Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe një abstenim pr/vendimin “Për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Kuvendit nr.1/2013 për Inspektoren e Përgjithshme të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka.
Më pas Kuvendi përmes votimit të fshehtë votoi dy kandidaturat e propozuara një vit më parë nga Presidenti i Republikës, Zana Xhukën dhe Shkëlqim Ganaj, ku ky i fundit mori 75 vota votat e maxhorancës duke u zgjedhur në krye të ILDKP-së.
Kush është Shkëlqim Ganaj, njeriu që do kontrollojë xhepat e politikanëve
Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 43-vjeçar, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë. I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004.
CV-ja profesionale e Shkëlqim Ganajt është mjaft e pasur. Ai e ka nisur karrierën si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, sapo përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe në 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan.
Pas një përvojë të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas, emërohet prokuror në organin e akuzës së rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995. Në këtë vit, Shkëlqim Ganaj transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e Prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.
Në korrik të vitit 2003, Ganaj emërohet përgjegjës sektori i në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit. Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e sapo krijuar, Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILDKP), post që e ka mbajtur deri më sot.
Një vit më parë, më 2013, Presidenti i Republikës propozon Shkëlqim Ganajn dhe Zana Xhukën si kandidatura për kreun e ILDKP-së, që do të duhej të votoheshin nga Kuvendi.
Por, në seancën e 16 janarit 2013, mazhoranca e atëhershme, e përfaqësuar nga Partia Demokratike, hodhi për votim vetëm kandidaturën e Xhukës, duke e zgjedhur atë në krye të këtij institucioni.
Ditën e djeshme, Kuvendi inicioi nismën për shkarkimin nga detyra të Xhukës, ku ndër të tjera argumentoi se zgjedhja e saj nga parlamenti ishte bërë në mënyrë të paligjshme. Parlamenti miratoi shkarkimin e Zana Xhukës, ndërkohë me 75 vota pro vendosi emërimin e Shkëlqim Ganajt në postin e kreut të ILDKP-së.
Debate për Zana Xhukën, Berisha-Metës: Jeni parti e dezintegrimit
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës për shkak të futjes në rendin e ditës të kërkesës së Komisionit të Ligjit për shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka.
Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se “futja në rend të ditës e këtij akti antikushtetues është shumë e rëndë. Është shkelur rregullorja dhe ju e dini shumë mirë, por këtë e bëni me qëllim”.
Ndërsa ish-kryetari Berisha tha se shkarkimi i Zana xhukës është hakmarrje personale e kryeministrit Rama, ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit, Meta, se po shkel rregullat e parlamentarizmit.
“Po e përdor Parlamentin sikur të ishte kopshti yt dhe i Edi Ramës. Ju fusni jashtë çdo rregulli në rendin e ditës shkarkimin e paligjshëm të një zyrtari të lartë të kontrollit të pasurive.
Rama është tërbuar me zonjën vetëm për faktin se ajo guxoi të dërgonte një letër zonjës Basha dhe Ramës, për t’u paraqitur për sqarime rreth pasurisë.
Përgjigja e tij ishte vërsulja me tërbim sapo erdhi në pushtet. Historia e turpit është edhe e juaja zoti bashkëkryetar. Ky nuk mund të quhet më Parlament.
(i drejtohet Metës) Ky është një turp. Çdo ditë e më shumë faktoni se jeni parti e dezintegrimit derisa pranoni gjë të tilla. Ju po sakrifikoni statusin e vendit kandidat. Ju keni interes paratë dhe pasuritë e krimit që vidhni çdo ditë.
A e dini ju se ç’do të thotë mosmarrja e statusit, apo doni të mbetet pengu i juaj dhe Edi Ramës. Ju them unë, në BE nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj nesh. Ata kërkojnë standarde”, tha Berisha.
Ndërsa kreu i Kuvendit, në përgjigjen e tij, theksoi se kandidatura e Zana Xhukës për kreun e ILDKP-së ka qenë në kundërshtim me ligjin që në krye të herës.
