SMS në DITA
Në 0689073730
Tungjatjeta Dita. Kur do merret ky shtet me firmat private, policinë private që po shfrytëzohet në kulm, shtresën e varfër dhe punëtorët hallexhinj? Kurse VIP-at (punëdhënësit) bredhin me makina luksoze, hanë darka e dreka, bëjnë jetë përrallore me lekët e fukarenjve dhe shfrytëzimin e tyre, që ajo rrogë që i paguajnë, nuk u del as për të mbajtur shpirtin me bukë thatë. Shteti duhet të vërë dorë mbi këta njerëz (kulakë) që po i pinë edhe pikat e fundit të gjakut punëtorit të varfër.