Ne flasim për zhvillim rural dhe pyjet dhe ujrat i lëmë nën Ministrinë e Mjedisit, e cila operon në konflikt të hapur interesi, se bën politika dhe strategji për burimet natyrore dhe kontrollin e kundravajtjeve dhe shkeljeve ligjore, por njëherazi na leshon dhe liçensa shfrytëzimi të tyre si në asnjë vend në botë, ndërsa Ministria e Bujqësise flet për zhvillim rural kur Shqipëria ka 75 % të teritorit kodrinor-malorë dhe pa pyjet dhe kooperativat pyjore në zonat veriore dhe malore në tërësi nuk mund të ketë kurrë zhvillim rural.
• Ka 20-vjet që lulëzojnë guroret kudo dhe mbi kokat tona këtu në Malin e Dajtit-që po shkatërrojnë dhe natyrën e këtyre parqeve për të mos u bërë kurrë të tilla, dhe “nuk bzan njeri” as media as politika se janë të pleksura vetë në këtë katrahurë.
• Ka 20-vjet që janë zënë teritore në mënyrë të paligjshme, duke filluar nga fshatrat turistike si ai “Lura” ne vitet ‘2000 në Gjirin e Lalësit dhe më pas në gjithë bregdetin dhe rivierën bregdetare, mbushur me vila abusive në rreth 100.000 ha dhe pas kaq vitesh kjo Qeveri ka filluar prishjet e tyre në distancën 100 m nga bregu i detit por mbeten të tjerat rrotull që kan mbirë e mbijnë si kërpudhat pas shiut në çdo periudhë amullie ?!!
• Ka 23-vjet që priten mbi 2.5 mln meter kub material drusor dhe kontrabandohet jashtë një pjesë e tij në formën e druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit, dhe formalisht/zyrtarisht raportohen vetëm 100-150.000 metër kub në vit ?!!
• Jemi i vetmi vend në botë që në pyjet tanë nuk të zë syri një gjallesë të egër, dhe ato që kan mbetur janë strukur në thellësite e pyjeve i kërkojne me qiri gjuetarët vendas dhe sidomos ata të huaj dhe i vrasin, dhe ato janë tmerruar aq shumë sa janë “larguar” nga trualli ynë që ndonëse ka qenë “sui generis” është kthyer në arenë qitjesh. Dhe moratoriumi i ndërmarrë nuk mund dhe nuk duhet të ishte zgjidhja por forcimi i strukturave kontrolluese dhe zbatimi i ligjeve, si për gjuetinë klandestine dhe për prerjet ilegale të pyjeve dhe kontrabandën e lëndës drusore dhe të qymyrit të drurit.
• Megjithë gjendjen e rëndë të pyjeve dhe tragji-komike të Sherbimit Pyjor, nuk bëhet asnjë analizë, dhe kjo mund të bëhej fare mirë në këtë përvjetor te 91-te, nuk ka asnjë vjetar statistikor për arrtijet dhe mosrealizimet. Në Konferencën e fundit të ndryshimeve klimatike (RIO + 20), ndër angazhimet e marra e para eshte mbjellja e 100 milion drurëve pyjore deri në 2017-ën, ku dhe vendi ynë është pjesëmarrës-angazhues, por ne ende’ nuk kemi asnjë nismë a objektiv shtetëror dhe vetëm bejmë ndonjë mbjellje minore simbolike për shoë.
• Në këto kushte dhe në kuadrin dhe të Konferences RIO + 20 (2012) ne duhet të kemi imperative; krijimin e një fondi për pyllëzime/ripyllëzime pranë KM që të riinvestoj për rikrijimin e pyjeve te shfarosur dhe rimbjelljen e siperfaqeve te pyjeve te prera dhe djegura këto 24-vjetë dhe sidomos për veshjen e brigjeve të ujëmbledhësave të Drinit etj, për të shmangur përmbytjet (një pyll i vërtetë mban 20-25 % të reshjeve);
Email nga adresa