Një efektiv policie i Komisariatit të Malësise së Madhe mbeti i plagosur teksa ndodhej në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi në fshatin Hot, kur efektivi Kastriot Preçi është qëlluar me armë zjarri. Policia nisi hetimet për identifikimin e autorit ndërsa në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja, model 56. Aktualisht dyshohet se autori është 24-vjeçari K. L., banues në fshatin Ivanaj. Mësohet se ky shtetas është i dënuar me parë për veprat penale vjedhje në bashkëpunim, vjedhje me dhunë dhe ishte i shpallur në kërkim.