Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kërkesa e Shoqatës së Transportit: Bileta 70 lekë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Kërkesa e Shoqatës së Transportit: Bileta 70 lekë
Komunitet

Kërkesa e Shoqatës së Transportit: Bileta 70 lekë

anazapta
Published October 18, 2013
Share
SHARE

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë kërkon rritjen e çmimit të biletave. Në një letër drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Transporteve dhe kryeministrit Edi Rama, kjo shoqatë kërkon që çmimi i biletës së transportit të bëhet 70 lekë, nga 30 që është aktualisht. Përfaqësues të kësaj shoqate thonë se kërkesa është dërguar në institucionet e mësipërme tri javë më parë. Ata shprehen se janë në pritje të përgjigjes dhe e motivojnë kërkesën e tyre me krahasimin me vendet e rajonit. Sipas tyre, çmimi prej 70 lekësh është i përballueshëm dhe i krahasueshëm me çmimet e transportit urban në vende si Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat kanë nivele të krahasueshme të standardit të jetesës me Shqipërinë. Hera e fundit që bileta e transportit urban pësoi rritje ka qenë viti 2009, ku bileta nga 20 lekë të reja u bë 30 lekë të reja.

 

anazapta October 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
10 Comments
  • Populli says:
    October 18, 2013 at 10:37 am

    Po rrugët kush ju a ka lënë ti përdorni, babai apo nëna. Ato i paguan populli dhe ju i shfrytëzoni e doni prap nga populli o të pangopur. Po e bëtë 70 lek biletën hani një m… se ne do u kthehemi biçikletave dhe këmbëve.

    Reply
  • Mark uk says:
    October 18, 2013 at 1:46 pm

    Ku ndoll ne gjith Europen te rriten cmimet ne ket menyr 133%.

    Reply
  • beso says:
    October 18, 2013 at 3:33 pm

    Ata qe kane para kane makina nuk hipin ne autobus, keshtu qe kjo rritje serish rendon fukarenjte dhe pensionistet. edhe ne Europe ku pagat nuk krahasohen me tonst aboneja kushton me lire se ketu. Nese nuk ju leverdis ketyre pse coptohen per te marre tenderat? Ti anullojne kontratat dhe te gjej qeveria mundesi te tjeta.

    Reply
  • "BALASHI" says:
    October 18, 2013 at 5:54 pm

    Jo, kjo do te jete nje çmenduri e re. Rritje pa kriter e pa argumente s’ besoj se ndodh gjetk. Kudo, çdo dite vetem rritje. Ketu eshte nje anarki e organizuar shume mire.

    Reply
  • Lëvizje!...Unë jam,po ti ku je? says:
    October 18, 2013 at 8:08 pm

    Në Brazil,qytetaret po protestojnë vetem me një objektiv:”Sherbimi urban falas!” Perballim nga shteti me taksimin proporcional dhe 3 perqind në adresë të sherbimit urban! Shqipera ka mundësinë ta bëjë falas sherbimin urban duke rritur e mbledhur taksat ku ajo e rrugeve, e karburantit duhen ngritur,sikurse duhen mbledhur taksat e energise elektrike,ujit në të gjithë vendin ku të perjashtohen familjet ne veshtirësi financiare dhe kompensohet nevoja jetike 100 KW,dhe tejkalimi të ndeshkohet!…Absolutisht rritje të biletave te autobusave urban,por mundesisht heqje te tyre!Kush do ta bëjë?Rilindja as që i shkon ndër mend “Zero” trasporti urban, as reformë dhe modernizim i tij;pasi mendon se Basha dhe të tjerë k/bashkie ne rrethe,nuk duhet te merren me kete transport qe e bejne njerzit në nevojë!Nje forcë e re plotsisht prej Sovranit zgjedhur dhe jo prej NJESHAVE,këtë objektiv do ta realizojë!…

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 18, 2013 at 8:48 pm

    Në një mendje me gjithë komentuesit. D.m.th sipas propozimit të kësaj shoqate per nje vajtje-ardhje ne dité ne qender te tiranes mua me duhen 1400 lek te vjetra ne dite ose 42000 lek ne muaj. Hiçgje? U dashka 1/4 e pensionit tim per autobuz??? Hajde gjenialitet shoferash hajde! Le të kthehen furgonat 20 leksh se ishim shume me mire me ta. Ose do ju hypim këmbëve e biçikletave sic thoshte “populli” dhe me kaq mer fund filmi “autobus”!

    Reply
  • tomsojeri says:
    October 18, 2013 at 9:54 pm

    Vraponi te beheni shpejt fatorino autobuzash qe tju dal mir dit e punes e si duket ju oj” shkoqat” ju kan mar trut er qe doni nje ngritje te till drastike ! Vendosni nje her kontrolle te sakta dhe te shpeshta qe te mos abuzohet me prerjet e biletave dhe mos u ngutni te zhvasni fukarejt e mjer se boll halle kan !

    Reply
  • lenci says:
    October 19, 2013 at 6:46 am

    Jemi deshmitar te perditshem qe faturinot nuk japin as gjysmat e biletave te lekeve qe marrin. Pronaret e etyre sherbimeve keto vjellje dojne t’ia faturojne popollit(pra q….prifti dhe paguaj katundi).NeItali nje bilete asht 1 eu=140 lek , ndersa ato kerkojne te bejne bileten 1/2 cmimit tyre qe kane jo mepak se 7 fishin e pagave tona mes.Ne kete baze krahasuese bileta duhet te ishte 20 lek. A mos atje pronaret punojne me humbje? . Duke pas parasysh qe atje taksat, lenda pare Karburat , pjese ndrimi etj jane shume me shtrejt se tek ne edhe ne cmimin 20 lek kane rezerva fitimi. Per kete duhet te vihet sherbim atomatiz.i biletahe. Azgjane kete drejtim , gjendet rruga ma e thjesht. Nese e miratojne qofte edhe +10 lek duhet kundershtu si ne Brazil, per ndryshe do ishim nul.

    Reply
  • neo says:
    October 19, 2013 at 8:17 am

    Kurse ne si qytetare kerkojme te zevendesohen te gjihte pjestaret e shoqates se transporteve.

    Reply
  • nick says:
    October 19, 2013 at 9:53 am

    kerkojne 700 qe te behet 500,eeeeee pazari i jevgut,eeeeeee.Blini biçikleta.Me 3 muaj bileta paguani biçikleten.Por normalisht kerkoni edhe rruge biçiklete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?