Gjendet në ujërat e lumit Shkumbin 63-vjeçari, i cili ishte zhdukur disa ditë më parë. Banorët e fshatit Katund i Ri në Elbasan kanë zbuluar në anë të lumit një kufomë të seksit mashkull. Pas informacioneve të marra rezultoi se trupi i përkiste shtetasit Robert Stavri, i larguar para disa ditësh nga shtëpia, ndërsa kishte shkuar për të peshkuar. Trupi i tij u dërgua në morg dhe nga ekspertiza rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak dhe. 63-vjeçari ka qenë duke peshkuar kur ka rënë në ujë dhe pas moskthimit në shtëpi familjarët denoncuan zhdukjen e tij. Pas disa ditësh kërkime, ka qenë rastësor zbulimi i trupit të pajetë në prag të dekompozimit.