Policia ka shkatërruar një bandë që grabiste turistët në zonën e Shëngjinit.
Mësohet se në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Klisman Marku 18-vjeç, Ledio Jaku 20 vjeç dhe Ndue Lleshi 17 vjeç.
Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi 1 mujor të policisë.
Burime të policisë thonë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë hynin ne banesa duke vjedhur turistët që janë me pushime në Shëngjin.
Ata vidhnin kryesisht telefona celularë, ora te shtrejta, apo dhe shuma parash.
Gjatë kontrollit nga policia, tre të rinjve të arrestuar iu sekuestruan 30 kopje çelësash banesash./b.l