Çrregullimet e gjumit, kequshqyerja, mungesa e aktiviteteve fizike, stresi, apo sëmundje të caktuara, klasifikohen si përgjegjësit kryesor që ndikojnë në shtimin e lodhjes dhe vështirësive të shumta që na shfaqen në kryerjen e aktiviteteve tona të përditshme. Lodhja është një gjendje që prek pothuajse të gjitha grupmoshat, ndërkohë që e neglizhuar mund të mbart probleme të shumta, si në aspektin shëndetësor duke lejuar avancimin e sëmundjeve të ndryshme, ashtu edhe në në atë profesional duke ulur aftësitë dhe përqendrimin në punë, mësime, etj. Në një intervistë për gazetën “Dita“, mjekia infeksioniste Ilda Xhelili tregon se cilët janë faktorët më të shpeshtë që çojnë në shfaqjen e ndjesisë së lodhjes, si dhe rastet që nuk duhen neglizhuar në marrjen e ndihmës mjekësore të specializuar. Njohja dhe eliminimi i shkaktarëve të lodhjes shihen si forma më e mirë e trajtimit të saj. Në vijim të shkrimit gjeni këshillat se si duhet të veproni për të mposhtur lodhjen gjatë përditshmërisë.
Çfarë kuptojmë me lodhje?
Përgjithësisht lodhja përkufizohet si një ndjenjë e mungesës së energjisë dhe e motivimit, të cilat mund të jenë fizike, mendore ose të dyja. Lodhja është komplekse dhe ka shkaqe biologjike, psikologjike dhe të sjelljes. Lodhja nuk është e njëjtë me të qenit i përgjumur, por dëshira për gjumë mund të shoqërojë lodhjen. Gjithashtu janë të shumta rastet në të cilat lodhja mund të shoqërohet nga apatia, e cila karakterizohet nga indiferenca dhe neglizhenca. Njerëzit shpesh e përshkruajnë lodhjen duke përdorur terma të ndryshëm si për shembull i lodhur, i pafuqishëm, i rraskapitur, i topitur, me mungesë energjie dhe dëshire për të qenë aktiv, etj. Por, lodhja është mjaft e zakonshme në jetën tonë të përditshme. Rreth 20 për qind e amerikanëve ankohen se kanë mjaft lodhje intensive për të pasur një jetë normale. Shkaqet fizike përbëjnë arsyet e rreth 25-30 për qind të lodhjeve, dhe për pjesën tjetër të rasteve janë vlerësuar si përgjegjëse arsyet emocionale dhe mendore. Megjithatë, përveç rasteve kur lodhja lidhet me disa sëmundje dhe sindroma, tek individët normalë pas largimit të shkakut, lodhja kalon shpejt. Kështu ndodh për shembull kur merremi me aktivitete fizike, kur kemi punë me përqendrim dhe ngarkesë mendore. Në këto raste pas pushimeve prej 2-3 orësh e marrim shpejt veten. Në shumë raste, njerëzit përjetojnë lodhje edhe kur hanë, sidomos pas drekave dhe darkave të rënda. Kjo ndodh për faktin se gjatë ngrënies organizmi ynë kryen punë dhe ashtu si gjatë çdo pune shpenzohet energji, rrjedhimisht kemi ndjenjën e lodhjes. Kjo lodhje, në varësi të llojit dhe sasisë së ngrënies zgjat 30 minuta deri në disa orë.
Cilat janë disa nga arsyet më të zakonshme shëndetësore që shkaktojnë lodhjen?
Ka shkaqe të shumta potenciale të lodhjes si një ankesë e rëndësishme. Ndër to mund të përmendim ato sëmundje që shkaktojnë furnizim të dobët me gjak në indet e trupit dhe që ndikojnë në metabolizmin e organizmit. Kështu përmendim sëmundje të ndryshme të zemrës, mushkërive dhe enëve të gjakut (zmadhimi i zemrës, infarktet, astma bronkiale), anemitë, çrregullimet endokrine (tiroidet, diabeti), sëmundjet infektive (mononukleoza, tuberkulozi, Sida, gripi), disa medikamente që japin gjumë (mjekimet kundër alergjisë, kundër depresionit, mjekimet e presionit të gjakut), kushtet e shëndetit mendor (depresioni, ankthi, hidhërimi, çrregullimet e ngrënies si anoreksia dhe bulimia), problemet me gjumin (pagjumësia) dhe një shumëllojshmëri kushtesh të tjera (mjekimet me kimioterapi dhe radioterapi kundër kancerit, obeziteti, artriti, sindromi i lodhjes kronike, etj.
Kur duhet të kërkojmë kujdes të menjëhershëm mjekësor?
