Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon ndihmën e kryeministrit Edi Rama në zgjidhjen e ngërçit financiar që ka përfshirë transportin publik prej disa muajsh. Nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit Rama, përfaqësuesit e shoqatës kanë detajuar të gjithë problematikën që ka sot ky shërbim. “Siç edhe jeni në dijeni transporti publik qytetas po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike si pasojë e dyfishimit të çmimit të naftës, rritjes shumë të madhe të vlerave të investimeve të bëra në 3 vitet e fundit, mos-subvencionimit të personave që përfitojnë sipas ligjeve aktuale shërbimin urban falas, si dhe mosindeksimit të çmimit të biletës prej një periudhe 5-vjeçare. U bënë rreth 4 muaj që janë bërë shumë takime midis Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, Ministrive të Transporteve dhe Financës për të arritur në një pikë të përbashkët ku si qytetarët ashtu edhe operatorët të mos dëmtoheshin. Duke parë situatën ekonomike që po kalon vendi ynë, gjendjen financiare të qytetarëve tanë, ne pranuam propozimin e Ministrisë së Transporteve për rritjen e çmimit të biletës në 50 lekë plus kompensimin nga qeveria të personave që me ligj përfitojnë shërbimin urban falas”, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit. Por, më tej sqarohet se vendimi i nxjerrë nga Ministria e Transporteve më datën 6 shkurt për t’ia kaluar kompetencat pushtetit vendor, rrëzoi edhe zgjidhjen e gjetur për rritjen e çmimit të Biletës. Por, pavarësisht kësaj zgjidhje përfaqësuesit e urbanëve kërkojnë që si fazë emergjente të bëhet indeksimi i çmimit të biletës plus kompensimin e personave që me ligj e përfitojnë shërbimin urban falas. “Përkundrejt kësaj frike të humbjes së votave ju duhet të ndiheni krenar, sepse jeni pioneri i parë i ndryshimeve shumë të mëdha në sistemin urban, që e bëtë kryeqytetin, Tiranën, të radhitej i pari në listën e kryeqyteteve të Evropës Juglindore për moshën mesatare më të re të autobusëve urbanë si dhe hapët rrugën e zëvendësimit të atyre autobusëve të vjetër që lëviznin si baraka llamarine rrugëve të Tiranës, me autobusë të rinj me kilometrazh zero dhe me të gjitha standardet të Komunitetit Evropian. Kjo gjë na rrit akoma më shumë besimin që ju si kryeministër aktual i vendit, përtej kornizave politike, do të ndërmerrnit të gjitha hapat e nevojshëm për të zgjidhur problemet e sistemit urban, sistem për të cilin të gjithë qytetarët tanë, pa dallim vote majtas apo djathtas, e kanë të nevojshëm”, sqarohet më tej në letrën e hapur.
Kur do të ketë ndonjëherë në Shqipëri shoqata,tregëtarë apo subjekte të këtij lloji që, po me kaq zhurmë e gurgule të njoftojne jo kërkesat për rritje çmimesh por “Uljen e . Tyre”? Nuk besoj se ndonjë gjë e tillë mund të ndodhë ndonjëherë!? Nuk ka ndodhur tash 24 vjet rresht!? Kapitalizëm që vetëm kërkon të marrë dhe kurrë të mos japë !!!
VR !!! Kur do të ketë ndonjëherë në Shqipëri shoqata,tregëtarë apo subjekte të këtij lloji që, po me kaq zhurmë e gurgule të njoftojne jo kërkesat për rritje çmimesh por “Uljen e . Tyre”? Nuk besoj se ndonjë gjë e tillë mund të ndodhë ndonjëherë!? Nuk ka ndodhur tash 24 vjet rresht!? Kapitalizëm që vetëm kërkon të marrë dhe kurrë të mos japë !!!
keto shoqeri te vene ‘ cekin’ automatik ne cdo autobuz qe te mos vidhen parate e biletave pastaj te kerkojne si ne gjith boten duke studjuar me pare rrjetin dhe ngarkesen e cdo autobuzi se po kerkohet te ngarkojne kurrizin e popullit fukara.
qesharake qe sindikata e tyre poteson per te rritur cmimin e biletes jo per uljen e tije
@Pëllumb. Shumë drejt e kini. Tellallët e kétushem të bisnesit i degjon vetëm për rritje ,rritje dhe kurrë,kurrë për ulje çmimi. Harpagonët përbejne bisnesmenët e shqiperise,nga jugu ne veri ! Përshëndetje!
Nderim për konsideratën ” “Patriot 3”!