Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shqipëria turistike në “skanerin” e gazetarëve gjermanë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Shqipëria turistike në “skanerin” e gazetarëve gjermanë
Lifestyle

Shqipëria turistike në “skanerin” e gazetarëve gjermanë

Dita
Published June 6, 2016
Share
SHARE
Një grup gazetarësh dhe tur operatorësh nga Gjermania kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të një “Turi Familjarizues” për të promovuar turizmin shqiptar.
Gazetarët gjermanë së bashku me drejtuesit e disa agjencive turistike do të qëndrojnë në vendin tonë nga data 4 qershor deri më 16 qershor.
Turi nisi me një vizitë në Liqenin e Fierzës, Parkun Kombëtar Nikaj Mërtur, një shëtitje në qytetin e Kukësit dhe më pas vizita në qytetin e Prizrenit.
Gjatë ditëve të tjera të qëndrimit ata do të kenë mundësinë të vijojnë itinerarin në jug të Shqipërisë për të parë nga afër potencialin që ofron bregdeti.
Në program është përfshirë vizita në rajonin e Himarës për të promovuar një lloj turizmi ndryshe.
Bëhet fjalë për markimin e shtigjeve që përdoren nga turistë të cilët preferojnë ecjet në natyrë dhe udhëtimet përmes biçikletave malore.
Të dy këto produkte të reja turistike në këtë zonë janë mundësuar nga bashkëpunimi që Qeveria Shqiptare ka me kooperacionin gjerman GIZ.
Kjo formë e drejtpërdrejtë marketingu për turizmin shqiptar nëpërmjet të tilla tureve ka rezultuar efikase duke parë numrin në rritje të publikimeve në media për turizmin shqiptar.
Ky tur është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Zyrën e  Kooperimit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
gjermanet (1) gjermanet (2) gjermanet (3) gjermanet (4) gjermanet (5) gjermanet (7) gjermanet (10)
Dita June 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?