Në Jug të Ukrainës janë katër fshatra në të cilat akoma sot jetojnë shqiptarët, të vendosur aty që nga shekulli XIX apo më saktë, nga viti 1811. Aleksandër Novik, është studiues nga Rusia që për më shumë se katërmbëdhjetë vjet merret me studimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, me theks të veçantë të atyre të Ukrainës.
Këto fshatra ukrainase, ai thotë se i viziton çdo vit bashkë me studentët dhe bashkëpunëtorët e tij, për hulumtime të ndryshme. Këtë vit në seminarin e “Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare” ai ka marrë pjesë me kumtesën “Leksiku i mitologjisë: hulumtimet në terren ndër shqiptarët e Ukrainës”.
Mund të na thoni çfarë ju shtyu ju si rus të studioni gjuhën shqipe?
Aleksandër Novik: Unë kam mbaruar degën e Shqipes në Universitetin e Peterburgut. Për mua shqipja ishte një gjuhë shumë interesante dhe me dëshirë të madhe kam mësuar shqipen. Pas mbarimit të Universitetit shtetëror të Peterburgut, kam filluar studimet pasuniversitare të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ku kam mbaruar Aspiraturën ashtu siç i themi ne. Tani punoj në Sistemin e Akademisë së Shkencave.
Çfarë mund të thoni më shumë për shqiptarët e Ukrainës?
Novik: Pothuajse janë bërë 15-të vite që unë shkoj në fshatrat e shqiptarëve në jug të Ukrainës. Atje ekzistojnë katër fshatra, që janë themeluar në fillim në shekullit XIX-të, më saktë më 1811. Më parë në Bugjak, në rajonin e Odesës ishte themeluar fshati Karakurt dhe pastaj prej gjysmë shekulli një pjesë e popullsisë së Karakurtit ka ikur, domethënë në rajonin e Detit Azov dhe atje u themeluan tre fshatra Gamfka, Giorgifia dhe Dirnist. Kështu në përgjithësi në Ukrahinë jetojnë afërsisht 5 mijë shqiptarë dhe ata ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat. Çdo vit shkoj në fshat bashkë me studentët dhe kolegët e mi.
Duke qenë se ka vite që vini në Kosovës, dhe tashmë e njihni kulturën shqiptare, sa është e ngjashme kultura e shqiptarëve të Ukrainës me atë të shqiptarëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë?
Novik: Kryesorja është se ata ruajnë gjuhën e tyre. Nuk jetojnë në trojet shqiptare, për me shumë se 500 vjet, megjithatë ruajnë gjuhën e tyre dhe është fakt shumë interesant. Ata ruajnë vetëdijen e tyre etnike, ata e dinë që janë shqiptarë dhe nuk e mohojnë një gjë të tillë. Ata thonë për vete “nga tantë”, ai është “nga tantë”, do të thotë nga “tontë”. Edhe për gjuhën e tyre ata thonë jo gjuha apo “gluha” shqipe, por thonë “flet si ne”.
Po kështu, ata ruajnë disa tipare në organizimin e shtëpisë. Për shembull ata kanë një shtëpi për të jetuar tërë vitin edhe kanë një kuzhinë ku gatuajnë gjatë verës. Unë isha në disa fshatra arbëreshe në Itali dhe Sicili, dhe kam vërejtur edhe atje fakte të tilla.
Nga gjithë popujt e Ballkanit, pse keni vendosur që të studioni gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare?
Novik: Për mua ishte shumë interesante të mësoja ndonjë gjuhë nga Ballkani, sepse për mua ishte një pjesë e Evropës me tradita të lashta, me kultura të ndryshme, me popuj të ndryshëm, prandaj shqipja dhe kultura shqiptare për mua ishin shumë interesante.
Si e shihni kulturën shqiptare në raport me kulturat e tjera të shteteve të Ballkanit?
Novik: Kultura shqiptare më duket shumë e veçantë, sepse i ka traditat e lashta, ka veshje popullore te llojllojshme, ka pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare kanë zakonet e tyre, kanë tiparet e tyre me arkitekturën popullore kudo, bile edhe në kuzhinë. Mund të them diçk atë veçantë, këtu në Kosovës për shembull është flija ose lakërori e darkës në Krahinës e Korçës.
Çfarë mund të thoni më shumë për gjëra të tjera të përbashkëta, në mes të shqiptareve, që ju tashmë i njihni mirë?
Novik: Së pari, është gjuha dhe së dyti është vetëdija etnike dhe së treti është mikëpritja. Por ka shumë ngjashmëti edhe në rite, si ato të lindjes dhe të vdekjes.
A mund të tregoni më shumë për kumtesën tuaj, “Leksiku i mitologjisë: hulumtimet në terren ndër shqiptarët e Ukrainës”?
