Një borxh prej 100 mijë dollarësh dyshohet se është shkaku i plagosjes me armë që përfundoi në vrasje ditën e diel në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe. Florian Stërkaj humbi jetën në spital nga plagët, ndërsa autor dyshohet se është borxhliu i tij që u shpall në kërkim. Policia tha se po kryen kontrolle të shumta për kapjen e Pal Prronit, ndërsa janë shoqëruar rreth 15 persona. Motiv i ngjarjes pas grindjes në lokal, mendohet se ka qenë pikërisht një borxh i vjetër i pakthyer nga autori.