Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shndërrimi i përkatësisë partiake në kriter përkufizues për individin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Shndërrimi i përkatësisë partiake në kriter përkufizues për individin
Letrat e Lexuesve

Shndërrimi i përkatësisë partiake në kriter përkufizues për individin

anazapta
Published December 22, 2012
Share
SHARE

Në Shqipëri nuk ka shumë kuptim të flitet për të majtë ose të djathtë. E majta dhe e djathta kanë vlerë operacionale, si koncepte, kur zbatohen në kushtet e një demokracie pluraliste, përndryshe si kategori aplikative mund të krijojnë probleme, më shumë sesa t’i zgjidhin. Tipare si arbitrariteti, dhuna shtetërore, imponimi me forcë si formë mbizotëruese e çdo transaksioni social, mungesa e lirive themelore dhe e demokracisë, terrori policor, shpërfillja e vullnetit të individit, armiqësia ndaj tregut dhe kulturës tregtare etj., nuk mund të konsiderohen as të majta as të djathta, por thjesht totalitare.

Shndërrimi i përkatësisë partiake në një kriter përkufizues të individit, nuk është as i majtë as i djathtë, është thjesht nevojë e regjimeve vrasëse si ky i sotmi në Shqipëri për të mbajtur veten në këmbë sa të munden e si të munden. Edhe rindarja e shoqërisë shqiptare në klasa, shpërndarja e privilegjeve materiale sipas kutit “ky flet mirë për Partinë dhe udhëheqësin”, “ky flet keq”, nuk është as e majtë as e djathtë por është dhunë dhe tipar i shoqërive të dominuara nga sklerotikë psikopatë që nuk ngopen me pushtet politik dhe konformistë e interesaxhinj që përfitojnë rreth e rrotull. Ndaj nuk ka gjë më debile se të përmendësh “i majtë” apo “i djathtë” nëse është fjala për PD-në dhe Berishën.

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta December 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?