Një person në qytetin e Shkodrës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme se është marrë peng për disa orë nga tre persona. Personi që ka bërë denoncimit ka rrëfyer në polici se është marrë peng për tre orë nga Tuzi në Malin e Zi, deri në qytetin verior. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po merret në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve. Mësohet se i dëmtuari që ka kallëzuar është nga Tuzi i Malit të Zi dhe po verifikohet vërtetësia e denoncimit të depozituar.