Reshjet kanë rikthyer menjëherë problemet e përmbytjes në zonën e Shkodrës. Megjithëse u mendua se do të kishte një tërheqje të ujit, orët e fundit plot shi ka bërë që në disa prej komunave të zonës së Nënshkodrës niveli i ujit të shënojë sërish rritje. Mësohet se veç rritjes së sipërfaqeve të përmbytura të tokës bujqësore, si dhe izolimit të banesave, shqetësuese paraqitet situata edhe në qarkullimin e automjeteve, sidomos në akset rrugore Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, si dhe Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i rikthimit të nivelit të lartë të ujit, qarkullimi është bllokuar.
Në të gjithë rrethin deklarohen 310 banesa të izoluara nga uji, ndërsa 4100 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën ujë.