Gjykatat përfshihen nga reforma, ikin 70 sekretarët e institucionit në rrethe. Ligji për Gjykatën Administrative ka diktuar si të pashmangshëm edhe riorganizimin e sistemit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka sqaruar dje edhe arsyen e largimit nga puna të 70 sekretarëve gjyqësorë në të gjitha gjykatat e vendit, duke mohuar se kjo është një fushatë ndaj gjyqësorit, por e cilësoi si një reformë të domosdoshme. Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i Drejtësisë bëri të ditur se këto largime janë pjesë e reformës që ka nisur në sistemin e drejtësisë, pjesë e të cilës është edhe fillimi nga puna e gjykatës Administrative.
“Në 4 nëntor ka nisur nga puna Gjykata Administrative, duke nisur kështu procesin e një riorganizimi të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Është caktuar numri i përgjithshëm i gjyqtarëve dhe punonjësve, duke zbatuar edhe parashikimet e buxhetit të vitit 2013, si dhe nëpërmjet konkurrimit janë plotësuar vendeve vakante. Pjesa tjetër, pra sekretarëve gjyqësor të larguar nga puna, ka ardhur pikërisht si rrjedhojë e këtij reformimi të sistemit të drejtësisë, në përputhje me ligjin, duke zbatuar me korrektësi kodin e punës”, theksoi Naço. Ministri ka theksuar herë pas here në takimet e zhvilluara se reforma në drejtësi është e nevojshme, në mënyrë që të jepen edhe rezultatet e kërkuara nga partnerët ndërkombëtarë dhe plotësuar kushtet e vendosura nga BE për statusin, negociatat dhe më tej integrimin në këtë union. Për këtë shkak u ndërmorën edhe disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, u ngrit Gjykata Administrative, do të ngrihet Byroja e Hetimit, pasi sfidat e radhës sipas ministrit, janë “lufta ndaj korrupsionit deri në nivel zyrtar, krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave”. Gjatë javës së shkuar, burime të Ministrisë së Drejtësisë, bën të ditur se është firmosur shkarkimi nga puna i të paktën 70 sekretarëve gjyqësorë në të gjitha institucionet në rrethe. Por referuar buxhetit dhe reformës në kuadër të ngritjes së Gjykatës Administrative, sipas ministrit Naço, kjo iniciativë ishte e nevojshme.
bravo re naco paske pastruar bishtin e demit nga rrodhet,ja kjo eshte reforma qe pret populli.nuk e di po akoma se paski kuptuar qe nuk mund te beni dot shtet dhe qe shume shpejt do deshtoni ne te gjitha drejtimet dhe do jepni dorheqje.pasi gjykatat i drejton berisha dhe nuk u le te beni xhap.
Caktoni ate Bledi Nallbanin dikund sekretar se eshte ROB ZOTI
Ah mor zoti minister ,,sa,,,,,nevoje ka sistemi gjyqesor ,Filloje filloje nga burgjet …..shumica ne burgje jane te pafajshem ……..Mos kerko reforme po nuk i dhe drejtesi asaj shtrese “te pafuqishme “qe jane brenda ,sepse nuk kan mundesi te paguajne gjyqtaret lubi ……..Vetem zoti do ti vij hak ketij sistemi te koruptuar ,,,,,,,,,,,
70 sekretarët janë shfaqje komedi. jo jo gjyqtarë, prokurorë, për shkak Nasiq anëtare Naco i mafias gjyqësorit
reforma or minister behet duke e koncepruar ne fillim parimisht se cfare te mire do te sjellin sekretaret per vendimet korruptive te gjyqtareve duhet te vendoset sistemi i kontrollit te gjyqtareve dhe jo te sekretareve duhet te refermoni pasi te keni nxjerre shkaqet pse gjyqtaret jane te korruptuar sepse askush nuk ka qef te jete i korruptuar une po te permend disa nga shkaqet pse gjyqtaret jane te korruptuar
a. shkollen e juridikut privat shtet e marrin me para(dipllomohen me para)
b. te drejten per te vazhduar shkollen e magjistratures e fitojne me para
c. emrimin tek KLD e fitojne me para
d. trasferimet nga nje vend ne nje vend nga periferia ne qender e bejne me para (per kete nje kontribut jep KLD dhe presidenti)
e. Caktimi ne gjykatat e niveleve me te larta nuk behen sipas kritereve por sipas pageses tek pushtetaret me pare tek PD sot tek PS
dhe vetem pasi te analizoni dhe te eleminoni shkaqet sepse kushdo te do te pagunte gjithe keto leke qe jane te rangjeve disa qindra mira EURO njelloj si tek bisnesi keto para te investuar di ku do te dallin dhe preha ne keto raste jene qytetaret
tani duhet te them dhe disa fjale per ty qe zure vendin e ministrit sa ke pagur dhe sa duhet te derdhish na arken e partise qe te mbab ne pune si minister prandaj nuk ka lufte kunder korrupsioni se korrupsioni jeni ju vete dhe menyra e organizimit te politikes dhe partive nga ju vini.
po gjyqtaret e shkallas 1 vlore qe kthyen prishjen e kompleksit jon