Kosova mbështetet te yjet e futbollit për të reklamuar imazhin e saj nëpër botë me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë që u festua vetëm disa ditë më parë. Kështu, sipas mediave italiane, Lorik Cana ka marrë një ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për të marrë pjesë në ndeshjen miqësore kundër Haitit që do të luhet në datën 5 mars. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë nuk ka kthyer ende një përgjigje edhe pse kjo ftesë apo pjesëmarrja e mundshme në miqësore, nuk e largojnë aspak mesfushorin nga skuadra e De Biasit. Lojtari i Lazios do të shërbente në këtë mënyrë si një reklamë për vitrinën e futbollit kosovar që vetëm disa javë më parë mori miratimin nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore. Vetë Lorik Cana ka deklaruar personalisht disa herë se kontributi i tij zyrtar do të vazhdojë të jetë në mbështetje të kombëtares së Shqipërisë, çka do të thotë se angazhimi i tij me Kosovën do të jetë thjesht honorifik nëse ai e pranon ftesën e FFK-së. Por inisiativa e institucioneve zyrtare në Kosovë për angazhimin e lojtarëve të njohur nuk mbyllet me kaq pasi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka emëruar katër futbollistë si “ambasadorë të nderit” të Kosovës në botë. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Lorik Canën, Valon Behramin dhe Adnan Januzajn. Kjo është një simbolikë qartësisht politike më shumë se sa efektive dhe nuk ka aspak lidhje me çështjen e aktivizimit të lojtarëve në fjalë me kombëtaren e Kosovës. I fundit në radhën e tyre që është përfolur për një aktivizim të mundshëm është Adnan Januzaj, agjenti i të cilit e mohoi pak ditë më parë lajmin se ai i kishte thënë “Po” kombëtares së Kosovës.
Gashi e Kukeli refuzojnë Kosovën
Shkëlzen Gashi dhe Burim Kukeli nuk do të jenë pjesë e miqësores së parë të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit, që do të luhet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Të dy futbollistët kanë preferuar të vazhdojnë me Kombëtaren shqiptare, të paktën deri në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA me të drejta të plota. “Gashi dhe Kukeli vendosën të vazhdojnë me Shqipërinë. Ata nuk duan të vijnë për miqësore dhe mund të ndërrojnë mendje vetëm pas pranimit të Kosovës në FIFA”, tregojnë burime të gazetës kosovare “Sport Plus” pranë FFK-së. Kujtojmë që trajneri Gianni De Biasi ka grumbulluar mesfushorin Kukeli që në debutimin e tij në pankinën kuqezi, pikërisht në ndeshjen e parë eliminatore kundër Qipros. Gjatë vitit të kaluar, mesfushori i Zyrihut ka vuajtur një dëmtim të rëndë, i cili e ka lënë jashtë fushe për një periudhë të gjatë. Gjithsesi, kosovari është në planet e italianit, ashtu si edhe sulmuesi i Grasshopperit, Gashi. Ky i fundit po kalon një formë të shkëlqyer dhe në testin e parë për këtë vit, që Shqipëria ka kundër Maltës, pritet të jetë titullar. Ndërkohë, deri më tani i vetmi futbollist kosovar i Kombëtares shqiptare që ka zgjedhur të largohet është portieri Samir Ujkani.
Ata qe ndijejne veti Shqipatre nuk largohen nga kombnetarja me asnje kushte dhe me mashtrim te ulta nga Vokrri dhe Atifetja.
Nje kombe, nje gjuhe, nje flamur dhe nje KOMBETARE.
Kete keta djelmosha do ta vlersojne dhe nuk asnje pike dyshimi se do te qendrojne ballhapur ndaj ngjyrave KUQ e ZI.
Shqiperia nuk humbet asgje. Shqiperia nuk humbet kurre shqiptaret sepse ata jane dhe ndjehen te tille. Ata qe ndihen ndryshe,,,,le te marrin rrugen dhe nga syte kembet. Ky vend ka boll ka djem te rinj te talentuar,,,kendej e andej kufirit qe jane te gatshem te japin gjithcka per ate flamur.
Ikja e njerit apo tjetrit sepse “na paska gjetur rrenjet” e verteta,,,duhet pare si ndarje e shapit nga sheqeri dhe jo si nje britme trishtimi. Futbollin shqiptar nuk e demton aq shume largimi i atyre qe nuk e dine as vete se kujt i perkasin,,,,sac e demton figura e nje “Presidenti” te FSHF qe na eshte kthyer ne Sali Berishe te futbollit.
Te largohen … na duhen shqipetare te talentuar , jo nga ta qe jane futur me miq e me shok … e qe na bejne filma neper fusha sepse eshte shitur ndeshja … te cilat manipulohet nga kompanite e flliqura te Basteve .
Duhet qe shqiperi te ngreeje nje te ardhme bazuar ne futbollin e saj .mjaft u moret ahtifet leshin e vokrri preshin ..serbia jo pa qellim e leshoi perin ne kete drejtim ..vetem e vetem qe shqiptaret si ne cdo histori te jene te percare e ne vllavrasje …..ahtifetja duhet te dije mire nje gje dhe te kujtoj ..kush e vuri ne presidence ate koker injorante .. E di mbare kosova e shqiperia …ahtisari….PSE ???? E din vete ahtfetja