Mbase në Perëndim pakkush ka dëgjuar për Shqipërinë, por është një vend me histori unike e tragjike. Nën diktaturën komuniste brutale gjatë pjesës më të madhe të shekullit njëzetë, Shqipëria ishte pothuajse tërësisht e izoluar prej botës derisa regjimi më në fund nisi të pësonte çarje me rënien e Murit të Berlinit.
Vetëm pasi mijëra shqiptarë u futën dhunshëm në ambasadat e huaja në vitin 1990 në kërkim të azilit gjatë kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Qeveria e shtetit të Ballkanit nisi të hapte rrugën për zgjedhje.
Transicioni i Shqipërisë në demokraci është rast studimi për shkak të sukseseve dhe dështimeve të një vendi që po merr veten pas shumë vitesh izolimi. Tani, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ende përballet me sfida të jashtëzakonshme që kanë mbetur prej një trashëgimie të represionit dhe vështirësive që nuk kishin të sosur.
Në librin e tij të ri, «Modern Albania», autori dhe këshilltari special i «Human Rights Watch», Fred Abrahams, përshkruan hollësishëm sfidën e Shqipërisë drejt ndryshimit. «The WorldPost» ka folur me Abrahamasin për studimin e tij për transicionin mahnitës që ende po vazhdon.
Sa represive ishte Qeveria e Shqipërisë para se të binte komunizmi?
Po mirë, është e zorshme të imagjinohet një vend që ka qenë më represiv. Ma ha mendja se koreanoveriorët do të ndiheshin si në shtëpi të tyre; mbase rusët në ditët e errëta të Stalinit do të ndiheshin të familjarizuar me Shqipërinë komuniste, por mbase kurrkush tjetër.
Shqipëria ishte totalisht e izoluar prej botës së jashtme. Pothuajse askush nuk hynte në Shqipëri si vizitor. Askush, me përjashtim të atyre që ishin pjesë e elitës besnike të partisë, që dilnin jashtë Shqipërisë, dhe Partia e Punës e Shqipërisë sundoi me disiplinë e kontroll të hekurt.
Them partia, por çfarë aktualisht ishte unike në rastin e Shqipërisë, është se ishte një vend vetëm i një njeriu. Diktatori i Shqipërisë ishte një tip i quajtur Enver Hoxha, sundimi i pathyeshëm i të cilit zgjati prej Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij më 1985, dhe nuk lejonte asnjë pakënaqësi.
Pamaturia ose divergjenca e vetme prej ideologjisë së tij do të mund t’ju kushtonte juve dhe familjes tuaj me burg. Besoj se ju keni përmendur se mund të përfundonit në burg edhe për gjëra të imëta, si, ta zëmë, po të dëgjonit «The Beatles»?
Pikërisht, veprime shumë minore do të mund t’ju kushtonin me ndëshkime juve dhe krejt familjes tuaj me internim të përjetshëm në ekzil ose burgje.
Dëgjimi i muzikës së ndaluar, si «The Beatles», ta zëmë, ose po të mundoheshe të shikoje televizione të vendeve fqinje, si Italia, Greqia dhe Jugosllavia. Si rezultat i kësaj, kishte një gjendje frike dhe pothuajse kurrfarë pakënaqësie.
Kulti i personalitetit rreth Enver Hoxhës ishte i hatashëm, i kultivuar dhe zbatuar me përkushtim e besnikëri të madhe. Ai ishte ylli ndriçues, Vëllai i Madh. Ata e quanin «Xhaxhi Enver».
Njerëzit e shihnin si figurë patriarkale, që me mençurinë dhe dashamirësinë e tij, do t’i printe Shqipërisë drejt daljes prej varfërisë dhe hyrjes në modernitet. Fotografia e tij ishte në secilin mur, fjalimet i citoheshin në secilin shkrim dhe emri i ishte gravuar në faqe malesh e kodrash.
Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit transicionin e Shqipërisë nga një shoqëri krejtësisht e mbyllur në një njëfarë demokracie të hapur?
