Policia greke është njoftuar për një pengmarrje këtë mëngjes në një supermarket në rrugën “Styra 35″ në Zografos.
Sipas mediave greke, autoritetet njoftojnë se ngjarja ka të bëjë me një shqiptar 30vjeçar, identiteti i të cilit nuk thuhet, i cili kishte hyrë në supermarket dhe kishte marrë peng dy nga tre punonjësit. Ai kishte zgjedhur orarin që edhe punonjësit shkojnë në punë, në orën 06:30, dhe kishte hyrë bashkë me ta nga dera e pasme e dyqanit.
Por një nga punonjësit është treguar i shkathët dhe ka arritur të fshehet dhe të njoftojë policinë.
Policia që mbërriti shpejt në vendngjarje dhe arriti të hyjë në supermarket duke kapur shqiptarin dhe liruar pengjet. Raportet e mediave thonë se arma që po përdorte 30 vjeçari për të kërcënuar ata, ishte lodër. Sakaq, thuhet se punonjësit e informacionit të supermarketit u dërguan në spital, raporton “Protothema.gr”.