“ Këtu vërtet ka ndodhur një problem i madh, kur pikërisht në seancë kur do të votohej për dekretin e presidentit (kur u propozua emri i Xhukës) është votuar për një kandidaturë dhe Kuvendi nuk është shprehur për tjetrën. Kjo kandidaturë është në kundërshtim me ligjin dhe këtë ua kam thënë edhe kur kam qenë në koalicion me ju”.
Diskutimi i ketij ligji sot ne kuvend eshte nje kurth per irritimin e bishes me vandalet e tij per te dale laskuriq siç ka qene , eshte e do te jete kjo fare e eger ne truallin shqiptar .
Socialistet me 1 milion vota per ndryshim rrine merren me Zana Xhuken. Sa zana Xhuka hoqi Saliu me nje te rene te lapsit.
Hajt mo.. Dava paburrsash
Mirë e kini “kokpalari”? Unë nuk jam fare me këtë ngadalesi veprimi e vendimi ? Kjo frymë herët a vone e vdes një parti politike. Paburreria është refleksion i shumë të këqijave!
Kaq shum kane vjedh sa xhelja juzifine eshte ba bishe dhe salih kremineli bishe por e kane te kote zana xhufka do iki sot nga ajo detyre e cila pritet ti jepet drejtesiseper mashtrim dhe mburoje e klanit xhele birish.
Ka marr fund koha jote o mortje e shkodres oj drone e qelbur qe vishesh me rroba me çmime marremendese bertet kot ajo iku sot dhe vjen nji tjeter qe do tju konfiksoj juve ty dhe birishit tat te gjitha pronat llovet e çdo gje qe i vodhet atij populli te mjere moj drane e posheterr.
Fjala Flet =====Ineteresi Bertet
kjo je ti moj kodoshe e salihut moj agurridhe moj dizenjetore e sigurimit te shtetit.
Personalisht e them se varja ne qender te tiranes eshte privilegji me i madh qe i behet ketij perbindeshi anti shqipetar…..varje sali krimineli te bie shqiperia ne qetesi.
Harrova, ketij njeriu duhet ti ndalohet dalja nga shqiperia familjarisht…..se Shkerdheni ne raste te tilla largohet si miu se bashku me Giten e Bashucit.
Kini kujdes se nuk heq dore nga dhuna ky. Shifni fjalet e Berishes ne gojen e Lulushit: “Te reagoj sa nuk eshte vone” – thote. Kercenim eshte ky i tipit: Kete here, hoqem dore nga dhuna, por ti bej si te themi ne, mos na prek e mos na ceno se ketu jemi prape
po kte frrokun per cfare e nxjerr aty o dita esht turp i madh nje vrases qe voton
Nuk eshte partiak ky person.Vetem ka qene funsionar I lart I PPSH.
Te heqesh Zana Xhuken me 76 vota eshte turp i madh, ajo duhej hequr me 3/5 e deputeteve. Ajo edhe mund te hiqej me 76 vota, pasi ashtu eshte zgjedhur; por pasardhesi duhej te zgjidhej me 3/5 e deputeteve, qe te ishte ne rregull me standardet parlamentare.
Zana tani kohen e lire vendosja ne dizpozicion doktorit.
Zana Xhuka u hoq se nuk hetoi pasurite e politikaneve apo u hoq se i hetoi me shume se duhet? Kjo nuk sqarohet por zevendesuesi i saj e di mire tani se cfare duhet te beje per te mos e hequr. E mori mesazhin nga qeveria.
I UROJME ZANKES PENSION TE MBARE DHE TE BEHET NJE GJYSHE E DEVOTESHME PER EDUKIMIN E NIPERVE TE SAJ ME BEMAT E “KRESNIKUT” TE MALEVE SALE BERISHA.
Mire ja bene asaj dhe te tjereve qe vine pas. Populli pret edhe te tjere te koruptuar qe te hiqen nga postet drejtuese ose te futen ne burg. Kam nje pyetje ” Me firmen e kujt kthehet TVSH ne bisnes dhe kush ka firmosur per kthimin e TVSH se per mashtruesit e milionave ?. Keta hajdute te pareve tona dhe keta rushfetxhinj nepermjet posteve duhen futur ne BBBBBBBBBBUUUUUUUURRRRRRRRRRRRGGGGGGGGGGGGGGGGGG.