi nuk i heq asgjë heroizmit të tyre. Por në këto momente, kisha dashtë me kujtue e me nderue atë grupin e ngushtë të drejtuesve të Shoqatës dhe promotorët e vërtetë të Grevës së Urisë, Arben Likën, Arben Sulon, Edmond Bushatin, Xheni Taninin, Vilsa Dade, Edvin Shvarc, Alban Picin, të ndjerin Fred Gemin, si dhe pedagogët patriotë Mehdi Shehu dhe Ukë Buçpapaj. Pavarësisht rrugëve që kanë marrë në jetë, të gjithë shqiptarët e kanë një borxh nderi me ua kthye këtyre djemve e vajzave të papërsëritshme dhe studentëve të tjerë pjesëmarrës”, shkruan Rama.
I pyetur nga miqtë në lidhje me mitingun e djeshëm të kryeministrit në Qytetin Studenti me këtë rast, Rama shkruan se nuk e ka dëgjuar fjalën e tij. “Nuk e dëgjova, por e marr me mend. Me siguri vjen nga Mbajtësi i Epruvetës me Kripëra të tepërta, Furnizuesi i Berluskonit me Mish të Bardhë, Bankieri i Parave të Pastra të Piramidave, Garantuesi i Superfuqisë Energjitike, Ricikluesi i Legenëve e Spiunëve në PD, Projektuesi i Centralit Bërthamor, Ndërtuesi i Shkodrës Veneciane, etj, etj. Njerëzit e dinë të vërtetën, por janë të paaftë ta thonë dhe dëgjojnë këtë kapon e Trustit të Gështenjave… ne po e themi tonën, po nuk e dëgjon njeri. Do ta them sa të kemi jetë sepse është e vërteta dhe jeta e jonë. Nuk bëjmë kompromis me plehrat e kërmat politike”, shkruan Rama. Shinasi Rama, një prej studentëve të dhjetorit ’90, tashmë jeton ën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si pedagog në Universitetin e Nju Jorkut.
Nuk ka se si te jete me e qarte se kush eshte SALI BERISHA.Ne fjalen e tij ai as qe i permend keta student e pedagoge po rnje gje eshte e qart :”Idet e ndryshimit i sjellin njerzit e mencur,ata qe shohin te ardhme; luften per te sjelle ndryshimin e bejne trimat; frutet e kesaj lufte i gezojne HAJNAT ku bejne pjese Sali Berisha dhe sahan lepiresit qe per nje kothere buke behen te pa moralshem.Me i fundit eshte Eduard Selami ndersa me shumice i gjen ne qeveri,ne grupin parlamentar,ambasador,e kuta di une.
A mund ta njohe njeri tjeter me mire Berishen nga Z. Shinasi Rama? Kurre jo. Studenti i guximshem i dhjetorit, Shinasi Rama, meriton te shpallet “Nderi i Kombit” dhe te dekorohet nga “presidenti” e jo J. Malltezi, sic beri Nishani. Qe nga ky fakt i thjeshte duket se sa poshte ka rene pushteti i sotem ne Shqiperi. A u lejohet shqiptareve ta mbane ende ne kembe kete kerme?
Eshte e vertete qe Shenasi Rama njihet qe me levizjen studentore ne Universitetitn e Tiranes me Sali Berishen e gjithashtu asht e vertete qe kan pase edhe debate me njeni-tjetrin, por shkaku qe Shenasiu asht jasht politikes shqiptare dhe nuk ka asnji shans te kthehet ne politiken e atjeshme, asht vete Shenasi Rama.
E njoh Shenasiun qe ne vitin e katert te shkolles se mesme dhe e respektoj formimin e tij intelektual njohes me game te gjere i gjuheve, letersise e etj. Pra une e kunsideroj figure interesante intelektuale. E njoh personalisht aktivitetin e tij ne levizjen demokratike ashtu siq e di se vete liderat e levizjes i kane vu disa here ne “spotlight” ne metingjet e ndryshme qe pasuan ndryshimet demokratike ne Shqiperi. pra ne PD ai ishte i vleresuar.
Atehere pse ky inat i Sh. Rames. Asht inati i dhelpres qe nuk mund te arrije rrushin dhe thote pastaj qe nuk eshte i pjekur.
Megjithese se vete vjen nga nje “background” komunist familjar, ai e etiketon Kryeministrin e sotshem te Shqiperise me nji vokabolar vulgar si:…”Mbajtësi i Epruvetës me Kripëra të tepërta, Furnizuesi i Berluskonit me Mish të Bardhë, Bankieri i Parave të Pastra të Piramidave, Ricikluesi i Legenëve e Spiunëve në PD, etj, etj…por nuk shton se vete ai,pra Shenasiu eshte nje SPIUN I RICIKLUAR. Shkeputjen e tij nga PD dhe largimin ne SHBA e vendosi ai dhe nuk qe ndonji presion nga lart. Kete ai e beri qe te shpetoje cfare mund te shpetohej nga figura nga faktet e reja qe kishin dale ne shesh.
Ne vitet ’91-’92 ne prag te zgjedhjeve te reja Shenasi Rama kishte kerkuar qe te ishte kandidat per Deputet dhe as qe mendohej qe te kishte kundershtime per kandidaturen e tij.
Ne mbledhjet rutine ne seline e PD ne Shkoder hyn nje burre i lodhur nga vitet e burgut dhe kerkon qe te flase me drejtuesin e mbledhjes. Ky ishte LUK VELAJ. Ai i thote te pranishme ku ishte edhe Shenasiu se nese ju kandidoni Sh. Ramen une nuk do te la rast pa fole kurder PD. Drejtuesi me maturi i kerkon spjegim se pse… dhe ai i leshon ne dore proces-verbalin gjygjesor me deshmine e Shenasi Rames kunder tij nga e cila kishte vuajtur vite te tera burgu komunist si Armik i Popullit. Ne pyetjet qe ju bene Shenasiut po ate dite ne lidhje me akuzen ai vete vertetoi qe cdo gje ne ate qeshtje eshte e vertete e gjithashtu edhe deponimi i tij eshte i vertete, pra nuk mohoi asgje.
Ne driten e ketyre zhvillimeve drejtuesit lokal te PD i kerkuan me dashamiresi qe te heqin dore nga kandidimi dhe privatisht per ta ruajtur figuren e tij i rekumanduan qete largohej per ne SHBA, nga qe diheshin emocionet e personave qe kishin vuajtur ne burgje nga spiuj te tille.
Sot Sh. Rama vegjeton ne Universitetin me radikal Majtist e Marksist ne SHBA, Columbia University, dhe kerkon te na jape Leksione Demokracije ne ktu. Kush ka jetu ne Shqiperine Komuniste, Columbia University eshte i barazvlershem me Shkollen e Partise ne Tirane…
Pse Shenasiu nuk i jep pergjigje shkrimeve te Luk Velajt apo i ruhet konfrontimit te se vertetes.