Policia ka zbuluar plot 1650 bimë narkotike kanabis sativa në Shkodër dhe Berat, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Konkretisht, në Berat u asgjësuan 660 bimë kanabis dhe është shpallur në kërkim 53-vjeçari me iniciale F.K, që dyshohet të jetë kultivuesi i drogës në 3 parcela në fshatin Zhitom.
Kurse në Shkodër u asgjësuan 9910 bimë narkotike kanabis sativa me gjatës 50 cm të kultivuara në fshatrat Mazrek dhe Gur i Zi. Policia punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.