Pas 18 orësh të bllokuar nga dëbora në aksin Bogë-Theth në Malësinë e Madhe, 11 turistët francezë dhe 5 banorët e zonës janë mirë, duke kaluar rrezikun. Operacioni i zhbllokimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për hapjen e rrugëve dhe nga punonjës të policisë. Orët e natës ata i kanë kaluar në automjetet e tyre ku kishin shkuar edhe disa mjekë nga zonat përreth. Turistët po ktheheshin nga Thethi në drejtim të Shkodrës, ndërsa u bllokuan nga trashësia e dëborës.