Nëse thua Shkëndije Mujaj, e para gjë që të vjen në mendje janë fotot provokuese në rrjetet sociale. E bërë e famshme më shumë se për çdo gjë tjetër pikërisht për format trupore, Shkëndija ka bërë edhe disa këngë dhe në cilësinë e këngëtares flet për profesionalizmin në muzikë.
“Muzikës shqiptare i mungon profesionalizmi në shumë aspekte, si dhe krijimtaria e vërtetë që buron nga vetë artistët. Secili kopjon diçka sa më shpejt për të qenë në skenë. Por, kjo është gabim, sepse s’ka vlerë artistike”, thotë ajo për mediat në Mal të Zi.
Pavarësisht se thotë se ka një karrierë të suksesshme, kur e pyesin për itinerarin e një dite të zakonshme, Shkëndija vetëm për punë nuk flet. “Dita ime fillon me një falënderim ndaj Zotit për një ditë më tepër. Si zakonisht, pi kafen e mëngjesit, pastaj ndihmoj pak veten të dukem edhe më e bukur me një grim të lehtë ditor. Gjithashtu kam kontakte të pandërprera me prindërit dhe motrën, me fansat, me shoqet, por gjithashtu edhe me sportin që nuk e lë asnjëherë. Dimrit zakonisht ushtroj në mbrëmje, ndërsa verës në mëngjes. Plane nuk bëj kurrë. Dal spontanisht si çdo femër, ku edhe unë jam një nga femrat që së paku një herë në javë kuptoj rreth modës se çka po zihet dhe prapë vishem si dua, ose çka më pëlqen. Nuk jam shumë e fiksuar të kem diçka trendy me rëndësi, por thjesht të ndjehem komode. Veshja ime ditore është shumë e thjeshtë dhe për fat të keq nuk mund të dal nga ngjyra e zezë, e cila është edhe ngjyra ime e preferuar. Kurrë nuk vesh taka në fundjavë ose në ndonjë takim biznesi me rëndësi. Çdo ditë meditoj. Sa i përket kuzhinës, nuk jam e fortë hiç. Më bëhet bajat të gatuaj, por nëse hyj në kuzhinë, atëherë e mbaroj me shumë shije. Ama, në disa sende jam e fortë (qesh). Burri im ka të drejtë të marrë edhe një grua për kuzhinë. Hehehe pak shaka, por në çdo shaka gjysma është e vërtetë”.
Hajde gop hajde.
Ka shume te drejte kjo Shkendija se ne skenen e vendit tone mungojne bythbukrat si ajo dhe fotot hot qe ben Shkendija