Ka qenë kaos, punët të kryera shkel e shko, dhe në kohë të caktuar përshkuar prej dhunës – por gjithashtu kishte lëvizje drejt hapjes më të madhe. Shqipëria sot është një vend larg më i mirë se që ishte më parë. Është një vend, ku tani njerëzit mund të shprehin pak a shumë mendimet e tyre, dhe gëzojnë lirinë e fesë e lirinë e shprehjes.
Nuk mund ta krahasoni Shqipërinë e sotme me atë të kohës komuniste, por pas vuajtjes për pothuajse pesë dekada prej diktaturës, demokracia nuk ndërtohet me lehtësi.
Një prej gabimeve të mëdha të politikës perëndimore ishte që u besua se demokracia vjen vetëm me zgjedhje dhe reforma të tregut të lirë, dhe Shqipëria është një rast studimi se nuk shkon kështu kjo punë. Demokracia vjen prej institucioneve demokratike dhe kulturës demokratike, dhe këto janë dy gjërat që po i mungojnë sot Shqipërisë.
Cfarë roli ka luajtur politika amerikane në transicionin e Shqipërisë drejt demokracisë?
Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol të madh; është fuqia më e madhe e rëndësishme e huaj deri tani në transicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, me refuzimin e tyre të komunizmit, ndërruan përnjëherë drejtim dhe lavdëruan Shtetet e Bashkuara. Gjëja më e rëndësishme për një lider shqiptar është të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Është nxitësi më i madh i popullaritetit që mund të fitoni kur të ktheheni në vendin tuaj.
Kështu që kjo marrëdhënie është shumë e fuqishme, por roli amerikan në Shqipëri ka qenë i përzier. Një prej kritikave kyç në librin tim është se si SHBA-ja u fiksua të liderët individualë në Shqipëri, e jo në institucione.
Politika amerikane, veçanërisht gjatë viteve të para, mbështeti liderin e ri të ashtuquajtur demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai fliste anglisht, i thoshte gjërat e duhura anglisht, ishte i vendosur të shkatërronte trashëgiminë e komunizmit, dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind.
Por ky ishte një tip i lig, që nuk toleronte asnjë kritikë, burgoste gazetarë, rrihte anëtarët e opozitës dhe mbante kontroll të hekurt. Shtetet e Bashkuara mbyllën sytë ndaj gjithë kësaj gjatë atyre ditëve, sepse ishte njeriu i tyre.
Kam intervistuar shumë zyrtarë amerikanë gjatë asaj kohe dhe ata kanë thënë: «Çfarë prisni prej një vendi që po del prej diktaturës?»
Ma merr mendja se ky ishte një gabim i madh, sepse leva e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ishte shumë e fortë dhe amerikanët do të mund ta mbështesnin ende Berishën, por tërhoqën linjat për të frenuar pushtetin e tij. SHBA-ja dështoi ta bënte një gjë të tillë, dhe Shqipëria edhe sot po e vuan atë gabim.
Cilat janë disa prej problemeve që ende e pllakosin Shqipërinë?
Mbase problemi më i madh i vetëm është mungesa e institucioneve – shtyllat e një shoqërie që ofrojnë shërbime dhe ruajnë kontrollin e njëra-tjetrës.
Është drejtësia, është media, është policia dhe policia sekrete që duhet të gjitha të operojnë bazuar në ligj në vend se t’i shërbejnë një fuqie politike.
Shqipëria sot ende është tmerrësisht e korruptuar, në nivele të ulëta dhe në ato të larta. Lidhjet ndërmjet biznesit dhe politikës ende janë shumë të forta dhe kjo është sfida më e madhe për një vend që të lëvizë përpara dhe t’i bashkohet BE-së.
A do të donit që njerëzit të dinin diçka në përgjithësi për Shqipërinë?
