Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Jetë cilësore? Shqiptarët, më të pafavorizuarit në Ballkan
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Jetë cilësore? Shqiptarët, më të pafavorizuarit në Ballkan
Lajmi i funditLifestyle

Jetë cilësore? Shqiptarët, më të pafavorizuarit në Ballkan

Elton Tafaruci
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Personat që mbajnë shtetësinë shqiptare dhe kosovare, janë më të disfavorizuarit në Ballkan për të bërë një jetë kualitative.

Është ky konkluzioni që vjen nga një raport i kompanisë Henlei and Partners, e cila ka marrë nën shqyrtim disa faktorë për të analizuar situtën në të cilën gjendet qytetarët në mbarë botën.

Në klasifikim Shqipëria rradhitet në vendin e 80-të, Kosova mban vendin numër 121.

Të gjithë qytetarët ballkanas janë më të favorizuar: serbët zënë vendin 64, malazezët radhiten të 65-tët, maqedonasit zënë vendin e 66 ndërkohë që boshnjakët rradhiten të 74-tit.

Kompania ka përdorur një sërë faktorësh për analizuar, duke marrë nën shqyrtim mundësitë që kanë shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre si dhe hapësirat për të lëvizur jashtë shtetit.

Në Ballkan, shteti më i avantazhuar është Greqia e cila ndodhet në vendin numër 21.

Henley and Partners gjykon gjithashtu se shtetësia e cila të ofron mundësitë më të shumta për të bërë një jetë kualitetive është ajo gjermane, e cila ndiqet nga ajo daneze ndërkohë që Finlanda plotëson tre vendet e para.

Ndërkohë, shtetet me mundësitë më të pakta janë Republika e Afrikës Qëndrore, Afganistani si dhe Kongoja.

Për t’u theksuar është fakti se 27 vendet e para në këtë klasifikim janë shtete europiane, ndërkohë që pavarësisht zhvillimit ekonomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rradhiten në vendin e 28.

Elton Tafaruci June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?