Novik: Pasi kam lexuar kumtesën, është diskutuar shumë ajo që kam paraqitur. Më kanë pyetur për pasurinë e leksikut të fushës së mitologjisë tek shqiptarët e Ukrainës. Unë u përgjigja që leksiku i sferës së mitologjisë ndër shqiptarët e Ukrainës nuk është aq i pasur siç është këtu në Ballkan kuptohet, sepse paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga trojet e shqiptarëve shekuj më parë. Megjithatë shqiptarët e Ukrainës ruajnë shumë personazhe dhe mund të tregojnë shumë legjenda, përralla, gojëdhëna nga sfera e mitologjisë. Dhe në krahasim me leksikun e mitologjisë gjuha e tyre, është e varfër, kurse nga pikëpamja e përmbajtjës së sferës së mitologjisë nuk është më e varfër, ndoshta është më e pasur sepse në skajet ku jetojnë shqiptarët traditat ruhen më mirë, më fort, sepse nuk jetojnë në mesin e shqiptarëve, etnisë së vet, por jetojnë në mes të etnive të ndryshme, prandaj dhe e ruajnë më shumë.
Mund të përmendni disa nga studimet tuaja për shqiptarët?
Novik: Dy vite më parë kam botuar një përmbledhje në Rusi, në muzeun e Etnografik të Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe atje janë botuar disa artikuj për traditat e shqiptarëve të Ukrainës dhe vitet e fundit vij në Kosovë për të marr pjesë në seminarin e Prishtinës dhe materialet e seminarit në çdo vit e botoj nga një artikull kushtuar kulturës ose të folurit të Ukrainës.
/Zëri/
Ka ardhur koha qe shteti shqiptar te kujdeset per rrenjet dhe deget e shqiptareve anembane.
Me vjen mire qe nje studiues rus ka treguar kaq kujdes te vecante dhe i ka krijuar vetes mundesine te vizitoje gjitha viset ku jetojne shqiptaret ne rajon dhe perreth tij. Per merita te vecanta meriton mirenjohje zyrtare nga shteti shqiptar.
AMBASADA JONE QOFTE NE POLONI APO AJO NE MOSKE SE NE KIEV, ME SA D,I NUK KA AMBASADE SHQIPTARE DUHET TE MBAJE KONTAKT ME KETA NJEREZ DHE T”I NDIHMOJE ME SA MUNDET ME TEKSTE E MESUES PER KURSE DHE T”I BINJAKEZOJE ME BASHKI TE VOGLa ketu ose me shkolla, qe te kene kontakt me vendin e origjines. Respekt per ata njerez qe edhe pas kaq vitesh ruajne etnine, gjuhen, zakonet etj.
Nga ato 400 miljon euro qe vodhen ne rrugen e kombit,si nuk paguan nje ekip akademik te hulumtonte popullin e kalasheve te hundezes ne pakistan ,qe ruajne gjuhen dhe zakonet ilire qe nga koha alexandrit te madh?
Shteti Shqiptar duhet te Interesohet qofte per Rikthim ne Atdhe nese Deshirojne pse te pakten pajisjen e tyre me pass Shqiptare keshtu mund te leviznin Lirshem ne EU
ESHTE ZBULUAR ,NJE THESAR I PACMUAR I KULTURES SE HERSHME SHQIPTARE!.
Eshte impresionuese ne ate ekstrem te botes te gjendet jete shqiptari dhe ruajtje te traditave tona te lashta. Eshte mire ashtu sice thote edhe eri qe shteti shqiptar te gjeje deget e veta ato kane rendesi jashtezakonishte .Takim me ta do te thotE sikur takon ata te paret tane para 500 vjetve pasi izolimi i tyra large trojeve shqiptare kane ruajtur te pa prekur zakonet traditat tona te lashta. Ne se teke neve gjerat kane evoluar, atje gjerat si gjuha zakonet doket e tjera ken ngelur ne vende.Kjo eshte shume e rendesishme per studiuesit, te te gjith kategorive. Munde te themi pa frige nje thesal i pacmuar i kultures se hershme shqiptare.!
ne mos gabohem jane rreth 5 mije shqiptare qe jetojne ne ukraine.
shteti yne duhet beje cmos qe ti ndihmoje keta bashkombas,te pakten me libra dhe mjete shkollore.
Novak eshte nje njeri qe me perkushtimin e tij duhet pershendetur.
Sa per qeverine qe theu qafen, ne fillimet e tyre ne 2005-2006 broçkulliten se do benin namin per kete komunitet. Doli idioti Myqerem Tafaj, kuqua i poshter Pollo (kuqua me i mire ka vrare babain) dhe gjoja do dergonin abetare, tekste etj, por asgje. Ata shkretuan edhe vendin tone e jo te interesoheshin per komunitetin tone jashte republikes.
Ata nuk u muarren as me shqiptaret e Kosoves e te Maqedonise qe jane ngjitur me shtetin ame e jo te merreshin me shqiptaret e Ukrahines, te Kalabrise, ne Argjentine, ne Greqi, ne Amerike, Kanada e kudo…
Presidenti i republikes per fenomene te tille si NOVAK duhet ti therrase e te jap tituj nderi per keta njerez qe kontribuojne per Shqiperine. Pse heshtet per vlera te tilla?
Shtetet e tjera rreth nesh interesohen edhe per qytetarin e fundit te tyre ne fund te botes. E evidentojne, e e regjistrojne e ndihmojne dhe mire bejne. Po ne?
ne trojet shqiptare kan mbetur shpijuna tradhtaret se patriotat i debuan nga vendlinjda