Abrahamas: Gjëja kryesore është se sa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Koha komuniste është njolla më e madhe e zezë e kohës së fundit, por përpara kësaj, kishte vuajtje të tmerrshme dhe një trashëgimi pushtimi. Janë këta njerëz që kishin kaluar nëpër to, dhe po këta njerëz po mundohen të dalin prej gjithë kësaj historie të trazuar.
Ata qëndruan për pesë dekada në frigoriferin e akullt, dhe ai ende po shkrihet./dialogplus
«Huffington Post»
Me mire kur te denonin pse degjoje keta qe ulurijne nga droga se sa sot qe te lene pa uje dhe pa drita, atehere tani kur nuk kane uje, drita dhe pune le te degjojne keta bandilla.
Cunat e bllokut degjonin jo vetem Bitellsat,por edhe Rolingstonsat.Per Sali berishen nuk e vej doren ne zjarr se nuk e kam njoft malokun.Ai thote,qe ka pas ngju metalistat amerikane,ato me te egrit.Vallahi,kom frike se natarro kitarren elektronike te Jimi Hendriwk me cifteline e Fatime Sokolit;Edhe Fatimja, e eger ka qene.
Nuk kemi degjuar kete ne ate kohe , Nga e paska marre vesh ky detemen I kesaj kohe?
kemi degjuar ne ate kohe, preferenca ka qene italia, dhe jugosllavi, kemi pa san remon me kanoce alla shqiptarce, elektrik blu tek jugosllavi ose qe mos tamernin vesh , thonim e pe korentin mavi. e…dinte diktatura qe cdo shtepi kishte kanoce………mos ja futni si kau peles.
Na nxjerr ndonje dosje ky llapazani shpifes , ku jane denuar njerez pse degjonin Beatles ?
Po deri ne 1974 , gjithe stacionet italiane perforcoheshin nga vete RTV Shqiptar dhe ne i kamei pase shikuar lirshem ! E di kete ky derdimen ? E di ky derdimen se ne degjonim cdo te premte Hitpararde-n tek italiani dhe lnim dhe mesimin ndonjehere per kete ?
Apo ky shkrimtaruc i paguar si makine balte , kerkon te na genjeje neve ? Kerkon te mbuloje ate se armiqte e vertete qe u burgosen dhe u pushkatuan apo u vrane ne perpjekje me policine shqiptare , nuk ishin keta “degjuesit e Beatles” , por ushtrite e armatosura me arme dhe plumba te hedhura me parashute nga paguesit e ketij llapaqeni !
po do kete ndonje projekt per te shkruar edhe oburra se per shqiperine e shqiptaret mund te thuash cdo gje se s’te hyn gjemb ne kembe. fundja shqiperia eshte bere tabel qitje, ku cdo maskara mund te gjuaje fantazite e tij idiote mbi te keqen apo te shemtuaren etj etj., pavaresisht se sa reale jane pohimet, vec ama tregon edhe veten se cfare injoranti i pjerdhur je, sidomos kur thua se shqiperine nuk e njihte njeri, se medemek shqiperia ishte ne mars, e jo ne evrope. ndoshta ky gjoja gazetari u referohet turmave te injoranteve si vetje, kur pohon se nuk di kush jane shtetet e kontinentit europjan. po se kemi ne fajin qe s’beni gjeografi ne shkolla. dhe boll na cate karin duke intervistuar keta injorante te neveritshem e duke na i quajtur te denje per tu botuar neper gazeta. thuajini ketij idiotit te paraqitet ne nje gjimnaz cfaredo te nje qyteti shqiptar e te marre ca leksione gjeografie e historie, se sipas arsyetimit te ketij, i bie qe ky nuk di as nese ekziston Andorra.
dhe ate gishtin qe ke ngritur, fute ne picke te sateme se te pakten atyre qe kane mbaruar gjimnazin ne shqiperi qofte edhe me mesatare 6-te, keto muhabete nuk ua ben dot.
amon po nga i gjeni keta minus habens. se na hoqet mendjen
Nje eshte e vertete e madhe.E.Hoxha ndaloi pellitjet e hoxhallareve 5 here ne dite,nga ora 5 e mengjezit deri ne darke vone,qe trembnin femijet.Ne kohen e tij nuk shikoje rrugeve te Tiranes karnavale talibane idiote me shallvare,me mjekra te zeza si vete zemrat e tyre stere te zeze. Nuk shikoje sorra te shkreta,pa tru ne koke te mbuluara me carcafe te zinj.