Në përgjithësi njerëzit kanë nevojë për kujdes të shpejtë mjekësor në këto raste:
Kur lodhja vjen papritur (jo për shkak të streseve dhe lodhjeve afatshkurtra fizike dhe mendore), kur lodhja nuk largohet nga largimi i faktorëve që e kanë shkaktuar atë (pagjumësia, lodhje fizike apo mendore), lodhje që bëhet kronike apo ekstreme, lodhje që lidhen me dobësi, dobësi që lidhet me humbje të shpejta në peshë, lodhje që shoqërohen me dhimbje të ndryshme në trup (dhimbje gjoksi, dhimbje barku, dhimbje koke, etj).
Si vihet diagnoza e lodhjes?
Për vlerësimin e saktë të lodhjes, në radhë të parë mjeku kërkon nga pacienti historinë e plotë të sëmundjes. Së pari ai kërkon një informacion të plotë për mënyrën e jetesës, për aktivitete fizike, për llojin e punës që kryen, a ka ndonjë kohë specifike të lodhjes ( kohë të ditës apo stinë të vitit), gjendjen emocionale të pacientit (a ka zhgënjime apo pakënaqësi në jetë), për rregullsinë e gjumit, a përdor shumë kafe dhe alkool gjatë ditës, cili është regjimi ushqimor i pacientit. Gjithashtu e pyet për simptoma më specifike, temperaturë, të vjella, diarre, dhimbje të ndryshme, tensionin e gjakut. Mjeku kryen ekzaminimin fizik dhe laboratorik të pacientit. Në varësi dhe të simptomave specifike, mjeku kërkon ekzaminime të ndryshme (laboratorike, imazherike, mikrobiologjike, etj)
Cila është terapia që përdoret në trajtimin e simptomave të lodhjes?
Trajtimi i shkakut themelor përbën edhe çelësin e trajtimit të simptomës së lodhjes. Për fat të mirë shumë shkaqe të lodhjes mund të trajtohen me medikamente, për shembull shtesat e hekurit në rastin e anemive, mjekimet e pagjumësisë, mjekimet që rregullojnë funksionin e tiroides, mjekimet që kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, antibiotikët për trajtimin e infeksioneve, vitaminoterapitë, dietat e ndryshme ushqyese etj.
Cila është prognoza e trajtimit të lodhjes?
Në përgjithësi prognoza e trajtimit të lodhjes është e mirë, sepse shumë prej shkaqeve të lodhjes trajtohen mjaft mirë. Vështirësi paraqesin personat që vuajnë nga sëmundje kronike (sëmundjet e zemrës, diabeti), si edhe ata që abuzojnë me alkoolin, duhanin, kafen. Megjithatë në bashkëpunim me mjekun rezultatet janë të kënaqshme edhe në këto raste.
Ja si mund të parandalohet lodhja
- Parandalimi i lodhjes (fizike dhe mendore) është i mundur në shumë njerëz. Parandalimi i shkakut kryesor pothuajse në çdo situatë, çon në parandalimin e lodhjes.
- Marrja me aktivitete sportive dhe ushtrimore (pa sforco dhe në konsultë me mjekun), përbën një relaks mjaft të mirë për lodhjet nervore.
- Kontrolli i medikamenteve që marrim (te mjeku ose farmacisti) për të parë nëse ndonjëri prej tyre është shkaktar i lodhjes.
- Rekomandohet përmirësimi i dietës sidomos një mëngjes i pasur me drithëra, qumësht e fruta, si edhe konsumimi gjatë ditës i frutave dhe perimeve të freskëta. Duhet të ndalohet duhani dhe konsumimi i tepërt i kafeinës (kafet, coca-cola, etj, sidomos pas orës 6 të mbrëmjes).
- Rëndësi ka edhe higjiena e gjumit (shkuarja në shtrat në të njëjtën orë rregullisht), ulja e konsumimit të alkoolit, sidomos pas darke (alkooli ndikon në modelet e gjumit).
info shm e mir
koplimente,urimet me te sinqerta,,,ok.
Mir dita e nderuar Kola ja sa e lezova kete koment dhe pa dyshim ishte jasht zakonisht intersant per mua,Une jam i dijagnostizuar ne shtetin e Norvegjiz me dijagnozen apnea,Mirpo vuej gati 10 vite nga semundje saqe kohen e fundit me lodh per tej mase jam person qe vrapoij gati gjdo dit nga 1 ore e gjums pra 15 Kilometra ne dite jam dobsuar pertej mase.Mirpo prap kam shum probleme sidomos ne mengjez kur dua te zgjohem kam jasht zakonisht veshtersi per tu ngritur nga shtrati,Edhe kur ngritna se apku me duhet nji ore qete kfillen tek atehere te filloij qete ndihen pakez i zgjuar,Pra kjo me lodhe shum mirpo kur zgjohem me vone disa here ne ora 10 nuk jam i lodhur,Une kam merguar nga Kosova qysh nga viti 1988,Edhe nuk pata rastin qete vi ne Kosov gati 12 vite,tek pas lufte ishte pere here,te par,Tash jam gjdo vere ne Kosov dhe besomni atje nuk e kam aspak kete problem zgjohem ne ora 6 te Mengjezit funksijonij shum bukur dhe posa te kthena nga Kosova ne shtetin e Norvegjis pothujse pas 2 ditve fillojne menjihere keto simtome te veshtira,Ju lutem me ndihmoni pak ne kete problem,Pershendetje
Apnea eshte nje patollogji ma e keqe qe egziston
Un vuaj nega kjo semundje.
