Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, për shkak të një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Katër Rrugët e Shijakut-Durrës, në afërsi të fshatit Xhafzotaj.
Automjeti me targë DR 61 65 D në pronësi të shtetasit Ilmi Çyrbja, sipas të dhënave të para po ecte me shpejtësi tepër të madhe.
Fillimisht sqaron policia automjeti tip benz, është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka bërë disa salto, është përlasur sërish, duke u ndarë në dy pjesë.
Si pasojë e aksidentit tragjik kanë mbetur dy të vdekur përkatësisht kushërinj me njëri tjetrin, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Xhuljan Çyrbja i cili është transportuar për në spitalin ushtarak në gjendje kritike për jetën. Policia konfirmon se viktimat dhe i lënduari janë tre të rinj, banorë të fshatit Sallmone në Shijak.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për në morgun e spitalit të Durrësit. Fillimisht nisur nga përmasat shkatërruese të aksidentit, policia tha se kemi të bëjmë me një shpërthim të një bombole gazi e cila ndodhej në automjet, por pas verifikimeve të para në vendngjarje policia tha se shkak për aksidentin e rëndë, është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit si dhe gjendja e tij e dehur.
Sukesesi me i madh i saliut eshte qe zbriti nga shpellat kanunin, ne fushe.
Pike keqeardhje per pianecet ne timon qe mund te marrin jete njerzish te pa fajshem.
Tmerr!!! Timonin ne Shqiperi e kane marre kafshet, njerezit qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit, ata qe marrin patenten me leke….ptu….vend i ndyre, na felliqe e na largove