Po të vëreni nëpër lokale ka nisur një fenomen interesant. Mua më ka rastisur dy herë në ditët e fundit. Zakonisht këto bar-kafetë e lagjeve e mbajnë televizionin e lokalit të hapur te kanalet televizive të lajmeve. Dihet që aty fytyra që del më shpesh është kjo e S.Berishës. Në dy raste që po ju them persona nga lokali janë ngritur nga tavolina në momentin që është shfaqur S.Berisha, dhe në njërin rast ndërruan kanalin e çuan në kanal sportiv, në rastin tjetër (më ekstrem akoma) njëri u ngrit dhe pasi nuk gjeti dot pultin për të ndërruar kanalin, shkuli prizën e televizonit nga vendi.
SMS në DITA Në 0689073730