Dje kur u vra e u varros kryekomisari i tretë, brenda 5 muajve, Dritan Lamaj, kryeministri Sali Berisha hodhi në tregun informal shashkën informale të radhës: “Taksa e Celularit”. Sipas tij qeveria e “ndjeshme ndaj qytetarëve” tashmë u krijon lehtësi për të paguar taksën ndaj shtetit, të mos rropaten nëpër zyrat- zgjyra me një shpejtësi në shërbimin ndaj shtetit. Qytetari nga dje do të paguaj pa mundime pa shkuar në radhë në zyra taksën duke parë celularin. Po kryeministri po vret mendjen me “reforma” të tilla si të vjelë qytetarët. Pra qytetarët kanë vetëm detyrime ndaj qeverisë! Të mbajnë frymën e qeverisë dhe pse qeveria u merr frymën qytetarëve.
Për ti shërbyer vetes, qeverisë dhe shpurës së qeverisë, për të rrëmbyer taksën krijon lehtësira kaq lakmuese. Kryeministri i sheh qytetarët vetëm për ti shërbyer atij. Qytetarët kanë vetëm detyrime ndaj shtetit. Shteti q zgjidhet nga qytetarët për ti shërbyer atij nuk ka asnjë detyrim, të cilën nuk marrin asnjë shërbim nëpër zyrat e shtetit. Shko nëpër komisionet e kthim Ngatërrimit të Pronave, në Hipoteka, ku militantët buzëqumësht me zbardhuesin në dore u kanë u kanë nxirë buzën dhe jetën qytetarit, kanë fshirë pronën e pronarit ia kanë dhënë dhenë matrapazit.
Në zyrat e shtetit qytetarët nuk marrin asnjë shërbim, vetëm dhunohen, poshtërohen, e konfliktohen edhe brenda gjakut. Shteti ynë është si “GURI I SIFIZIT” në qafën e qytetarëve. Qytetarët shqiptarë, të vetmit në Evropë dhe botë kanë detyrime dhe jo të drejta! Qeveria u rrëmben dhe nuk u shërben qytetarëve!
Email nga adresa: [email protected]