Ministria e Mbrojtjes reagon pas lajmeve të publikuara ditët e fundit në disa media lidhur me shitjen e pronave shtetërore. Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se lajme dhe deklarata të tilla nga ndonjë deputet socialist janë sulme me frymëzim personal kundër ministrit Imami.
“Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se sulmet për shitjen e disa pronave nga ndonjë deputet socialist dhe gazeta të Partisë Socialiste për një proces, i cili nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, janë sulme me frymëzim personal kundër ministrit të Mbrojtjes. Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore. Siç shihet qartë në dokumentin e publikuar, shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave.
Kohën dhe çmimet e shitjes së këtyre pronave nuk i përcakton Ministria e Mbrojtjes, por institucione të ngarkuara me ligj për shitjen dhe privatizimin e pronave shtetërore. Nëse ndonjë deputet socialist dhe gazetat e tyre kanë shqetësime për ligjshmërinë e procesit të shitjes së pronave, duhet t’i drejtohen institucioneve përkatëse si Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë. Në këtë rast, është e qartë se interesi i tyre nuk është ligjshmëria e procedurave, por sulmet personale ndaj ministrit të Mbrojtjes, sulme prej të cilëve nuk shkëputen dot prej më shumë se dy vitesh”, thuhet në njoftim.
O zedhenesi i
O zedhenesi i
Arben Imami sa ka qene minister i ka bo zbor ketyre qe shkonin per te kontrolluar aktivitetin e ministrise, qofshin keto dhe deputete duke tall lesht tani do tu shohim se si do te veproni me kete rroc…..gomari dhe zedhenesat e ministris.