Ndërsa femrat bëhen gjithnjë e më të matura me kalimin e viteve, duket se kjo nuk vlen për Madonën. Mbretëresha e popit po bëhet gjithnjë e më kontroverse, të paktën sipas fotove që poston në Instagram. Që nga regjistrimi i saj në këtë rrjet së fundmi, Madona ka postuar kryesisht foto ku shfaq gjoksin apo fundshpinën. E tillë është fotoja bardh e zi e postuar disa ditë më parë, ku Madona shfaqet në një pozicion që nuk i lë asgjë imagjinatës. Ndërsa në një nga postimet e para në këtë rrjet, këngëtarja e “Like a virgin” shfaqet me një gotë martini në dorë, ndërsa fotoja shoqërohet me statusin ‘Cheers motherf******! I’m on instagram’. Nëna 52-vjeçare e dy fëmijëve postoi dje foton e një letre që fëmijët i kanë dërguar për Shën Valentin, ndërsa mediat rozë raportojnë se ajo e kaloi festën me të dashurin e saj, Brahim Zaibat, i cili ka gjysmën e moshës së këngëtares.