C’eshte ky politizim i skajshem?
Une vete nuk kam pasur ne fisin tim asnje komunist por 7 te burgosur dhe, ne rrethin me te gjere, edhe dy te pushkatuar gjate komunizmit, megjithate ekzagjerimet nuk me pelqejne.
Bitellsat etj nuk propagandoheshin ne ate kohe, por te thuash qe nuk i degjonim dhe nuk i kemi kenduar eshte vetem GENJESHTER. Mund te thuhet vetem qe shumica e shqiptareve nuk dinin c’ishin ata per shkak te kushteve ne te cilat jetonin. Ne “Broadwayn” e Tiranes (Rruga e Dibres), qe ne fillimin e viteve 60, kishte te rinj qe i njihnin dhe i kendonin kenget amerikane te kohes. Te gjithe qe dinin c’ishin Bitellsat dhe Frank Sinatra dhe Louis Armstrong i kemi kenduar ne shoqeri.
Une nuk di ndonje rast qe te jete burgosur njeri pse ka kenduar kenge amerikane, etj.. Ne se ka ndoneri qe ka degjuar le te na thote nje emer qe qenka denuar VETEM PER KETE. Te gjithe qe dinin c’ishin Bitellsat dhe Frank Sinatra, Everly Brothers, Louis Armstrong etj. i kemi kenduar dhe fershellyer kenget e tyre qe ne ate kohe, ndersa te berberi Mark Dajci, te rruga e Dibres duke pritur radhen degjoje nga gramafoni i berberit kengetorin amerikan te paraluftes Nelson Eddy.
Njeriut mund t’i duket vetja interesant duke politizuar cdo gje, por politizimi i cdo gjeje eshte shenje e INJORANCES
Hajt hajt mire Amerika qe ka bere gabime, po ju Anglezet u keputet ne tajare duke nga ndihmuar. Mos e pyet! Ashtu sic Anglia i jepte ndihma pa fund komshinjve tane ne Jug, ashtu as nuk donte t’ja dinte fare per Shqiperine. Ka patur nje injorim total te Europes ndaj Shqiperise, dhe per te keq te vet se jemi Mu Ne Mes Te Europes. Ne vitet e para te demokracise u futen faresoj organizatash islamike nga Katari e leshi, kurse nga Anglia na sollet nja ca pedofil qe perdhunonin femije. Dhe pastaj pyesni, ua pse keshtu Shqiperia? Po shihni njehere veten. Nje vend i traumatizuar si Shqiperia qe nga Europa ju dha vetem ndihma te skaduara, kurse ne Greqi i qajne hallin pse s’po i hedhin 100 bilion qe njerzve mos ti hiqet Dinjiteti. Vizioni juaj driteshkurter dallohet qartazi dhe ne menyre si shkruani per Shqiperine dhe dashakeqesine qe keni ndaj shqiptareve.
