Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shoqëria civile, letër kreut të OKB kundër Jeremiçit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shoqëria civile, letër kreut të OKB kundër Jeremiçit
AktualitetLajmi i fundit

Shoqëria civile, letër kreut të OKB kundër Jeremiçit

anazapta
Published February 10, 2013
Share
SHARE

Shoqëria civile shqiptare i dërgon një letër kreut të OKB-së, ku shpreh indinjatën e thellë për shpërdorimin e postit të presidentit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara nga Vuk Jeremiç. Reagimi lidhet me koncertin e organizuar në 14 janar në OKB, ku në vend të himnit të paqes u interpretua pjesa muzikore “Marshim mbi Drin”, e cila ka shërbyer si himn ushtarëve serbë gjatë masakrave në Bosnje dhe që shoqërohej pikërisht me imazhe nga rrethimi dhe masakrat në Srebrenicë. Shoqëria civile shqiptare e cilëson këtë “akt të shëmtuar dhe fyes jo vetëm për popullin martir të Bosnjës dhe Hercegovinës, por të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët ishin viktima të luftërave të përgjakshme nga forcat serbe gjatë procesit të vështirë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila kulmoi me genocidin në Srebrenicë, krime këto që janë kryer pikërisht nën meloditë e “Marshi mbi Drin”. Ky akt i pashembullt, i cili në realitet fyen tërë botën, krijon një njollë të rëndë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ajo na zemëron edhe më tej, kur në vend që të kërkonte falje publikisht për këtë akt pështirë, i cila është e vështirë që të pranohet edhe për popullin serb, z Jeremiç, si një fanatik i përkushtuar ideve nacionaliste të Milosheviçit, vazhdon të refuzojë të marrë përgjegjësi”, thuhet në letër.

Në letër përmendet edhe një deklaratë e kësaj natyre, të cilën Jeremiç e ka bërë në nisje të detyrës së tij si kryetar I Asamblesë së Përgjithshme. “Akti i zotit Jeremiç është vijim i deklaratave të tij famëkeqe, në kohën kur sapo mori detyrën si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme. Në një keqpërdorim flagrant dhe mosrespektim të mandatit të tij z. Jeremiç do të shpallte se: “Për sa kohë Serbia kryeson OKB-në, anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të ndodhë vetëm kur të kalohet mbi kufomën time”. Në vend që të linte mënjanë retorikën nacionaliste dhe të dhunshme, Jeremiç përforcoi bindshëm idenë se ai ishte krenar të përfaqësonte linjën me agresive të nacionalizmit dhe mendimet e zeza që mbizotërojnë ende në disa qarqe politike në Serbi”.
Shoqëria civile thekson në letër se ndërkohë që krimet e serbëve janë ende të gjalla, kur shumë kriminelë rezultojnë të lirë e qindra njerëz të zhdukur dhe qeveria serbe nuk ka kërkuar ende falje,është e papranueshme që Jeremiç të vazhdojë të promovojë krimet nga zyra e presidentit të asamblesë së OKB-së.

anazapta February 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ben says:
    February 10, 2013 at 7:31 pm

    Cna ka gjet me shoqerine civile shqiptare.Para kesaj letre duhet te kishin shkruajtuar me dhjetra letra per ngjarjet qe po ndodhin para surratit te tyre.Shoqeri civile inekziztente.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?