Autoritetet italine kanë shkatërruar një celulë terroriste që vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga kanë rënë 3 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë, xhaxha dhe nip.
Mediat italiane raportojnë se celula ishte ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri.
Në pranga kanë përfunduar tre persona dhe mësohet se arrestimet janë kryer në provincën e Torinos, si dhe në Shqipëri.
Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana.
Mësohet se masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Brescias kundër dy shtetasve shqiptarë xhaxha dhe nip, njëri prej të cilëve është resident në Shqipëri, ndërsa tjetri në Torino.
I arrestuari i tretë është një shtetas italian me origjininë marokene.
Hetimi për shkatërrimin e kësaj celule terroriste kishte nisur dy vjet më parë.
Ndërkohë mësohet se në kuadër të të njëtit operacion po kryhet një aksion edhe në Shqipëri, në zonën e Tiranës.
Po te vini re te dashur lexues, shumica e ketyre xhihadisteve jane nga Shqiperia e mesme, aty ky fukaralleku e mizerja jane ne kulm si fshatrat Kavajes, Durresit, Tiranes, Librazhdit e Elbasanit.Keta dhe ne kohen e Enverit faleshin fshehurazi.Prandaj duhet qe ne keto zona te krijohen vende pune ne menyre qe te rritet pak mireqenia ekonomike po dhe sociale.
ja ke fut kot
Dua te dij,si e ka mendimin bithcpuari i quajtur Pellazg AAnusi per kete lajm ? Keta jane vellezerit e bithpalarit Pellazg.