anglia u jep ndihma, grekeve se i ngaterronin me greket e lashte te cilet anglezet i quanin djepi i qyteterimit, pastaj sh lorde angleze praktikonin dashurine mes te njejtit seks apo si quhet ndryshe homoseksualiteti a pederastia, njelloj si greket. gjithashtu burri i mbretereshes se anglise, nese greqia do te ishte monarki, do te ishte mbreti i greqise, po monarkia vdiq e per elizabeten nuk u gjend burre tjeter pervec ketij qyqit, kushedi sepse. ndaj edhe anglia i mbush me ndihma keta pocaqite
Ne vend qe te beni gam gam kot ketu shkruani ne komentet e artikullit tek Hufington…… nje vend qe vetem publikon artikuj balthedhes per Shqiperine. Artikulli nuk eshte fare i sakte, dhe aspak reflektues ndaj luftes se ftohte, konteksti ku duhet referuar cdo gje. Jo po kemi qene ne frigorifer…. dhe te tjera pallavra…… epo u them une qe kemi qene, jemi, dhe do jemi ne nje vend me klime PERLE, ku jetohet shume shume here me mire, dhe si i varfer, se shume vende ne evropen veriore apo ameriken veriore. Ariana Huffington eshte nje greke ne Californi qe sistematikisht poshteron kombin shqiptar. Njihni kete fakt perpara se te komentoni pacavure dhe te legjimitizoni nje greke antishqiptare, kur e gjithe bota sot po shan me cdo epitet negativ greket si komb.
Ne izolimin e vendit te kohes se Enver Hoxhes ndihmoi vete perendimi pa folur per shtete te veçanta si Greqia qe villte vrer kunder regjimit me synimin per te lene vendin pa aleate. Ka qene nje kohe (ajo qe u quajt me pas si periudha e liberalizmit) ku edhe ne vende publike degjoheshin jo vetem bitellsat,por edhe Frenk Sinatra, Tom Xhons etj. Kur flas per vende publike kam parasysh qendra te medha pune te paisura me qendra zeri, trena etj. I ashtuquajturi festival i 11 ishte kopje karikature e Sanremos. E. Hoxha duke pare se po i dilte situata nga dora shpalli luften kunder liberalizimit ne letersi e arte. Lufta doemos qe ka edhe viktimat e saj e kete here te paret qe e hengren ishin Todi Lubonja e Fadil Paçrami. Me pas kokeprerja u shtri edhe me poshte me Mihallaq Luarasin, Minush Jeron e ndonje tjeter. Kjo lufte u pasua edhe me luftra te tjera brenda llojit si eleminimi i ushtarakeve, ekonomisteve etj. deri te kryeministri M. Shehu etj. E. Hoxha nuk ishte injorant qe te luftonte Bitellsat aq me teper qe Xhon Lenon si pacifist nuk pranonte luften e SHBA kunder Vietnamit qe ishte aleat i Shqiperise. Anglezet e ndjejne veten te perunjur qe nuk kane pasur opera si italianet etj. Per ta bitellsat jane jo vetem grupi me i famshem muzikor, por edhe revolucionare te medhenj qe ndikuan ne menyren e jeteses e artit muzikor modern ne gjithe Boten. Jane jo te pakta perleshjet e turmave me fansat e bitellsave. Ky grup u be jashtzakonisht i dashur edhe ne Shqiperi. Duke banalizuar kaq poshte problemet e Shqiperise se asaj kohe, me shume i bejme mire E. Hoxhes se sa e ulim ate. Vetem lejimin e televizionit italian me gjithe emisionet per rinine etj sic permendin komentuesit e siperm kuptohet se E. Hoxha nuk ka qene kunder perendimit gjate gjithe kohes, por sipas periudhave te caktuara. Mos harojme si ka qene lufte e ftohte. Mire do te ishte qe gazetari te mos fliste ne pergjithesi, por te jepte fakte konkrete se kush eshte denuar per degjimin e bitellsave(qe mund te kete) ashtu si bashkeatdhetaret e tij qe kerkojne me te drejte fakte per akuzat ndaj Crown agents.