Kam lodhje.kputje trupi
Kjo semundje eshte e pasherueshme dhe invalidare.
Pershendetje te mderuar jam ni djal 35 vjeqar kam lodhje dhe gjumi me merr ne gjdo minut sa here qe ulem si ne pune si ne shpi bile kur kam ne shpi me merr gjumi dhe kam musafir me vjen keq prej mmusafirve nuk muj syt mej qel kshtu qe gjum flej naten mir po naten zhjohem shpesh se pak prej prostate kam problem dhe zgjohem shpesh por prej mengjesit e deri sa te vjen koha me flejt ne mbramje me merr gjumi prap por ma e keqja se po me merr gjumi edhe ne vetur tu vozit e kam pas raste sa gati kam ba ndeshje veq kur e kom pa veten ne anen tjeter te rruges qka po me kedhilloni ju i nderuar
Ty ke apnea e nates kur flen
pershendetje jam 17 vjec un sa here kur bej shume pak gjum 6 or me ndodh diqka te vetja por sme ndodh sa here kur shkoj ne shetitje me shkollen ose neper darsma veti me duket si ne enderr habi , krejtesisht qudi mvjen ndjehem kjo me ndodh kur ka shume zhurme por sedi se qka eshte kjo sdi si ta perballoj me ndihmoni
jam 67 vjec dhe shpesh me nodh te pergjumem ne menyre te pavullnetshme e shoqeruar me nje lodhje fizike dhe prishje humori si shpjegohet
Pershendetje dhe un jam 55 vjeqar dhe nihem gjithmon i lodhur spo di qka me bae nese dikush di te me lajmroj ne emailin tim pireva@ hotmail.com
Pershendetje! Jam 18 vjec dhe kam nje problem te lindur ne zemer.. Bikuspid quhet.. Por kam nja 4-5 dit qe me kam veshtiresi ne frymemarrje dhe doktorret thone qe e ke ankth, stres, sepse mendon se ca do ndodhi.. Ju si mendoni?
Mirmbrema kam nje dhimbje ne kra te majte ne bark kam keputje dhe jam dobesuar syte i kam te turbulla nga se me vjen kjo
E nderuar un kam te njejtin problem tani do te doja shum qe te di si e keni tejkaluar sepse mjeket me japin medikamente te ndryshme por asesi ta marr veten sa qe me nuk ndonjeher mendoj se as mjeket nuk e din se qfar kam.ju lutem me shkruani.
Përshëndetje un jam një vajzë 16 vjecare..dhe problemi im është se asnjëher nuk kam ndryshuar shëndet nuk shëndoshem… Nuk kam oreks.. Por ha por jo mjaftueshëm.. Kam pasur probleme me pandesitin dhe stomakun dhe Disa mjekime i kam lën përgjsëm për shkak gjendje ekonomike.. Mund tmë ndihmoni me ndonjë këshillë se si duhet të veproj ndihem e lodhur gjat gjith kohës dhe jam pak e verdhë në fytyrë por nuk jam anemike sepse i kam bër analizat e përgjithshme…. Më dhemb pandesiti më cpon sikur e pret me thikë dhe zgjat të rrij 5 min nuk lëviz dot nga vendi kur më ther pandesiti… Kam problem dhe me zorrën e trash…?? Mund tmë jepni disa këshilla??
Ndihem e kputur trupi me esht lodhur kur ndodhem ne kemb me vjen trollim dhe me rreh zemra shpejt dhe me ndalet fryma te lutem me kthe pergjigjen
Mundemi të bisedojmë, për problemin tuaj?
Un e kam problem kur ngjitem shkalleve lodhem shum dhe me rreh zemra shpejt te lutem me jep ni informat
Pershendetje!Une jam 24 vjec edhe ndihem shm e lodhur.Syte me rrine te enjtur dhe pjesa poshte e nxire.Analizat me dalin mire dhe gjumin e kam te rregull
pershendetje jam nje zonje 35 vjece .Kam lodhje te shpeshta,keputje dhe dhimbje koke .para 8 viteve jam diagnostikuar me hepatit b dhe marr mjekim prej 8 vitesh ndersa tani kam bere analizat dhe kam dale dhe me diabet fillestar dhe marr mjekim dhe per diabet,mirepo sa vjen dhe e ndiej veten sa me te pafuqishme.me shqeteson shume kjo gje .ju lutem ktheni pergjigje.faleminderit
Jam nje nene me tre femine kam su muaj qe huaj nga mestruacionet kam bere visita dhe me nane dale mire nuk Jam anemike Po Jam shume e lodhur kam dy jane se sngrihem nga shtrati tani nuk Jam bere analizat kush me shpjegon ju lutem Jam shume e shqetesuar
Me meren shume mendet nuk mund te qendroj ne kembe