Ndërron jetë në spital njëri prej fëmijëve të plagosur nga shpërthimi i bombulës paraditen e sotme në Fushë-Krujë. Fëmija, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ndërroi jetë në mesditë në spitalin e Traumës, ku po mjekohej për plagët e rënda.
Katër fëmijë janë plagosur nga shpërthimi i një bombole në një fshat të Fushë Krujës. Ngjarja aksidentale ka ndodhur sot paradite, në fshatin Vrion të komunës Nikël. Katër fëmijët kanë qenë duke ndezur një zjarr, i cili ka shkaktuar shpërthimin e një bombole aty afër. Fëmijët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.