Nuk thote ky taketukja se ne ate kohe shihnim muzike e ndeshje futbollit pa pagese sa qe u beme te gjith tifoza te muzikes e futbollit te evropes e botes , kurse sot nuk shofim dot skuadrat shqiptare ne superlige as ne kupat e evropes pa paguar sa i biri të ëmen supersporllin .
keto lloj artikujsh jane ne vazhdim te nje “shit storm” qe ka 25 vjet qe hidhet kunder kombit shqiptar (dhe jo kunder enver hoxhes apo atij fare komunizmi qe nuk qe kurre I tille.)
ne krye te kesaj fortune jane po ato njerez qe nuk lane pisllik pa bere kunder shqiperise ne 1945-1990 deri sa e shkaterruan me themel ne menyre te pakthyeshme pas 1992.
si eshte e verteta??
ne 1966-1968….enver hoxha filloi nje vale fushate te gjithaneshme per emancipimin e atij vendi qe u quajt “lufta kunder zakoneve prapanike dhe mbeturinave fetare” ku kishte dhe nje fare kopjimi (per ti bere qefin kinezeve) te revolucjonit kultural kinez.pa harruar dhe elktrifikimin dhe hekurudhat
mbaj mend qe edhe pse u godit feja (me shume nga komsomolas si berisha,tritan shehu,mehmet elezi etj) pati nje emancipim te madh te shoqerise:
u hoqen citjanet,shamijet,penbreket,shalvaret qeleshet…u ndaluan emrat mahmut,sose dhe ca muttshihone.
fjalimi I matit I enver hoxhes ne 1972 ne Mat ishte nje thirrje qe te vjetrit ti linin vendit novatores te rese
me sakte ai tha brezi qe beri luften duhet ti leshoje vendit brezit te ri me shkolle.
kurse per kenget e perendimit tha tekstualisht:
ME MIRE TI JAPIM VETE NE KETO KENGE SE SA TI NDEGJOJE RINIA FSHEHURAZI.
..PRA NGA VITET 1968 -DERINE 1973-74 komentshkruesi ka ndegjura me mijra kenge te huaja qe nje pjese e mire e jepte radio Tirana dhe ai televizon modest…pra enver hoxha e la te lire muziken per rinine ..por c’ndodhi.
Pati nje shthurje te menjehereshme deri ne banalitete te frikeshme qe nuk eshte vendi ti themi..bile u arrit deri aty sa te talleshin dhe vete me sistemin e asaj e deri te tallej enver hoxha nga disa bllokmene ku mund te permendim te parin babain e Fatos lubonjes..dhe kur arriten te spiunojne njeri tjetrin te enveri..ai ju beri gropen jo vetem atyre por dhe atyre “katundareve” qe dje hoqen shallvaret dhe u veshen si kaubojsa.
cfare ndodhi ne 1990-1992 kur sapo ramiz alia liroi pak zinxhirin kafshet e tropojes dolen nga kontrolli….por kete kokerr ulliri nuk e hengri enveri..
eshte e trishtueshem qe ka akoma njerez ne amerike..dhe shqipfoles qe kane nje urrejtje patollogjike per shqiperine dhe e nxjerrin me enver hoxhen..qe nuk ishte aq dikator sa e paraqesin…
me beri pershtypjen se kur shtepia e bardhe vendosi te normalizonte marrdheniet me Kuben pas gjysem shekulli,emigrantet kubaneze u bene si te cmendur duke kritikuar qeverine e Obames…e nejjta gje ka ndodhur me emigrantet shqiptare qe kane luajtur nje rol antikombetar ne lidhje me sistemin 1944-1990 qe jane treguar me serbe se serbet dhe me greke se greket kunder vendit te tyre.
dhe keto libra te ketij vuvuzeli jane me shume nga ndikimet e lobit antishqiptar te amerikes dhe te arrihet ne kete pohim te qelbur qe te burgosnin per bitellsat eshte vetem nje lavderim qe I behet enverhoxhes se tregon djallezine e abrahasave qe dihet se kush e paguan…
Po pra jane shpifjet e tyre dhe te atij jevgjitit , si eka emrin Merda apo Merdani , qe nga analfabet na i bene atashe kulturor ne nje ambasade ! Ah po , se mu kujtua tani emri , Sherif ….!
Ai sec beri nje kenge per te “lare m… me shurre” ne fytyren e vet : ” Se kendonim Lady Be , ndaj do ishim ….” se nuk me kujtohet me shume . Donte dollara dhe euro Merda nga gjaku i ketij populli sic dhe i vodhi !