Shorti i Champions League për fazën 1/16 ka përcaktuar duele interesante, ku përballja më e fortë është ajo mes PSG dhe Real Madrid.
Kampionët në fuqi, Chelsea do të luajnë ndaj kampioneve të Francës, Lille në fazën e eliminimit direkt të Champions League.
Manchester City i Pep Guardiola do të ndeshen me Sportingun e Lisbonës, kurse gjashtë herë kampionët Liverpul do të kenë përballë Interin, që e ka fituar tre herë këtë trofe.
Një tjetër duel i fortë do të jetë ai mes Atletiko Madrid dhe Manchester United, ku Ronaldo do të ketë mundësinë të rikthehet të luajë në Spanjë, ashtu si edhe Messi.
Këtë sezon ka hyrë në fuqi ndryshimi i UEFA-s që zhbën rregullin e golit në transfertë, duke bërë që çdo rezultat i barabartë ta dërgojë duelin në shtesë.
Ndeshjet e para do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt kurse takimet e kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars.
Shorti
Red Bull Salzburg – Bayern Munich
Sporting Lisbon – Manchester City
Benfica – Ajax
Chelsea – Lille
Atletico Madrid – Manchester United
Villarreal – Juventus
Inter – Liverpool
PSG – Real Madrid